Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 163 raste të reja me coronavirus, 40 të shëruar dhe tre të vdekur. Me këto numra, numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend shkoi në 3.284 ndërsa më së shumti raste ka në Shkup, kurse brenda Shkupit në Komunën e Çairit. Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, prej rasteve të reja 70 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 6 në Dibër, 15 në Shtip, 2 në Prilep, 25 në Tetovë, Strugë 4, Veles 2, Manastir 1, Ohër 9, Kavadar 3, Gostivar 11, Strumicë 1, Kriva Pallankë 2, Koçan 3, Sveti Nikolle dhe Resnjë…
Author: Hamdi Kumanova
Nën mbikalimin në rrugën magjistrale Strumicë – Shtip, tek udhëkryqi për në Radovish mbrëmë rreth orës 21:00 nga nëpunësit policorë nga stacioni policor Radovish janë gjetur 17 persona-emigrantë, nga të cilët dy nga Pakistani, një nga Somalia, pesë nga Irani dhe nëntë nga Afganistani. “Në afërsi të mbikalimit, afër rrugës për në Radovish, është gjetur edhe një automjet motorik ‘reno laguna’, me targa të Tetovës, për të cilën emigrantët e gjetur deklaruan se ishin transportuar nga ai”, kumtuan sot nga MPB-ja. Me urdhër të Prokurorit publik, emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e përkohshme për trazit Vinojug-Gjevgjeli për procedurë të mëtejme.…
Abdullah Klinaku nga Republika e Kosovës, ish aktivist politik ka dhënë përkrahje publike për Partinë Alternativa, transmeton Almakos. Sipas tij, Alternativa është partia e vetme që e plotëson cdo shqiptar të Maqedonisë së Veriut në secilën sferë. “ Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nisi para dy ditësh. Gara politike e gardës së vjetër e të lodhur midis elitës politike të së ardhmes me gjasë ka dallim shumë të madh. Garda e vjetër në pushim e përtëritje e garda e re në mbrojtje të vlerave kombëtare të shqiptarëve. AlternAtivA, në krye me Afrim Gashin, është subjekti politik që përmbush më…
Moti në vendin tonë do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite kryesisht në pjesët perëndimore moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri 20, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 34 gradë. UV-indeksi do të jetë 7. Në Shkup moti me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të bie deri 17, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 34 gradë. Edhe të dielën në…
Javën e kaluar në Ohër u regjistrua prania e Kovid -19 te 44 persona, po aq edhe në Strugë. Në Dibër javën e kaluar u konfirmua koronavirusi te 26 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës për shëndet publik në Ohër, kompetente për komunat Ohër, Strugë, Debërc, Vevçan, Dibër dhe Qendrën e Zhupës. Sipas informatave javore për periudhën prej 20 prej qershorit deri dje më 26 qershor, në të gjitha komunat e përmendura, Qendra ka kryer grumbullimin e materialit për testim nga gjithsej 223 persona dhe atë 104 persona nga komunat Ohër dhe Debërc, 89 materiale nga komunat Strugë…
Ministria e Punëve të Brendshme disponon me informata operative, të cilat flasin se disa struktura të caktuara kriminele do të shfrytëzohen për kryerjen e rryshfetit dhe presionit ndaj votuesve dhe në atë drejtim MPB-ja ndërmerr aktivitete adekuate në terren, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në televizionin TV Kanal 5. Çulev megjithatë pret që fushata dhe zgjedhjet të kalojnë në atmosferë korrekte dhe demokratike, pa provokime dhe parregullsi. “Pres që zgjedhjet të jenë korrekte, të qeta dhe demokratike. U bëj thirrje qytetarëve të përmbahen nga çfarëdo rryshfeti, të mos i nënshtrohen provokimeve nga partitë politike ose strukturave kriminele,…
