Shkruan Hamzi Ibraimi Pas 15 viteve në Maqedoninë e Veriut doli një frymë e re politike, të cilën disa intelektualë e veprimtarë e filluan si lëvizje me emrin Besa. Themeluesit e kësaj lëvizje ishin prof. Zeqirija Ibrahimi, Afrim Gashi, aktivisti që tërë jetën e tij ia kushtoi rinisë dhe sektorit civil, Skender Rexhep-Zejdi, e të tjerë. Kjo lëvizje çdo ditë e më shumë rritej derisa u shndërrua në parti (Lëvizja Besa), në të cilën për kryetar u zgjodh prof. Bilall Kasamin. Si organizatë politike, Besa arriti ta rrezikojë që partinë më të fuqishme deri atëherë, BDI, e cila për 15…
Author: Hamdi Kumanova
Lideri i LSDM-së dhe bartës i listës së Koalicionit “Mundemi”, në njësinë zgjedhore numër 4, Zoran Zaev, sot me deklaratë për mediat në Strumicë e filloi fushatën për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare që duhet të mbahen më 15 korrik. “Në tre vitet e fundit shtetin e vendosëm në rrugë të drejtë, në rrugën e cila çon përpara në NATO dhe BE, rrugë e cila sjell përparim të qartë dhe jetë më të mirë. Nga ekonomia në minus të tillë siç e trashëguam sot kemi ekonomi zhvillimore stabile me shkallë të përhershme të rritjes, ekonomi në të cilën pagat rriten në…
Standardi në Maqedoni vitin e kaluar iu afrua mesatares evropiane me një pikë përqindje, por është akoma 57 për qind më i ulët se standardi mesatar i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, tregojnë indikatorët fillestarë të Eurostat. E ngjashme është situata edhe me bruto prodhimin e brendshëm vendor për kokë banori sipas fuqisë blerëse, i cili megjithëse është një pikë përqindje më e lartë se dy vitet e kaluara, megjithatë vitin e kaluar ishte vetëm 38 për qind nga mesatarja e BE, tregojnë të dhënat e Eurostat. Përmirësimi i tillë minimal, megjithatë, nuk ishte i mjaftueshëm për të shkëputur vendin…
(Avni Halim: PUS (dramë), botoi “Konica press”, Shkup, 2020) Një nga penat më të mira të letërsisë shqiptare që krijohet në Maqedoni, Avni Halimi, së fundi na vjen me një projekt të ri, përkatësisht me dramën PUS, gjini kjo që ndër ne fare pak kultivohet. Bëhet fjalë për një tekst artistikisht të realizuar në mënyrë brilante, e cila është ndërtuar mbi bazën e një teksti me formë klasike, me plot elemente nga antropologjia kombëtare dhe nga identiteti kulturor. Autori këmbëngul në një përmbajtje të këtillë, sepse dramaturgjia kombëtare pothuaj do të na ngelë pa identitet. Shoqëritë e mëdha i…
(Qerim Lita: “Shqiptarët përballë pushtuesve”, botoi Sh.b. Konica press, Shkup, 2020) Shtëpia Botuese “Konica press”, ditë më parë botoi librin më të ri “Shqiptarët përballë pushtuesve” të autorit Qerim Lita. Vepra në fjalë është përmbledhje e shkrimeve dhe të dokumenteve të veçanta arkivore, me interes për historiografinë bashkëkohore shqiptare. Shkrimet (gjithsej 26), trajtojnë problemin shqiptarë të Kosovës e të trevave lindore (Maqedonisë së sotme Veriore), në harkun kohor 1920-1990. Siç është e njohur, brenda kësaj hapësire kohore, në këto toka etnike shqiptare u instaluan regjime dhe pushtues më të ndryshëm, tre prej të cilave njihen botërisht si më të…
19 vite pas përfundimit të konfliktit të armatosur, statusi i ushtarëve të UÇK-së mbetet i pazgjidhur. Ushtarët shprehen të zhgënjyer nga zvarritja dhe mos interesimi i partisë shqiptare në pushtet për zgjidhjen e kësaj çështje. Një pjesë e madhe e ish luftëtarëve, janë në gjendje të mjerueshme. Këtë e kam përjetuar në kurrizin tim – tha Agron Shaqiri, ish ushtar i UÇK-së. 19 vite pas, BDI-ja si parti e dalë nga konflikti i armatosur, përkundër premtimeve, nuk ka zgjidhur çështjen më të ndjeshme të ushtarëve, atë të statusit. Agron Shaqiri nga Përshefca e Tetovës, ish ushtar i UÇK-së, përkundër faktit…
Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë Zgjedhore 2 tha se do të shkojë krenar te qytetarët dhe do të prezantojë projekte dhe ajo që u nevojitet qytetarëve. Misajllovski tha se sikur në zgjedhjet e fundit lokale, ashtu edhe tani para fushatës për këto zgjedhje, atij dhe familjes së tij i ndodhën shumë gjëra të këqia, djegia e pronës, shtëpisë, tani djegia e dyqanit, por ai do të vazhdojë me fushatë pozitive. Bartësi i listës së deputetëve në NJZ 2 theksoi se theks do të vendoset në luftën kundër korrupsionit. Misajllovski potencoi…
Disa ditë pasi Bashkimi Demokratik pwr Integrim promovoi nismën për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veritu, gazeta LAJM kishte intervistuar analistin Naser Zyberin, i cili sot u promovua si kandidat i BDI-së për postin e të parit të qeverisë. Nëntë ditë më parë, Zyberi e kishte quajtur idenë e partisë së Ali Ahmetit, pjesë e propagandës zgjedhor. LAJM: Si e komentoni idënë e BDI-së për kryeministrin shqiptarë në Maqedoni? Naser Zyberi: Po të mos ishte në kontekstin e zgjedhjeve dhe propagandës zgjedhore, sigurisht që është një ide legjitime. Një parti që në mënyrë permanente, në 20 vitet e fundit, gati…
Hapja e kufijve nuk është kurrfarë vendimi politik i sjellë në korrelacion me zgjedhjet por bazohet vetëm në analizat epidemiologjike dhe mendimin e Komisionit për Sëmundje Infektuese, deklaroi sot kryeministri Oliver Spasovski. Në konferencën për shtyp të Qeverisë, Spasovski porositi se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin ndërsa kjo do të thotë të respektohen rekomandimet për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale, mbajtjen e distancës dhe dezinfektimin e shpeshtë. “Hapjen e kufijve jemi duke e paralajmëruar për një kohë më të gjatë varësisht analizave që i bën Komisioni për sëmundje infektuese, ndërsa ato para së gjithash, bazohen në atë se…
Lëndime të rënda në sy dhe fytyrë pësoi Borçe Loshkoski nga qeni i tij. Por kur kërkoi ndihmë në spital ai u përball me probleme të tjera. Së pari u drejtua në ndihmën e shpejtë në Ohër, por përgjigja që kishte marrë ishte se ata nuk kishin ambulancë të lirë. Ne u futëm në makinë, arritëm atje sa më shpejtë që mundëm dhe gjetëm një shofer duke pirë cigare jashtë dhe gjashtë ose shtatë automjete të parkuara, gjë që bie në kundërshtim me deklaratën përmes telefonit. Hymë brenda ambulancës dhe u pranuam jo si njerëz, por si të infektuar tashmë…
Me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) sërish u thotë ministrive, njësive të vetëqeverisjes lokale, fondeve, agjencive, drejtorive, ndërmarrjeve publike, trupave rregullator, shoqatave tregtare të themeluara nga shteti në obligimin e tyre për respektim deri në fund dhe zbatim të dispozitave të neneve 8-a dhe 8-b nga Kodi zgjedhor, si dhe neni 34 i Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave, nërsa kanë të bëjnë me kufizime dhe ndalesa të aktiviteteve të caktuara në periudhën zgjedhore. KSHPK në kumtesën e sotme përkujton se nga dita e sjelljes së vendimit për shpallje…
Dalja në votimet më 15 korrik, sipas kryeministrit Oliver Spasovski, nuk nënkupton rrezik për shëndetin e qytetarëve. Kryeministri ftoi të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje të respektojnë masat dhe protokollet e institucioneve shëndetësore. E DREJTA E QYTETARËVE PËR TË SHFRYTËZUAR VOTËN E TYRE, NUK DO TA RREZIKOJË SHËNDETIN E TYRE. BAZOHEM TE EPIDEMIOLOGËT TË CILËT THEKSOJNË SE PROCESI I VOTIMIT NUK I EKSPOZON QYTETARËT NË RREZIK, NËSE I RESPEKTOJNË MASAT. NË VENDVOTIM VONOHEMI 3 DERI 5 MINUTA QË ËSHTË MË SHKURT SE SHKUARJA NË MARKET OSE NË TREG. ËSHTË E RËNDËSISHME TA KUPTOJMË SE DUHET T’I MBAJMË MASKAT DHE TË MBAJMË…

