Author: Hamdi Kumanova

Një fëmijë i moshës 12 vjeçare është therur me një mjet të mprehtë në pazarin e gjelbër në Shkup, njoftojnë nga MPB. Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 20:00. Në polici është raportuar se 12-vjeçari është gjetur me plagë në pjesën e shpinës, të shkaktuara nga goditjet me një mjet të mprehtë nga një person i panjohur. I mituri është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ku mjekët kanë konstatuar plagë në trupin e 12 vjeçarit. MPB njofton se po merren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar, 948.000 qytetarë të Maqedonisë kanë vizituar Greqinë, një shifër që është 20 përqind më e ulët në krahasim me turistët në vitin 2018 kur numri kishte 1.187.000, tregojnë të dhënat zyrtare të Bankës së Greqisë, informon korrespondentja e AIM-së nga Athina. Në lidhje me të ardhurat për Greqinë nga turistët nga Maqedonia e Veriut, vitin e kaluar ato arritën në shifrën e 114 milion euro, 26.3 përqind më pak në krahasim me vitin 2018. Kostoja mesatare për person ishte 121 euro, ndërsa kostoja mesatare për një natë ishte 48 euro. Të dhënat konkrete nga Banka e Greqisë…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim çmimi i shitjes me pakicë i ekstra vajit të lehtë për amvisëri (El-1) të arrijë 51,5 denarë për një litër me çka është harmonizuar ndryshimi i publikuar i Dekretit me fuqi ligjore për zbatim të ligjit për akcizat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Gazetën zyrtare numër 169 me të cilën akciza evajit për ngrohje barazohet me akcizën e vajit i cili përdoret si derivat i makinave (dizeli). “KRRE dhe shërbimet e ujit nga vetë fillimi prej kur u hap debati për akcizat është me qëndrim të qartë se është e domosdoshme të barazohet…

Lexo më Shumë

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, reaksion dhe një serë rekomandime ka dërgua Rrjeti për parandalim të emigrimit intelektual, ku bëjnë pjesë shtatë organizata rinore ndër të cilat: Liderë për edukim, aktivizëm dhe zhvillim, MlladiInfo Internacionall, Të rinjtë munden, Lidhja rinore-Krushevë, Shoqata për disleksi Ajnshtajn, Qendra për aktivizëm rinor KRIK dhe Qendra për zhvillim multidisiplinar- Proces, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Organizatat rinore nga partitë politike presin ide dhe plane konkrete të projektuara në të gjitha aspektet e programeve të tyre. Programet politike duhet ta reflektojnë situatën momentale, të theksojnë fusha prioritare, qëllime konkrete dhe afate si dhe të përcaktojnë institucionet…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme solli vendim ku objektet hotelerike do të mund të punojnë edhe në pjesën e tyre të mbyllur. Nga dita e premte, sipas vendimit qeveritar, do të mund të fillojnë me punë edhe fitnes qendrat, njofton Telegrafi Maqedoni.. Sipas vendimit, qendrave tregtare do të mund të punojnë edhe gjatë ditës së diell. “Për të gjitha këto vendime, deri të premten, më 26 qershor 2020, kur fillon zbatimi i tyre, do të përgatiten protokolle që do të jenë të obligueshme për gjithë operatorët ekonomikë”, tha Spasovski./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Bashkësia Fetare Islame (BFI) nuk do të organizojë shkuarjen në haxh pas njoftimeve se Arabia do të pranojë numër të kufizuar për Haxh. Në njoftimin e Rijasetit që është nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu thuhet se arsyet janë rreziku nga Covid-19 dhe kufizimet që i solli Arabia. “Në bazë të vendimit të marrë nga Ministria e Haxhit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, mekeqardhje ju njoftojmë se këtë vit, kryerja e këtij farzi është anuluar si pasojë e masave të marra për shkak të pandemisë Covid-19”, shprehen nga BFI, njofton Telegrafi Maqedoni. Nisur nga ky…

Lexo më Shumë

Pasi para pesë ditësh në Kërçovë u regjistruan tre persona me Kovid-19 për një ditë, sot është regjistruar edhe një person i infektuar me këtë virus. “Bëhet fjalë për një 46 vjeçar nga klaster i njohur. Me rëndësi është që personi është i izoluar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”, informojnë nga Shtabi komunal i krizës në Kërçovë. Në Kërçovë për momentin janë evidentuar nëntë persona të infektuar me koronavirus, ku tre persona janë shëruar që do të thotë se për momentin ka gjashtë raste aktive.

