Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarëti është oërgjigjur BDI-ë, konkretisht akuzave të fundit të kësaj partie se opozita po pret korridoreve të partive maqedonase duke u lidhur për numrin e deputetëve dhe se vetëm ajo është legjitime për të negociuar formimin e Qeverisë.
Së pari Arben Taravari konteston pikërisht këtë pretendim të BDI-së duke shkruar në profilin e tij në Facebook se BDI ka dy deputet më pak se partitë tjera shqiptare.
“Opozita shqiptare 17 deputetë kurse BDI- ja 15 (me të gjitha abuzimet zgjedhore) nga shifrat kuptohet qartë se kush është fitues.
Sa i përkt kandidatit për kryeministër Tarvarai thotë se ishte një mashtrim tejet i ulët politik duke u bazuar në sistemin zhjehor i cili prodhon jo më shumë se 32 ulëse shqiptare në Parlament.
“Kandidati për Kryemistër ishte mashtrimi më i ulët politik nga ana e ndonjë partie shqiptare dhe jo vetëm sepse në një dhomë parlamenti ku nga 88 deputetë vetëm 32 janë shqiptarë, është e qartë si dita me diell se është e pamundur që të realizosh një premtim të tillë”, v; theksin Arben Taravari.
Ai më tej shon se “Tryeza e politike e thirrur nga BDI-ja ishte nga ato me një këmbë që derdhin çdo ushqim nga njëra anë, dhe kjo është ana e pushtetit dhe jo e popullit”.
“15 deputetët e BDI-së janë shpallur si të tillë në mënyrë kaq të dyshimtë sa edhe ndonjë student drejtësie pasionant do të zbulonte lehtë sajesat elektorale që dihen prej vitesh tashmë”, thotë Taravari
Ai fton BDI që të paktën nga njëherë nga ekzistimi i saj të jetë e sinqertë. Ai thot; janë kurioz të presim se çdo të bëj BDI me “Kryeyministrin”.
“Ftojmë BDI-në në një sfidë që nuk e ka ndërmarr kurrë gjatë këtyre viteve- e ftojmë të provojë vetëm njëherë të jetë e sinqertë, do ishim të gjithë kurioz të shikonim këtë parti në kushte të tilla. Ne dhe të gjithë presim kryemisitrin shqiptar dhe jemi shumë pesimistë që ju do të arrini ta keni, por ku i dihet,le të shpresojmë!
P.s- për respekt e quajmë parti sepse në fakt ka kohë që është vetëm një numër, një numër pa pretendime, mjafton që të jetë pjesë e ekuacionit pushtetar!”, shkruan Arben Taravari.




