Mund të menaxhohet angazhimi i punonjësve shëndetësor në këshillat zgjedhor, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Mendoj se nëse ka nevojë dhe nëse nevojiten në vendet e punës ku tani janë plotësisht të angazhuar, në trajtim të pacientëve me KOVID-19, në atë sistem të rotacionit mund të lirohen. Nuk punojnë të gjithë mjekët dhe punonjësit shëndetësorë tërë kohën. Ata bëjnë rotacion. Rreth 3.000 punonjës shëndetësorë janë anëtarë të këshillave zgjedhorë të zgjedhur në viti 2016. Ata njerëz tashmë kanë përvojë dhe plotësisht mund të kenë përvojë edhe në këshillat zgjedhorë për masa preventive që do të duhet të zbatohen…
Author: Hamdi Kumanova
Kolumnisti nga Prishtina, Arbnor Sadiku ka paralajmëruar se në Kosovë sonte mund që të ndodh një ndryshim-rokadë e madhe politike, transmeton Almakos. Ai, jep idenë se Kosova, pas zhvillimeve të fundit politike, duhet reflektuar dhe vepruar për mundësinë e riformatimit të Qeverisë, duke e futur në koalicion PDK-në dhe AKR-në, me një kryeministër të ri nga LDK-ja, i cili mund të jetë Lutfi Haziri./Almakos
Këshilli i Komunës së Kërçovës solli vendim për lirim nga taksa komunale për ndërmarrjet, gjegjësisht emrin e hapësirës afariste të objekteve hotilerike, shfrytëzimin e hapësirës afariste pa kompensim dhe vendim për shlyerjen e taksës komunale, gjegjësisht të firmuar. Përfaqësuesi i komunës së Kërçovës Burim Kadriu theksoi se vendimet e sotme janë miratuar unanimisht nga këshilltarët e pranishëm. “Grupi i këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët e braktisi seancën për shkak faktit se me masën nuk janë përfshirë edhe agjencitë turistike dhe taksistët. Ndërkaq këshilltarët e VMRO-DPMNE-së e braktisën seancën për arsye pragmatike”, tha Kadriu.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në Kukës, ku një 16 vjeçar është mbytur në liqen. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhoc në Hanin e Laçit, dhe viktimë ka mbetur adoleshenti me inicialet L.G. Ky I fundit kishte shkuar për t’u larë, por është mbytur. “Në liqen në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc. Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.“, njofton policia.
12 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit. Pesë nga viktimat janë nga Shkupi, dy nga Tetova, dy nga Struga dhe nga një viktimë nga qytetet Shtip, Veles dhe Gostivar Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 868 teste të bëra, 132 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë informon se 57 raste të reja janë në Shkup, 19 në Tetovë, 13 në Shtip, 10 në Kumanovë, 7 në Prilep, 6 në Gostivar, 5 në Ohër, 4 në Veles, 3 në Strugë, nga dy të infektuar në Probishtip…
Kohë më parë Akademia për Prokuror dhe Gjykatës publikoi listën e kandidatëve të pranuar për gjeneratën e 7-të të cilët pas dy viteve do të jenë gjykatës dhe prokuror të mundshëm. Edhe pse ky institucion e ka për mision trajnimin, edukimin dhe shkollimin e gjykatësve dhe të prokurorëve të ardhshëm, në formën profesionale, fatkeqësisht, nga lista e të përzgjedhurve, disa nga kandidatët kanë lidhje të ngushta me zyrtar të BDI-së dhe LSDM-së, si dhe një pjesë tjetër janë fëmijë të gjykatësve dhe prokurorëve aktual. Si subjekt politik, e ndjejmë obligim politik dhe moral që të denoncojmë një proces të tillë…
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin Koalicionin MUNDEMI, pasi sipas tij, ky koalicion ka modelin që do të mbrojë vendet e punës për qytetarët, do të prodhojë vende më të mira për punë dhe do të sigurojë më shumë para për çdo familje. Zaev deklaroi se do tu kthejnë qytetarëve më shumë para nga projekti “TVSH-ja Ime”. “Projekti i suksesshëm “TVSH-ja Ime” do të vazhdojë edhe në 4 vitet e ardhshme. Pragu për kthimin mujor të TVSH-së e ngremë nga 600 në 800 denarë, kjo do të thotë 2400 denarë në nivel të një…
