Deri në fund të mandatit, qeveria e re do të rrisë pagën minimale në 20.000 denarë dhe mesatarja do të jetë 34.000 denar. Këtë e bëri të ditur sot kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën për shtyp në Shtip. Ai njoftoi se pensionet do të rriten sipas kostos së jetesës dhe pensionet më të ulëta do të rriten me 21 përqind deri në vitin 2024. Për më tepër, Zaev premtoi 2.2 miliard euro investime publike dhe 1.2 miliard euro investime private direkte. “Kjo do të zvogëlojë papunësinë me 3% në vit dhe papunësinë një shifrore deri në fund të…
Author: Hamdi Kumanova
Lideri i opozitës Hristijan Mickoski të premten shkurtimisht vizitoi MEDIAL-n ku në studion tonë e regjistruam video-intervistën në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mickoski në intervistën për MEDIAL-n flet për programin me të cilin koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të tentojë të fitojë edhe më shumë vota në zgjedhjet e radhës, për takimet me qytetarët me respektimin e masave për Kovid-19, për atë se si të rritet pjesëmarrja në zgjedhje, për fushatën dhe kripet që shkaktuan reagime në opinion, për koalicionet e mundshme… Mickoski u shpreh i bindur se VMRO-DPMNE-ja do të fitojë në këto zgjedhje…
Në tribunën në komunën Qendër, mbrëmë qytetarët kanë pasur mundësi të bisedojnë me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, kanditatët për deputetë Mila Carovska dhe Goran Misovski dhe bartësin e listës në Njesinë zgjedhore 1, Nikola Dimitrov. Dimitrovi prezantoi një pjesë të masave konkrete nga programi i koalicionit “Mundemi”, e që kanë të bëjnë pikërisht me zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me cilësinë e ajrit. Masat parashikojnë kontroll më rigoroz të industrisë dhe dënime të cilat duhet të rriten për trefish. “Gjithsej 60.000 amvisëri do të marrin eko-invertorë falas që të zëvendësohet ngrohja me dru, ndërsa 100 milinë euro janë paraparë si…
VMRO-DPMNE premtoi se do të rriten investimet kapitale, do të përmirësohet decentralizimi fiskal, si dhe do të digjitalizohet shërbimi administrativ ashtu që deri në fund të mandatit do të jetë falas, transmeton Portalb.mk. “Planifikojmë rritje të investimeve kapitale minimum 4% nga BPV. Përkushtim shtesë në realizimin e tyre. Rritja e investimeve kapitale do të nënkuptojë edhe ngritje e përshpejtuar e vendit, përmes infrastrukturës së re dhe projekteve tjera, shteti do të krijojë zhvillim në një periudhë të shkurtë”, premtojnë nga VMRO-DPMNE. VMRO-DPMNE premtoi gjithashtu edhe shërbime administrative të digjitalizuara dhe falas. “Qytetarët do të kenë mundësi falas të marrin të…
Numri i rasteve të reja me të infektuar nga Kovid-19 edhe më tej mbetet treshifror. Vetëm gjatë ditës së fundit janë regjistruar 150 raste të reja, 30 të shëruar dhe madje nëntë të persona të vdekur. Shkupi mbetet me më së shumti të infektuar, ma atë që dje në qytet janë regjistruar 93 raste të reja. Nga 1086 testimet e bëra dje, janë regjistruar 150 raste të reja me Kovid-19 në vend dhe atë në Shkup – 93, Kumanovë – 7, Shtip – 3, Prilep – 4, Tetovë – 12, Strugë – 3, Manastir – 1, Ohër – 9, Gostivar…
Me rastin e takimit të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, me banorët e fshatit Pirok, kryetari i Aleancës për Shqiptarët theksoi se nëse Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fitojnë zgjedhjet parlamentare 2020, lojrat e fatit do të lejohen vetëm në hotele me 5 yje, sepse hotelet me 5 yje garantojnë që nuk do të jenë afër vendbanimeve, nuk mund të ketë qasje gjithsecili, dhe kjo do ta ndal në mënyrë të kënaqshme këtë fenomen devijant. Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët rreth lojrave të fatit është shprehur disa herë publikisht dhe i njeti tanimë është edhe i futur në programin…
