Author: Hamdi Kumanova

Pas publikimit të disa protokolleve si të sillen qytetarët kur dalin për kafe, qëndrojnë në një hotel ose blejnë në qendrat tregtare në kohë të pandemisë me Kovid-19, dje nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), u kumtuan rekomandime të obligueshme për votim në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare. Kushte specifike për votim do të duhet të zbatohen më 13 korrik, ditën e parë të votimit, kur është paraparë të drejtën e tyre të votës ta realizojnë personat pozitivë me Kovid-19 dhe ata që janë në vetizolim. Anëtarësi i KSHZ-së, Boris Kondarko, në fjalimin e tij për protokollet për zgjedhje…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shpenzojnë më shumë para për produktet e huaja sesa për ato vendore. Nga korriku i vitit të kaluar, deri në mesin e këtij muaji, 10.8 miliardë denarë janë shpenzuar për produktet vendore dhe 19.7 miliardë denarë për produktet e importuara. Ky është qarkullimi i regjistruar përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime”, pra në llogaritë e skanuara të qytetarëve në periudhën nga korriku i vitit të kaluar deri në mesin e këtij muaji. Sipas të dhënave të Drejtorisë për të Ardhura Publike në muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor, qarkullimi nga produktet vendore ishte rreth 700 milionë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për shëndetësi i LSDM-së dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot nga Shtipi paralajmëroi rritje të rrogave të punonjësve shëndetësorë për 40 për qind, në periudhë prej katër viteve. “Do të investojmë në resurse njerëzore, çdo vit do t’i rrisim rrogat e punonjësve shëndetësore dhe bashkëpunëtorëve për 10 për qind në vit, respektivisht 40 për qind për katër vite. Mjekët e rinjë, të cilët janë në specializim dhe janë jashtë Shkupit, do të marrin 12.000 denarë subvencion për zgjidhjen e çështjes së banimit. Do ta rrisim numrin e specializimeve. Mjekët e rinjë do të kenë mundësi të…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka miratuar sot protokollet e votimit dhe rekomandimet për mënyrën e realizimit të zgjedhjeve të 15 korrikut. KSHZ njoftoi se masat do të duhet të respektohen në përpikshmër dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse anashkalohet qoftë dhe një hap I vetëm nga protokolli. Për ditën e parë të votimit, 13 korrik, kur do të votojnë personat e infektuar me KOVID19 dhe personat në izolim dhe vetë izolim, këshillat zgjedhor që do ti vizitojnë këtë kategori do të përbëhen edhe nga punonjës mjeksor dhe do të mbajnë pajisje strikte mbrojtëse, mantela të bardhë, doreza dhe maska.…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSDM-së dhe bartës i Koalicionit “Mundemi” në NJZ 2, Oliver Spasovski, i bëri thirrje Hristijan Mickoskit publikisht të përgjigjet kush saktë e financon partinë VMRO-DPMNE dhe me çfarë para. “Edhe sa nga të akuzuarit dhe të dënuarit në lëndët e PSP-së, përveç Orce Kamçevit, kanë dhuruar në VMRO-DPMNE. Mickoski këtë duhet ta thotë publikisht dhe nëse ai nuk merr guximin vetë t’u tregojë edhe institucioneve, ata janë të obliguar të veprojnë njëzëri”, deklaroi Spasovski.

Lexo më Shumë

Disa udhëtarë nga Maqedonia për në Gjermani janë bllokuar në këto momente në kufirin Serbi-Kroaci, nga policia kroate. Udhëtarët që na kanë derguar edhe fotografi thonë se janë bllokuar nga policia kroate sepse transportuesi nuk ka respektuar rregullat për udhëtim në kushte pandemie. N ë vend se të transportohen 25 udhëtar me gjysmë kapaciteti, janë transportuar nga 50 udhëtar. Tani policia kroate dëshiron të na futë në karantin dy javor. Kemi mbetur mes dy kufijve, ankohen udhëtarët që udhëtojnë me kompaninë nga Tetova. Në këtë gjendje apelojnë deri tek Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup të intervenon dhe të…