Lista zgjedhore pritet të mbyllet të mërkurën. Sipas informacioneve fillestare, në zgjedhjet e 15 korrikut, të drejtë vote do të kenë mbi 1.814.000 qytetarë. “Pastrimi i vazhdueshëm i listës që bëhet në këtë Komisioni përmes njësive rajonale, dorëzimi i vazhdueshëm tremujor nga MPB, është shkak që lista të ketë nivel të lartë të spastrimit”- deklaroi Oliver Derkovski- kryetar i KSHZ-së. Naqe Çulev porositi partitë që t’i respektojnë ligjet dhe se MPB do t’i sanksionojë të gjitha format e presionit, frikësimit dhe ryshfetit të qytetarëve. “Inkurajoj qytetarët pranë MPB-së të denoncojnë çdo aktivitet që shkon në drejtim të shkeljes së të…
Në vend të zhvendosjes së objekteve të lojërave të fatit Lëvizja Anti-Bixhoz e Tetovës kërkojnë mbylljen e plotë të tyre. Edhe pse paralajmëruan se do ta bllokojnë trafikun e autostradës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre gjatë fushatës zgjedhore kanë hequr dorë nga qëllimi për shkak të rreziqeve nga koronavirusi. “Ne nga Lëvizja i përkujtojmë subjektet politike se kërkesa e cila ka dalë nga protesta e qytetarëve ishte që objektet të jenë tre kilometra nga vendbanimet megjithatë momenti i vrasjes së dy të rinjve është një argument më shumë që ta ndryshojmë kërkesën tonë. Besoj se jemi të…
Bartësja e Njësisë zgjedhore 1, Gordana Siljanoska Davkova gjatë vizitës në fshatin Sheshovë në komunën Saraj theksoi se VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për rindërtim të Maqedonisë” bën përpjekje për 40 për qind përfaqësim të grave në politikë sipas shembullit të vendeve skandinave. Ka potencuar se VMRO-DPMNE është partia e vetme e cila kujdeset për interesat e Maqedonisë dhe se gjithnjë e më shumë njerëz e njohin këtë dhe përfshihen drejt thelbit të asaj partie dhe koalicionit “Për rindërtim të Maqedonisë”. Potencoi se rinia janë fokusi kryesor i programit të VMRO-DPMNE-së , ku ka projekte për motivim të 500 studentëve më të…
Asnjë komision anketues i iniciuar nga BDI-ja në Kuvend, nuk ka marr epilog parlamentar dhe as të drejtë gjyqësorë. Të paktën këtë e dëshmojnë nismat e integristëve në ligjvënës për rastet gjyqësore si: Almiri, Lagja e Trimave, Monstra, përgjimet dhe Sopoti. Almiri: Rasti i Almir Aliut nga Kumanova kishte bë që ministri i Drejtësisë, Bilen Saliu të jepte dorëheqje. BDI vetëm pas rikualifikimit të veprës dhe dënimit jo të drejtë ligjorë kishte propozuar komision anketues. Madje në Kuvend kishte ftuar edhe familjarët e Almir Aliut, ndërsa propozimi kishte mbetur i tillë pasi seanca nuk ishte thirrur asnjëherë. Në propozimin e tyre…
Ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz sot në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dorëzojë një donacion nga Shtetet e Bashkuara Amerikës, përmes Byrosë për luftë ndërkombëtarë kundër narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL) në vlerë prej 35.000 dollarëve amerikanë, si mbështetje për zvogëlimin e përhapjes së KOVID. -19. Siç informohet nga PPRMV, në kuadër të këtij donacioni, gjykatat, Akademia për gjyqtarë dhe Prokurorit publike, Këshilli për prokuroritë publik, burgje dhe Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve do të marrin fonde për pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve dhe xheleve antibakteriale për dezinfektim dhe larje të thatë të duarve.…

