Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp sot, tha se Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse ka propozuar lehtësimin e masave për të hapur të gjitha llojet e kazinove, të hapen fitneset dhe transporti publiku në Tetovë. Kurse gjatë ditës së sotme ose të nesërme në Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse do të diskutohet edhe për hapjen e kufijve pa test PCR dhe vetizolim.

Lexo më Shumë

Jam plotësisht i bindur që ky proces zgjedhor do të konfirmojë edhe një herë demokracinë e Maqedonisë së Veriut, siç pritet nga një vend-anëtar i NATO-s dhe një vend që shkon me shpejtësi drejt BE-së, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në takimin me shefen e Misionit special zgjedhor të vlerësimit OSBE/ODIHR për monitorim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 15 korrik. Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se Dimitrovi në takimin me Laima Lucia Andrikiene ka shprehur falënderime për ODIHR-në për sistemimin e shpejtë të misionit vëzhgues, me ç’rast e ka theksuar…

Lexo më Shumë

Ekipet e KSHZ-së, të përbëra nga anëtarë të punësuar në zyret rajonale të Komisionit dhe kryetarë të komisioneve zgjedhore komunale, këto ditë janë në terren në inspektim dhe konfirmim të gjendjes faktike të vendvotimeve dhe gjetjen e zgjidhjeve adekuate hapsinore, të cilat do t’i plotësonin Protokollet e sigurisë dhe shëndetësore dhe masat për mbrojtjen e votuesve dhe të organeve zgjedhore në ditën e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Inspektime po bëhen në vendvotimet e territorit të tërë shtetit. Duke e marrë parasysh situatën me përhapjen e Kovid-19 dhe masat shëndetësore për mbrojtje, duhet të sigurohen hapësira më të mëdha,…

Lexo më Shumë

Ministria e Sistemit Politik, një institucion që ka marrë vlerësim zero për transparencë, nuk ka faqe zyrtare një vit të tërë që prej themelimit të saj. Edhe pse është obligim ligjor i të gjithë shfrytëzuesve të parave publike të publikojnë raporte financiare, ministria e drejtuar nga Duraku nuk ka faqe interneti për të vendosur informacione elementare për institucionin në fjalë. Qendra për Komunikime Civile, e cila po hulumton transparencën e institucioneve, thotë se u kanë dërguar shkresë me pyetje në mars të këtij viti, por nuk kanë marrë përgjigje. Nuk kemi adresë, nuk kemi person për qasje të lirë, nuk…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar sot se nëpërmjet ambasadës së Japonisë në vendin tonë si donacion ka arritur ilaçi Favipivipir (Avigan). “Kemi marrë vigan për 100 pacientë. Bëhet fjalë për terapi antrivursale e cila në Japoni shfrytëzohet për influencën nga viti 2014 dhe ende nuk është merituar të baht ilaç specifik për KOVID-129, por po rrjedhin një numër testimesh klinike. Por nga përvoja tregon se ka rezultate të mira jo vetëm në Japoni por edhe në shukmë vende”, ka thënë FIlipçe, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Koncepti i qeverisë teknike është më shumë se problematik për qytetarët dhe shtetin, se sa në përparësi, ka thënë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shyp. “Qeveria teknike pas dy testeve më 2016 dhe 2020 me të vërtetë tregoi se është më shumë problem për shtetin dhe qytetarët, se sa që është përparësi. Vetë kuptimi i ekzistimit të saj siç e them shumë herë është të zbatojë zgjedhjet dhe krijohet shkaku i zgjedhjeve, por për fat të keq te ne ndodhi kriza me koronavirusin dhe pamë se si një…

Lexo më Shumë

Avokati Medarski nuk është i përfshirë në asgjë që lidhet me “Diaverum” në asnjë mënyrë të mundshme, as i angazhuar si avokat, as MPB-ja ka punuar në raste të këtilla, tha sot në një konferencën për shtyp kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, duke iu përgjigjur një pyetje lidhur me audio regjistrimet e fundit të publikuara. Ai theksoi se është logjike që institucionet shtetërore dhe drejtorët e tyre të emëruar nga Qeveria të bashkëpunojnë dhe në komunikimin e tyre të paraqesin prova duke ndihmuar njëri-tjetrin. I pyetur në lidhje me pamjet që u shfaqën disa orë më parë në internet ku…

Lexo më Shumë

Paga mesatare neto e paguar për të punësuar në prill të këtij viti ka qenë 25.830 denarë dhe krahasuar me pagën neto në prill të vitit të kaluar është rritur për 4,2 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Rritja ka të bëjë, para së gjithash, në pagën mesatare neto mujore të paguar për të punësuar në sektorët: arsim (12 për qind), veprimtari të tjera shërbimi (6,9 për qind) dhe veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (6,4 për qind). Ulje të pagës mesatare neto mujore të paguar për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët:…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski theksoi se sipas dokumenteve që posedon ministrja e Financave, Nina Angelovska fsheh nga opinioni të dhëna në lidhje me pasurinë e saj që e posedon. Siç tha ai sipas informacioneve, Anegelovska e cila është që një vit ministre në periudhën e kaluar ka blerë banesë prej 100 metra katror në Parkun e Qytetit në Shkup me vlerë prej 100.000 euro. ”Në uebfaqen e komisionit për antikorrupsion në informacionin mbi pasurinë e zyrtarëve, përkatësisht konkretisht në pronën e ministres Nina Angelovska, do të shihni që ajo nuk ka raportuar dhe nuk posedon asnjë banesë”, shtoi Arsovski.

Lexo më Shumë

Sot në YouTube, në profilin me emrin “Race Leplivi” janë publikuar tre audio incizime dhe një video incizim. Në incizime pretendohet se dëgjohet zëri i ish drejtorit të Fondit Shëndetësor, Dan Donçev, i cili dha dorëheqjen në fillim të krizës me koronavirusin. Në videon e publikuar mund të vërehet se si Donçev merr para të gatshme dhe i fut në një thes.

Lexo më Shumë

Regjimi fiks de fakto i kursit të devizor të denarit në krahasim me euron është diçka që është i dobishëm për vendin tashmë disa dekada, duke paraqitur spirancë kryesore të politikave makroekonomike. E dimë se BPRMV mbetet e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit të kursit devizor. Këtë në intervistën për MIA-n e theksoi shefja e misionit të FMN-së për vendin tonë, Bergljot Bjornson Barkbu dhe përfaqësuesja rezidente e FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Stefani. Sipas tyre, treguesit që i ndjek FMN-ja tregojnë se vendi ka hyrë në krizën e koronës me një pozicion të fortë të rezervave devizore dhe se rezervat…

Lexo më Shumë

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski sot e promovoi qendrën “Shërbimet në një vend” në qytetin e Tetovës. Siç theksoi Mançevski bëhet fjalë për transformim të ish-klubit të internetit në një funksion të ri për të gjithë qytetarët. “Kjo hapësirë është vendi ku qytetarët mund të marrin informacione për të gjithë shërbimet elektronike, që janë në portalin uslugi.gov..mk.”. theksoi Mançevski. Në portalin për momentin janë 136 shërbime elektronike, ndërsa ky numër vazhdimisht do të rritet. Koncepti “Shërbimet në një vend” tashmë vetëm se funksionojnë në Shkup, ndërsa procesi ka filluar edhe në Ohër dhe Kumanovë.

Lexo më Shumë