Gjithsej 3.217 persona kaluan në vendkalimin kufitar Tabanoc deri në orën 10:00, njoftoi sot Ministria e Brendshme. Nga këta, 1.984 persona hynë në vend, nga të cilët 1.308 ishin vendas dhe 676 me shtetas të huaj. 1.233 persona janë larguar nga vendi, përfshirë 912 shtetas vendas dhe 321 të huaj. Në seancën e sotme të 72-të, qeveria vendosi të hapë plotësisht të gjitha vendkalimet kufitare për lëvizje të papenguar të udhëtarëve dhe automjeteve pa kryer testet PCR dhe pa iu referuar izolimit shtëpiak ose futjen në karantinën shtetërore. Qytetarët e Maqedonisë pa teste PCR mund të hynë në Kosovë, Shqipëri…
Author: Hamdi Kumanova
Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë në 24 orët e fundit evidentoi dy të sëmurë të rinj nga Kovid-19, nga një në komunat Kumanovë dhe Likovë, bënë të ditur sot kompetentët. Një person është shëruar. “Dy të sëmurët e rinj rrjedhin nga klasterë tashmë të njohur”, deklaroi drejtori i Qendrës, dr. Arif Latifi. Janë bërë 35 testime prej tyre 20 sipas “Termini im” dhe 15 sipas indikacioneve epidemiologjike. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në rajonin e QSHP Kumanovë, që nga fillimi i epidemisë me Kovid-19, janë diagnostikuar 725 persona, ndërsa për momentin aktivë janë 269 raste.
Para më tepër se 30 vite Amnesty International e nisi fushatën #StopTorture me qëllim që viktimat e torturës të fitojnë zë dhe guxim në luftën për të drejtat e tyre, parandalimin e torturës në të gjitha format dhe thirrjen për përgjegjësi nga institucionet që heshtin para veprimeve jonjerëzore dhe dhunës. Më 12 dhjetor të vitit 1997, me rezolutën 52/149, Kuvendi i përgjithshëm i KB e shpalli 26 qershorin Ditë ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për mbështetje të viktimave të torturës, me qëllim për çrrënjosen e plotë të torturës dhe funksionimit efektiv të Konventës kundër torturës dhe llojeve tjera të veprimit…
Kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka në pres konferencën e rregullt të së premtes ka shprehur brengosje lidhur me gjendjen epidemiologjike me Kovid-19 në komunë. “Gjatë kësaj jave janë marrë 35 mostra, prej të cilave gjashtë janë pozitive, tre negative, ndërsa për të tjerat pritet rezultati pasdite dhe eventualisht nesër. Në fazën e dytë të pandemisë kemi gjithsej 38 të infektuar, një u shërua, ndërsa të tjerët janë aktivë në sëmundjen, prej tyre megjithatë shtatë janë në mjekim në Shkup”, tha Duka.
Përderisa partitë e tjera ofrojnë projekte konkrete për investime dhe zgjidhje të problemeve jetësore, në ditën e tretë të fushatës parazgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e vetme e cila ende nuk ka prezentuar programin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut në takime me qytetarët ose konferencat për media. Në aktivitetet e këtilla, nga zyrtarë të ndryshëm të kësaj partie është dëgjuar vetëm një retorikë, kryeministri shqiptar, koha për kryeministrin shqiptar dhe të ngjashme. E nga ana tjetër oponentët kryesor të BDI-së, koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, tanimë kanë filluar të shpalosin edhe kapitujt dhe projektet konkrete…
Për dy muaj, 95% e recetave për pacientët janë dhënë në mënyrë elektrinike, ndërsa janë krijuar mbi 3 milion receta për terapi kronike. Kështu njoftuan ministrat e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ai i Shëndetësisë, Damjan Mançevski dhe Venko Filipçe, sa i përket shfrytëzimit të mundësisë për përdorimin e recetave elektronike, të cilën e kishin bërë me qëllim të evitimit të konakteve dhe pritjeteve tek mjeku amë dhe për të zvogëluar rrezikun nga virusi Covid-19. Damjan Mançevski, ministër i Informatikës “Sipas analizave për këto dy muaj, mund të vërehet se 95% nga gjithë recetat e dhëna janë elektronike. Gjithashtu edhe…
