VMRO-DPMNE ka prezantuar programin e saj parazgjedhor për zgjedhjet e 15 korrikut. Nga kjo parti thonë se programi bazohet në katër shtyllat si: Shtet efikas dhe institucione të fuqishme, Sektor privat konkurrent, vend i integruar dhe i qëndrueshëm dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski deklaroi se programi me cilin do të garojnë përmban më shumë se 1000 projekte. Fokusi kryesor i projektit “Ripërtëritje e Maqedonisë” janë ekonomia, sipërmarrja dhe mbështetja e biznesit, ndërsa qëllimi është i thjeshtë, më shumë para për të gjithë. Ne patjetër përmes ri-industrisë dhe zhvillimit ekonomik të vazhdueshëm…
Author: Hamdi Kumanova
Në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka përgatitur “Udhëzues për raportimin etik për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut” i cili do t’i ndihmojë gazetarët dhe mediat të kuptojnë më mirë aspektet etike dhe ligjore të mbulimit të fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve. Në doracakun është theksuar rëndësia e respektimit të standardeve etike gjatë raportimit, si dhe roli dhe rëndësia e mediave gjatë zgjedhjeve. Në këtë drejtim, është cekur se roli informues i mediave nënkupton që ato do të raportojnë në mënyrë të balancuar për fushatat e të gjitha partive politike, gjë që…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me Dushanka Divjak Tomiq, ambasadorja e Republikës së Serbisë, e cila e përfundon mandatin e saj në vendin tonë. Kryeministri Spasovski i dërgoi letër Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, nëpërmjet ambasadores Divjak Tomiq, në të cilën e uron për suksesin në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Në takim bashkërisht u konstatua se Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë raporte miqësore tradicionalisht të mira, por dhe se tre vitet e fundit shënojnë miqësi dhe bashkëpunim në zhvillim, për shkak të realizimit të projekteve konkrete shumë të rëndësishme, që kontribuojnë…
Zbulohen 64 emigrantë nga Bangladeshi në një kamion me targa të Shkupit gjatë kontrollit të policisë dje rreth orës 19 në rrugën rajonale Vallandovë-Strumicë. Shoferi ka ikur, ndërsa personat janë vendosur në QPT – Vinojug në Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit./MIA
Jemi sot këtu për të tërhequr vëmendjen e institucioneve shtetërore dhe të opinionit tek masat restriktive dhe përjashtuese që kjo qeveri teknike ka vendosur për qytetarët tanë, të cilët për të hyrë në Maqedoninë e Veriut përveç testit PCR si dëshmi që nuk janë të infektuar me virusin korona, padrejtësisht obligohen që të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë. Mërgimtarët tanë të cilët bëjnë mijëra kilometra për të ardhur në pushime tek familjet e tyre e të cilët mbajnë gjallë ekonominë tonë nuk e meritojnë këtë trajtim, prandaj, duke e parë që qeveria ende nuk e ka dalë me vendim…
Maqedonia e Veriut po bëhet pjesë e Konventës së shqyrtuar evropiane për bashkëproduksion kinematografik, në të cilin krahas anëtareve të cilat kanë të drejtë që të marrin pjesë dhe vendet të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa kanë potencial dhe kuadër për punë në projekte internacionale. Qëllimi i Konventës së shqyrtuar, informojnë nga Agjencia e Filmit, është që të sigurohet kornizë juridike dhe financiare për bashkëproduksion të filmave të metrazhit të gjatë, në të cilat janë përfshirë produksione të bazuara në tri ose më shumë shtete nënshkruese. “Kjo nënkupton se dyfish janë ulur kushtet të cilat duhet t’i…
Ministria për Punë të Brendshme njofton qytetarët e kryeqendrës së gjatë periudhës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme do të mund të pajisen me letërnjoftime dhe pasaporta edhe gjatë ditëve të vikendit. “Gjatë periudhës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (15.07.2020), Ministria për Punë të Brendshme, do tu mundësoj qytetarëve që në ndërtesën e RTVM-së dhe në BEKO të mund të pajisen me dokumente identifikimi, pasaporta dhe letërnjoftime”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Sipas MPB-së përskaj orarit të zakonshëm gjatë javës prej 0ra 07:30 -20:00, qytetarët tani edhe gjatë vikendit prej ora 08:00-16:30 do të mund të…
Ish-drejtori i Fondit Shëndetësor, Den Donçev, përgënjeshtron incizimet e publikuara këto ditë ku përveç tre audio incizimeve, është publikuar edhe një video incizim në të cilën shihet se si ai bisedon me një person dhe në atë moment Zaevit gjoja i japin para. Demantin Donçev e ka bërë përmes një shkrimi që e ka nisur në adresat elektronike të redaksive. “Me këmbëngulje dhe në tërësi demantoj konktekstin e incizimeve audio dhe video me mua. Hedh poshtë të gjitha insinuatat dhe manipulimet që kanë për qëllim të më degradojnë politikisht” shkruan Donçev. Ai më tej shpjegon kontekstin e bisedave që dëgjohen…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim nga ora 15:00 përmes një video-konferencë pritet të mbajë mbledhjen e saj të radhës. Jozyrtarisht, pritet të diskutohet në lidhje me hapjen e kufijve. Alsat më herët njoftoi se Shtabi Qendror i Krizave tashmë ka miratuar propozimin për hapjen e kufijve pa kushte. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë pritet gjithashtu të diskutohet edhe për punën e lokaleve në hapësira të mbyllura.
Në territorin e gjithë shtetit gjithsej 651 personave iu janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 246 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Janë bërë kontrolle te persona në izolim dhe vetizolim me çka janë evidentuar tre persona të cilët nuk i respektonin këto masa, ndërsa në karantinë shtetërore janë vendosur gjithsej 170 persona, bëri të ditur sot ministri i Punëve të Jashtme, Naqe Çulev. “Nëpunësit e policisë janë në radhët e para të përballjes me pandeminë nga KOVID-19 dhe ata në vazhdimësi po ndërmarrin masa për kontroll të respektimit të vendimeve të Qeverisë. Në atë drejtim, nga ana e nëpunësve…
Qeveria në seancën e 71-të miratoi Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për komunikime elektronike në pjesën e financimit të Agjencisë Operative-Teknike (AOT), gjatë situatës së jashtëzakonshme, me qëllim që të sigurohet vazhdimësi në punën e Agjencisë gjatë vitit 2020. Nga Qeveria thonë se dekreti ka të bëjë me kryerjen papengesë të veprimtarisë të Agjencisë Teknike-Operative si dhe zbatimin e kompetencave të Agjencisë për komunikime elektronike të konfirmuara me ligj. Agjencia Teknike-Operative është përgjegjëse për ndjekjen e komunikimeve, si i vetmi organ legjitim për këtë çështje.
Një çift nga Maqedonia e Veriut ka kaluar keq në vendkalimin kufitar të Preshevës, pasi që doganierët serb i kanë konfiskuar mbi 60 mijë euro. Gjatë daljes nga pika kufitare Preshevë, makina e tipit “Mercedes” me targa gjermane, me të cilin po udhëtonte çifti është ndaluar për kontroll të detajuar nga autoritetet doganore. Edhe pse kishin deklaruar se nuk kanë asgjë me vete, përveç gjërave të tyre personal, te ata u gjetën 60,000 euro të padeklaruara. Së pari, 12,000 euro u gjetën në xhepin e pantallonave të burrit 61-vjeçar, dhe më pas gjatë kontrollit të gjërave personale të gruas së…