Lexo më Shumë

Sërish numri i të infektuarve me koronavirus për një ditë është mbi 100. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga 1363 testet e realizuara, janë regjistruar 118 raste të reja me Covid-19. Ndëkraq, një ditë më parë u regjistruan vetëm 90 raste. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 5311. Edhe sot Shkupi që kryeson me numrin më të madh të të infektuarëve, shënon më pak raste se ditët e kaluara, por më shumë raste se sa qytetet e tjera. Janë identifikuar 50 persona me koronavirus. Ndërsa, qyteti e Tetovës sa…

Lexo më Shumë

Sonja Sodha Pas javëve të kaluara në izolim, ndoshta keni menduar se burrat mund të ndihmojnë më shumë … “Çfarë të themi në lidhje me ndikimin seksist të kësaj pandemie? Kur do të flasim për faktin se vret më shumë burra?”Pranoj se instinkti im i parë në ballafaqimin e këtyre çështjeve kur kam pyetur për ndikimin e pabarabartë të korona virusit tek njerëzit e zinj dhe aziatik ka qenë për t’i larguar ato të cilët hiqen si aktivistë të këqij të drejtave njerëzore. Por nëse ndalem dhe bëj një pauzë, mund të përpiqem të kuptoj se nga vijnë ata:…

Lexo më Shumë

Edhe pse tash disa vite në Shkollën e elektro-makinerisë në Ohër në konkursin parashihen dy paralele në gjuhën shqipe, njëra për energjetikë dhe tjetra për inxhinier qarkullimi në komunikacion, nga kjo shkollë thonë se nuk ka interesim nga nxënësit shqiptarë. Për këtë vit nuk është paraqitur asnjë nxënës. Në shkollat tjera nuk ka paralele në gjuhën shqipe. Nuk ka interesim. Por të kishte do kërkonim ndonjë zgjidhje. Nuk është patjetër të jetë në të njëjtin objekt. Kemi edhe objekte tjera në Vetëqeverisjen lokale që mund të përshtaten”-tha Sasho Nedeski, drejtor i Qendrës shkollore elektro-mekanike. Për shkak të situatës së këtillë…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili mori fjalën në hapjen e edicionit të tretë të festivalit poetik mbarëkombëtar “Flakadani i kujtesës” i cili, për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia globale e virusit korona, u mbajt virtualisht. Në fjalimin e tij, Ministri i Kulturës Hysni Ismaili ka uruar organizatorët e këtij manifestimi poetik, Shoqatën për Kulturë dhe Shkencë “Ars Albanika” nga Tetova, e cila krahas sfidave të mëdha të cilat ndodhen para nesh për shkak të krizës me virusin korona, përsëri vendosën që të mos e anulojnë këtë mbrëmje poetike dhe ta organizojnë atë virtualisht. “Për këtë, dua të dërgoj…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot vendosi për hapjen e kufijve pa karantinë dhe pa test PCR, transmeton Almakos. “ Të dashur bashkëatdhetar, Ju informojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e rregullt sot ka sjellur vendim: Hapen të gjithë kufijtë për lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe qytetarët e huaj pa pasur nevojë për PCR test dhe pa vetëizolim 14 ditor (karantinë). Vendimi hyn në fuqi nga data 26.06.2020 e Premte. Të gjithë bashkëatdhetarëve që do të udhëtojnë për në vendlindje ju dëshirojmë rrugë të mbarë…

Lexo më Shumë