Pas ftesës zyrtare ish drejtori i Fondit Shëndetësorë, Den Donçev është paraqitur sot polici. Arsye janë indikacionet e dala nga video incizimi i publikuar javën e kaluar, ku Donçev vërehet duke marrë një shumë parash dhe duke i futur në çantën e tij. Nuk dihet nëse Inspektorët e krimit të organizuar kanë zbardhur motivin dhe shumën e të hollave. Pas bisedës informative mësohet se Donçev është lënë i lirë dhe se për momentin ndaj tij nuk janë caktuar masa ligjore. Tashmë disa ditë pretenduesit anonim për përfshirjen e Donçev në afera kriminale kanë vazhduar me publikimin e përgjimeve në Youtube.…
Duhet të vendoset qeverisje e të drejtës, kjo është esenca, nëse duam prosperitet, porositi Gordana Siljanovska Davkova, bartëse e listës së VMRO-DPMNE-së për kandidatë për deputetë në NJZ 1 në takim me qytetarët në Kisela Vodë. Ajo tha se pas 15 korriku vjet fundi i paligjshmërisë dhe krimit dhe theksoi se në fushatën parazgjedhore ka shkelje të Kodit zgjedhor. Theksoi se është e nevojshme vendosje e sistemit të vlerave dhe respektim të ligjeve dhe se këto janë punë në të cilat obligohet koalicioni që ajo e përfaqëson. Siljanovska Davkova porositi se pas 15 korrikut do të rinovohet gjyqësia dhe të…
Bartësi i listës së NJZ 1 nga LSDM-ja, Nikolla Dimitrov, mbrëmë në tribunën qytetare në komunën e Aerodromit foli për drejtësinë të cilën koalicioni “Mundemi” do ta zbatojë në mandatin e vet, e jo, siç tha, atë të VMRO-DPMNE-së. “Drejtësi nuk është t’i dënojmë vetëm njërën palë, siç e bën VMRO-DPMNE-ja. Drejtësi është si të sillemi edhe ndaj vetes. Beteja e ardhshme e të ndershmëve kundër të pandershmëve, e cila ka filluar, është beteja më e rëndësishme për ardhmërinë tonë dhe për fëmijët tanë, pavarësisht prej ku vijnë të pandershmit. A mund ta mendoni guximin për të dalë para popullit…
Mbrëmë në mënyrë solemne u bë hapja e shtabit zgjedhor të Partisë Alternativa në koalicion me ASH në lagjen më të madhe në qytetin e Kumanovës, Lagjen e trimave. Para të pranishmëve entuziast dhe të shumtë prezantuan platformën politike të koalicionit “Tash është koha” dy kandidatët për deputet, Safije Sadiku Shaini dhe Elmi Aziri. Safije Sadiku Shaini prezantoi pikat rreth të cilave do të përqëndrohet aktiviteti i saj i ardhshëm politik ku ndërmjet tjerash vendoi theksin mbi rëndësinë e ndryshimit të madh që do të ndodh me 15 korrik të këtij viti. Elmi Aziri përmendi shkeljen e vazhdueshme që iu…
Më 25.06.2020 në ora 23:10 në MPB Shkup është paraqitur se në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori” është dërguar një djalë nëntë vjecar i lënduar nga Saraji i Shkupit. Në bazë të lajmërimit vogëlushi ishte i shtypur nga babai i tij B.M.(29) nga Saraji i cili duke parkuar veturën në obor pa e vërejtur e kishte shtypër djaloshin 2 vjecare. Nga ana e mjekut është vërtetuar vdekja. Në vendin e ngjarjes është kryerë ekspertizë nnga ekipet e MPB-së Shkup me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i fëmijës është dorëzuar për obduksion në mjekësinë ligjore.
Bartësi i Njësisë zgjedhore 1 nga VMRO-DPMNE-ja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me të rinjtë nga komuna e Kisela Vodës, ku theksoi se të rinjtë janë potenciali dhe forca ndaj të cilit duhet të bazohet shteti në të ardhmen. Siljanovska Davkova u tha të rinjve se tregimi i tyre është më i rëndësishëm, se tregimi i tyre flet për rindërtim të infrastrukturës arsimore, ndërtim të shkollave të reja, fakultete të ripërtërira, institute, biblioteka, mësim të obligueshëm të gjuhës maqedonase në universitete dhe veçanti në Institutin “Bllazhe Koneski” me lektorë të obligueshëm profesorë për gjuhë maqedonase në çdo fakultet. Në…

