Kohë më parë Akadima për Prokuror dhe Gjykatës publikoi listën e kandidatëvë të pranuar për gjeneratën e 7 të cilët pas dy vitëve do te jenë gjykatës dhe prokuror të mundshëm. Edhe pse ky institucion e ka për mision trajnimin, edukimin dhe shkollimin e gjykatësve dhe të prokurorëve të ardhshëm, në formën profesionale, fatkeqsisht, nga lista e të përzedhurve, disa nga kandidatët kanë lidhje të ngushta me zyrtar të BDI dhe LSDM, si dhe një pjesë tjetër janë fëmijë gjykatësve dhe prokurorëve aktual. Si subjekt politik, e ndjejmë obligim politik dhe moral që të denoncojmë një proces të tillë qa…
Author: Hamdi Kumanova
Nga dita e premte në orën 07:00 të mëngjesit deri të hënë në orën 07:00 nëpunësit policorë kanë shqiptuar 241 gjoba për ata persona të cilët nuk kanë mbajtur maska në pajtim me dekretin qeveritar për mbrojtje personale në drejtim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. “Nga e premtja deri të shtunën në orën 07:00 janë evidentuar 78 kundërvajtje, deri të dielën 91 dhe sot në mëngjes 72 persona të cilët nuk kanë mbajtur maska. Sektori për punë të brendshme Tetovë edhe më tej apelon deri tek qytetarët e rajonit të Tetovës tërësisht ta respektojnë Dekretin qeveritar për mbajtjen e…
Këshilli i Etikës në Media (KEMM) sot, përmes një paraqitje me video në Facebook, shpalli shpërblimet e konkursit për shkrimet-kronikat më të mira gazetareske lidhur me raportimin për pandeminë e koronavirusit (COVID-19), sfidat dhe pasojat nga ajo. Çmimin e parë, sipas vendimit unanim të jurisë treanëtarëshe, e mori redaksia e Laboratorit hulumtues reporterial, për storjen me temë “Diagnoza të pasigurta: Si testet holandeze rrejshëm të deklaruara për COVID-19 nga Kina përfunduan në Maqedoni, SHBA dhe vendet e BE-së (https://irl.mk/nesigurni-diagnozi-kako-lazhno-deklarirani-kholandski-testovi-za-kovid-od-kina-zavrshia-vo-makedonia-sad-i-zemite-na-eu/ ). Storja trajton një temë mjaftë të rëndësishme dhe përmbajtësore me interes të gjerë publik, e cila zbulon një rrjet ndërkombëtarë…
Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët, Hysni Ismaili, nuk ka të ndalur në terren. Ai ka realizuar tre takime në fshatrat e Komunës së Jegunovcës, përkatësisht në fshatrat Shemshovë, Kopanicë dhe Orashë e Epërme. Gjatë bisedës me banorët e kësaj ane u fol mbi problemet shumëvjeçare me të cilat ballafaqohen banorët e Jegunovcës gjatë këtyre 18 viteve të keqqeverisjes. “Qeverisja 18 vjeçare e BDI-së na ka degraduar në të gjitha sferat. Kjo parti është parti interesash. Nëse ajo nuk ka pushtet, shkon në histori. Andaj, ejani ta dërgojmë atje këtë parti me…
Hamdi Nuhiju E dini të gjithë rrëfimin e njeriut që kishte vendosur për të blerë një dreq. Del në tregun e dreqërve dhe pyet për çmimin e dreqërve. Shikon një dreq të madh që po rrinte mënjanë dhe disa dreqër të vogël të renditur në tezgë. Pyet tregtarin e dreqërve cili është më shtrenjtë, cilin ma sugjeron ta blej? Varet çfarë do, ia kthen tregtari. Ndërsa kur jemi te çmimi, nuk ka dyshim se këto të vegjlit janë më shtrenjtë se i madhi. E pse na qenka ashtu , e pyet blerësi i habitur?! Sepse i vogli ( lexo dreqi)…
Në rajonin e Shkupit nga sot deri të premten do të zhvillohet faza e dytë e dezinzektimit tokësor kundër formave të rritura dhe larvave të mushkonjave. Shërbimi për shtyp i Qytetit të Shkupit njoftoi se spërkatja do të bëhet në periudhën nga ora 22:00 deri në 03:00. Nëse kushtet e motit janë të pafavorshme, disinsektimi do të kryhet në të njëjtën periudhë ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë më të mira. Qyteti i Shkupit u bën apel bletarëve të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët me kohë./MIA