Lexo më Shumë

Motivet e grupit të Kumanovës kanë qenë kryesisht politike. Një pjesë e njohurive të nevojshme për ta kompletuar gjithë rastin gjenden tek disa të dënuar. Nuk u zhdukën të gjitha sekretet me vdekjen e dyshes Beg Rizaj dhe Mirsa Ndrecaj. Kështu thotë drejtori i Agjencisë për Zbulim Erolld Musiu, sa i përket rastin “Lagja e Trimave”, duke shtuar se tani kanë filluar t’u vijnë informacione të reja, të panjohura më herët për ta. Ndërkaq, më tej në intervistën për Radio Evropa e Lirë, Musliu u shpreh se menjëherë pas emërimit të tij në krye të Agjencisë, pas takimeve të mbajtura…

Lexo më Shumë

LSDM dhe VMRO DPMNE edhe sot janë përplasur rreth incizimeve të reja audio. Të dy palët kanë pothuajse të njëjtat akuza për krim dhe korrupsion nga pala tjetër. E tërë kjo vijon pas bombës së fundit të publikuar në kanalin “YouTube”, në të cilën dyshohet se dëgjohet zëri i të dënuarit, Zoran Milevski Kiçeec dhe biznesmenit kontrovers malazez, Miodrag Davidoviq- Daka. “Zoran Zaev duhet të shkojë në burg për krim të dukshëm. Ka marrë 300 mijë euro si ryshfet për referendum kundër vullnetit të qytetarëve. Zaev ka marrë ryshfet 300 mijë euro për pronë shtetërore në Tetovë dhe Shtip. Zaev…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i objektit shkollore në Vizbeg, ngjashëm si edhe në Idrizovë, Bllacë dhe shumë vendbanime tjera janë përfshirë për të satën herë në platformat parazgjedhore të partive politike. Në prag të votimeve, partitë shpresojnë të sigurojnë vota duke premtuar ndërtimin e këtyre shkollave që tashmë me dekada nuk janë ndërtuar. Banorët e Vizbegut shprehën të revoltuar për këto mashtrime të partive politike, duke kujtuar këto të fundit se do të bojkotojnë zgjedhjet. “Kur po janë në zor po na i gjejnë shtëpitë, kur po na duhen po ikin të gjithë. Tash, vota nuk ka. Vota nuk ka, shiko. 500-600 shtëpi,…

Lexo më Shumë

Që nga janari dhe deri më tani, prokuroritë publike në vend, kanë shqyrtuar vetëm një lëndë të dorëzuar nga Komisioni për Anti-korrupsion edhe pse deri në fund të vitit 2019, prokuroritë kanë pranuar dhjetëra lëndë me dyshime për korrupsion, keqpërdorime të detyrës zyrtare, konflikte interesi e të tjera. Të pyetur se cilat lëndë për momentin i kanë hapur, nga Prokuroria themelore nuk zbardhën detaje. Thanë se një pjesë e lëndëve të pranuara nga Anti-korrupsioni si nismë ose informatë janë inkuadruar në më shumë lëndë të formuara. Nga anti-korrupsioni shprehen të pakënaqur me punën e prokurorisë. Kryetarja Biljana Ivanovska madje shprehet…

Lexo më Shumë

Bujqit dhe fermerët në rajonin e Kumanovës, kërkojnë kushtet elementare për mbijetesën e tyre dhe të kulturave bujqësore. Ata që kanë ferma në lagjen Potok Serava nuk kanë energji elektrike, ujë dhe as rrugë të kalueshme. Thonë se për 20 vite askush nuk është interesuar për nevojat e tyre. Rrymën e sigurojnë nga gjeneratorët. “Jemi 9 anëtarë të familjes, asnjë i punësuar në punë shteti. Ky është biznesi jonë. Ka ardhur fundi më. Për 16 vite vijmë në këtë rrugë 3 herë në ditë dhe 3 për tu kthyer. Nuk kemi dy tela për energji elektrike. Dimrit në mbrëmje pa…

Lexo më Shumë

Dje me një aksion humanitar në Turqi u transferua një pacient 54 vjeç me Covid 19 nga Tetova, përkatësisht nga Çarshia e Epërme. Presidenca e Turqisë dhe Ministria e Shëndetësisë të këtij shteti edhe një herë dëshmuan se dora e humanitetit të tyre mund të mbërrijë kudo në botë në këtë situatë të rëndë të pandemisë. Për këtë mision humanitar kontribuan mjaft bashkatdhetarë tanë, gjegjësisht familjarët e pacientit në Turqi. Pjesën e angazhimit tonë e kryem me sukses duke i falënderuar Aeroportin e Shkupit, drejtorin e TAV-it, Agjencinë e fluturimeve civile dhe definitivisht spitalit të Tetovës. Ky ndërmjetësim i imi…

Lexo më Shumë