Një tetovare 24 vjeçare ka denoncuar dhunë familjare nga bashkëshorti që ka ndodhur hapësirë publike para një objekti hotilerik. Ajo ka denoncuar se bashkëshorti ka përdorur edhe mjet të fortë.
“Një tetovare 24 vjeçare dje në orën 18 e 10 minuta në SPB Tetovë ka denoncuar se njëzetë minuta para kësaj, në afërsi të një objekti hotilerik në rajonin qendror në Tetovë, është sulmuar bashkëshorti i saj 31 vjeçar. Sipas denoncimit, sulmuesi ka përdorur edhe mjet të fortë. Shpejtë pas kësaj bashkëshorti i denoncuar është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policorë Tetovë për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër tij do të vijojë parashtresë adekuate”, kumton SPB Tetovë.
Në periudhën e njëjtë dje në SPB Tetovë ka pasur edhe denoncim për sulm fizik mes fqinjëve.
“Në orën 18 e 40 minuta, A.E (39) nga Tetova në SPB Tetovë ka denoncuar se në oborrin e ndërtesës në të cilën jetonin në rrugën ‘Bllagoja Toska’ në Tetovë, babai i saj C.E (71), pas debatit paraprak verbal është sulmuar fizikisht nga fqinji D.M (37) nga Tetova”, informojnë nga SPB Tetovë.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.