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka folur për informacionet se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të lëvizin drejt shteteve të Bashkimit Evropian edhe pas 1 korrikut. Ky informacion siç tha Dimitrov ende nuk është përfundimtar, por shtoi se tash për tash pak shtete të Ballkanit Perëndimor i plotësojnë kushtet për të qenë në listën e bardhë të BE-së. “Dje pata një video-takim me kolegët e Ballkanit të cilin e realizoi eurokomesari Oliver Varheji. Mes të tjerash, u diskutua edhe kjo. Eurokomesari tregoi se procesi i konsultimeve vazhdon, se vendimet do të jenë në bazë…
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka komentuar “bombat” ku dëgjohet duke folur lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Zaev mohon se dikush nga partia që udhëheq ai i ka publikuar bombat. “Po shohim se si janë incizuar takime nga të gjithë njerëzit. Supozoj se dikush që ka qenë në ato takime, i ka incizuar ato biseda. Kur Zoran Zaev posedonte dëshmi i publikonte ato në mënyrë transparente në LSDM dhe gjithmonë kur do të kemi dëshmi do t’i publikojmë dhe do t’i dorëzojmë te institucionet”, tha Zaev. Paraprakisht Mickoski deklaroi se “bombat” janë prerë pjesë-pjesë dhe janë montuar nga LSDM dhe…
Aksident hekurudhor ka ndodhur sot në mëngjes diçka para orës 09:30 minuta në vendkalimin tek ish-Svillara e Velesit në rrugës drejt fshatit Orizarë e Epërme, në të cilin treni u përplas në automobilin “pasat” në pjesën e tij të pasme. Shoferi i cili ishte vetë në automobil për pak ka shpëtuar dhe ka kaluar pa lëndime, konfirmojnë nga SPB Veles.Ekipi i SPB Veles ende është në vendin e aksidentit. Përndryshe, në këtë vendkalim hekurudhor siç informojnë nga Stacioni hekurudhor në Veles ka të vendosur sinjalizim rrugor, shenjë stop – kryq që do të thotë se rruga kryqëzohet me vendkalim hekurudhor,…
Në dy vjet e gjysmë, fokusi ynë ishte që të sigurojmë shtet më të drejtë, në të cilin do të flasim për mbështetjen e të padrejtëve dhe atyre të cilëve drejtësia u është më se e nevojshme. Nëse fokusi në këto dy vjet e gjysmë ishte në shtet më të drejtë, fokusi në katër vitet e ardhshme do të jetë në sigurimin e shtetit tërësisht të drejtë, deklaroi në Kërçovë, Radmilla Shekerinska, bartëse e LSDM-s në NJU 5. Rezultati nga përcaktimi ynë, theksoi ajo, është më shumë se i dukshëm veçanërisht në pjesën e shoqërisë ligjore, shoqëri për të gjithë.…
Kandidati për deputet nga koalicioni Alternativa – ASH, bartësi i njësisë zgjedhore 1, Skender Rexhepi – Zejdi, dje së bashku me aktivistët dhe simpatizuesit e koalicionit AAA -ASH, realizuan takim me banorët e lagjeve: “Sahat Kulla” & “Gazibaba” dhe takim me aktivistët e nëndegës “Bajram Shabani” të Çairit. Gjatë këtyre takimeve, temë e bisedës me banorët e këtyre lagjeve, kanë qenë problemet reale të qytetarëve, varfëria, çështja e infrastrukturës, problemet në arsim, shëndetësi etj.Ne do të angazhohemi në përmirësimin e jetës sociale, ekonomike dhe arsimore të shqiptarëve. Tash është koha për ndryshim”, ka thënë bartësi i njësisë 1 zgjedhore të…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në kuadër të fushatës parazgjedhore me moton “Tash është koha” e hapi shtabin komunal në Kërçovë. Kryetari i ASH-së Ziadin Sela nga Kalaja në Kërçovë tha se ata nuk do t’i largojnë administratorët nga puna, por do t’i shpërndajnë në vendet e tyre adekuate të punës. “Ju si banorë të Kërçovës u përballët me dëshpërim, ne e mbështetëm kandidatin shqiptar në Kërçovë, përderisa ata në Strugë u bashkuan që të na fitojnë, por shqiptarët i kuptuan këto manipulime. Ne do t’i realizojmë ëndrrat reale dhe origjinale të shqiptarëve. Ne do t’i kthejmë vendet e…