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, thotë se nuk ka datë të saktë kur do të hapen kopshtet për fëmijë, por një gjë është e sigurt se ato nuk do të hapen në këtë moment, për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me COVID-19. “Është vështrë të themi kohë t ësaktë kur do të hapen, megjithatë tani është e sigurt se jo”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë vizitës në Spitalin e Kozles (spital për fëmijë), ku tani pranohen pacientë me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai potencoi se vendimi për të bërë skrining tek…
Injeksioni prej 28 milion euro përmes kartelës pagesore vendore, përkatësisht përmes rritjes së konsumit vendor për një periudhë të shkurtër të kahëzuar ndaj prodhimeve vendore do ta amortizojë rënien ekonomike. Në kuartalin e tretë sipas simulimeve të bëra nga Ministria e Financave falënderim i kartelës pagesore vendore, rezultati ekonomik do të jetë më i mirë për 0,7 deri 0,9 për qind pikë. Këtë, siç kumtoi Ministria e Financave e theksoi ministrja e Financave Nina Angelovska mysafir në emisionin “Biznis poenti” në TV Alfa”. “Nëse shikojmë në kuartalin e tretë, sipas rënies së projektuar të BPV-së prej 3,4 për qind në…
Në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe pas vendimit të Qeverisë, të mërkurën, respektivisht me 1 korrik do të hapet Aeroporti Ndërkombëtarë i Shkupit si dhe aeroporti i Ohrit. Aeroportet do të hapen sipas rregullave të reja, ku mes tjerash do të duhet të mbani maskë,të dezinfektoni rregullisht duart, do të matet temperatura trupore e secilit prej udhëtarëve. Udhëtarët do të duhet të paraqiten në aeroport tre orë para fluturimit. Ndalohet hyrja në objektin e aeroportit për personat që shoqërojnë udhëtarët. Me qëllim që të shmanget turma në sportele për regjistrim, TAV Maqedoni i inkurajon udhëtarët që…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot është thirrur në një bisedë informative në stacionin e policisë Qendër. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi për MPB-në se gjatë ditës Mickoski pritet të paraqitet në polici për rastin kur ai u gjet nga ana e inspektorëve ulur brenda një taverne në Debar Mëhallë, megjithëse ishte e ndaluar për shkak të përhapjes së Kovid 19. /MIA
Komisioni Rregullator për Energjetikë gjatë ditës së sotme do të vendos për çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të vlejnë deri të hënën e ardhshme. Javën e kaluar me vendim të KRRE-së, çmimi i benzinës Euro Super BS-95 dhe i Euro Super BS-98 si dhe derivatet dizel u rritën për një denar.
Me heqjen e kuotave për barna me receta në barnatoret përreth shtetit – është zgjidhur problemi një dekadësh. Tani, qytetarët kanë ilaçe të arritshme në çdo kohë, citojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Tashmë muajin e dhjetë me rradhë ka barna në çdo kohë, sikur të jetë në fillim, në mes ose në fund të muajit. Qytetarët kanë qasje të rregullt te barnat gjatë gjithë muajit. Ata më nuk bëjnë rezerva vendore dhe nuk frikohen se do të mbesin pa barnat e nevojshëm. Me këtë masë të cilën e implementuam më së shumti u ndihmuam edhe pensionistëve. Kujdesemi maksimalisht për shëndetin…