Kryetari i komunës së Shkupit, Gazi Babë, Boris Georgievski është shëruar nga coronavirusi dhe ka dal nga Klinika e Sëmundjeve Infektive në Shkup. “Unë dua t’ju informoj se pas dy testeve negative, unë u largova nga Klinika për Sëmundje Infektive dhe që nga sot jam në shtëpi dhe vazhdoj me mjekim në shtëpi. Dua të falënderoj të gjithë ekipin mjekësor të Klinikës për sakrificën dhe guximin e tyre të jashtëzakonshëm për të ndihmuar çdo pacient që lufton me COVID-19. Nga ana ime, si një shenjë falënderimi për heroizmin dhe përkrahjen e të gjithë stafit mjekësor, sot dhurova 10 humidifikues oksigjeni…
Numri i rasteve të reja të infektuara nuk i bën qytetarët të vetëdijshëm për mbajtjen e maskës. Për rreth dy muaj prej kur maska u bë e detyrueshme në vende të mbyllura dhe publike ku nuk ka distancë, policia ka shqiptuar mbi 22.000 gjoba për mosrespektimin e kësaj mase të detyrueshme. “Masa për mbajtjen pajisjeve mbrojtëse përgjithësisht respektohet në terren. Megjithatë, ka qytetarë që nuk e mbrojnë fytyrën. Policia mund t’i gjobisë deri në 20 euro” Anketë Po, po, ja. Pse nuk kishit maskë, e keni harruar apo? E harrova. I kam këtu. – Po pse nuk e ke në…
KSHZ-ja formoi borde të veçanta zgjedhore të cilat do ta zbatojnë procesin e votimit të të infektuarve me Kovid-19 dhe personave që janë në izolim shtëpiak. KSHZ-ja i mori protokollet shëndetësore për zbatim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me të cilat është paraparë mënyra e votimit dhe masat për të infektuarit me Kovid-19 dhe personave në izolim shtëpiak. Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani njoftoi se në seancën e djeshme janë formuar rreth 100 borde zgjedhore, në çdo komunë nga një, ndërsa në komunat e Shkupit janë formuar nga dy borde zgjedhore. “Sipas dekretit të Qeverisë dhe protokolleve shëndetësore, këto borde…
Nëse zgjidhen prioritetet e vërteta dhe nëse pushteti shtetëror bashkëpunon mirë me pushtetin lokal, atëherë sukseset e përbashkëta janë të dukshme, ndërsa shembull për atë është Demir Hisari. Ne ndërtojmë ekonomi të re zhvillimore të Maqedonisë dhe krijojmë kushte për vende pune më të mira dhe paga më të larta, theksoi Radmilla Shekerinska, bartëse e listës së kandidatëve për deputetët e LSDM-së dhe koalicionit në NJZ 5. Ajo përkujtoi se në trekëndëshin Manastir-Demir Hisar-Krushevë, në infrastrukturë janë investuar rreth 12 milion euro. Bartësja e listës së kandidatëve për deputetë në NJZ 5 Radmilla Shekerinska gjatë vizitës në Komunën Demir…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje vizitoi Strugën dhe Resnja ku theksoi se falë politikave të gabuara të kësaj udhëheqjeje të LSDM-së të udhëhequr nga Zoran Zaev, sot Maqedonia ka një numër rekord të pacientëve dhe njerëzve që, fatkeqësisht, humbasin jetën e tyre si pësoj e korona virusit. Ai potencoi se kjo është arsyeja pse tani është më se e domosdoshme që të gjithë të qëndrojmë së bashku, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta rinovojmë Maqedoninë nga rrënoja që LSDM-ja do e le. Kryetari i VMRO-ДПМНЕ shtoi se LSDM gënjeu për premtimet e rritjes prej 5% të PBB-së, për…
Sektori i veprimtarive publike pranë komunës së Tetovës informon se në afatin e dytë të regjistrimit më 24 dhe 25 qershor në shkollat e mesme të Tetovës janë regjistruar 186 nxënës, prej të cilëve 128 në mësim në gjuhën shqipe dhe 58 në gjuhën maqedonase. Gjithsej në të dy afatet janë regjistruar 1270 apo 64,8 për qind e nxënësve të cilët e kanë përfunduar arsimin fillor. “Gjithsej 995 studentë janë regjistruar në mësim në gjuhën shqipe (62.6 për qind e nxënësve të shkollave fillore në gjuhën shqipe), 264 në gjuhën maqedonase (77.4 për qind) dhe 11 në gjuhën turke (37.9…

