Author: Hamdi Kumanova

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pasdite do të mbajë mbledhje përmes lidhjes me video-konferencë. Me konkluzionet e mbledhjes, Pres shërbimi qeveritar do të informojë nëpërmjet kumtesës pas përfundimit të saj.

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski paralajmëroi se gjatë ditës do të ketë takime me palët e involvuara lidhur me çkyçjen e emetimit të kanaleve televizive që e bënë mbrëmë operatorët. Sipas Mançevskit, ngjarjet dhe informatat e reja i japin optimizëm për tejkalim të problemit. “Gjatë ditës do të kemi komunikim në këtë temë me të gjitha palët e interesuara. Unë do të prisja që gjatë ditës të shohim se si do të zhvillohet situata. Unë edhe dje shkrova në Fejsbuk dhe lëshuam kumtesë nga ;Ministria se bëhet fjalë për shkelje të neneve nga Ligji për komunikime elektronike.…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ende po i mban kufijt me kushte për të hyrë dhe për të dalur. Për fundjavë u paralajmërua se do të ketë vendim për hapjen e tyre pa kushte: pa test PCR dhe pa karantinë 14 ditëshe, por kjo nuk ndodhi, përcjell INA. Nga Qeveria nuk ka asnjë informacion dhe se pritet që sot të ketë ndonjë qëndrim. Komisioni i Sëmundjeve Infektive (KSI) topin ia ka hedhur Qeverisë, duke theksuar se ajo duhet të vendos. Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni profesional nuk është diskutuar kjo çështje. Hapja e kufijve është çështja e parë për të…

Lexo më Shumë

Lidhja e odave ekonomike (LOE) e cilëson skandaloz sjelljen e operatorëve kabllorë të cilët dje për një orë e ndërprenë emetimin e programeve televizive. LOE vlerëson se në këtë mënyrë, operatorët i dëmtojnë shfrytëzuesit të cilët paguajnë për shërbimet dhe kanë kontrata të rregullta. Njëherit u rekomandon operatorëve kabllorë që të drejtat e tyre t’i kërkojnë në mënyrë institucionale, e jo në kurriz të qytetarëve. “Sjellja e këtillë skandaloze nuk është vërejtur askund, të çkyçet programi për të cilin ekzistojnë marrëveshje të nënshkruara në mënyrë të rregullt dhe për të cilin ka obligim për dërgesë të shërbimit ndaj kompanive dhe…

Lexo më Shumë

Dje (21qershor) rreth orës 17 e 40 minuta, në rrugëkryqin e rrugës së ,,Ilindenit” me rrugën ,,Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku në mes veturës ,,Mercedes” me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 45-vjeçari M.C. nga Reçica e Vogël dhe Motoçikleta ,,Aprilija” gjithashtu me targa të Tetovës,të cilën e ka drejtuar 23-vjeçari A.A. nga Tetova. Motoçiklisti i lënduar është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ti ofruar ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer ekipi nga Sektori i punëve të brendëshme Tetovë.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë gjatë ditës së sotme do të vendos për çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të vlejnë deri të hënën e ardhshme, gjegjësisht 29.06.2020. Javën e kaluar me vendim të KRRE-së, çmimi i benzinës Euro Super BS-95 u rrit për 1.50 denarë, derisa Euro Super BS-98 dhe Euro Dizeli për një denar.

Lexo më Shumë

Uji për pije është i sigurt, tregojnë analizat nga mostrat për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të marra nga 39 vende matëse në Shkup. Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” informojnë se në periudhën nga 15 e deri në 19 qershor janë marrë gjithsej 182 mostra për analizë. “Në pajtim me rezultatet e marra të hulumtimit, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesën për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, theksohet në kumtesën e sotme.

Lexo më Shumë

566 persona morën vendime për izolim, ndërsa 178 persona nënshkruan deklaratë për vetëizolim gjatë 24 orëve të fundit, kumtoi MPB-ja. Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle tek persona në izolim dhe vetëizolim, me ç’rast ëshë konstatuar se dy persona nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetëizolim. “Nga hyrja në fuqi e dekretit për mosrespektim të vendimeve për izolim dhe vetëizolim prej 12.06.2020 deri sot 22.06.2020 në karantinë shtetërore me shpenzime të veta janë dërguar gjithsej 13 persona, mes të cilëve edhe një nëpunës policor, ndërsa kundër personave do të parashtrohen edhe kallëzime penale sipas nenit 206…

Lexo më Shumë

Agjencia e Kadastrës të Patundshmërive sërish punon me kapacitet me të cilën ka punuar para gjendjes së pandemisë me koronavirus. “Sportelet që para krizës shëndetësore kanë punuar me orar nga ora 7.30 deri në 18.00, do të fillojnë të punojnë me orarin e njëjtë të punës. Kjo vlen dhe për Qendrën për Kadastrës të Patundshmërive – Shkup, orari i së cilës i sporteleve është nga ora 7.30 deri në 18.00”, qëndron në publikimin në faqen e internetit të Kadastrës. Sipas rekomandimeve nga Qeveria për ndërmarrjen e masave për parandalim kundër përhapjes së virusit Kovid-19, sportelet në Qendrën e Kadastrës së…

Lexo më Shumë

Policia deri më tani ka konstatuar 19.709 shkelje për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse, prej të cilave 2.169 janë regjistruar fundjavës së kaluar, ndërsa 705 janë regjistruar vetëm dje. Dje janë dhënë 566 vendime për izolim, ndërsa deklaratë për vetizolim kanë dhënë 178 persona. Nga ana e policisë gjatë kontrolleve tek persona në izolim dhe vetizolim është konstatuar se një person nuk ka respektuar masën. Dje 96 persona janë futur në karantinën shtetërore, informojnë nga MPB./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” ka folur për problemin në mes Kosovës dhe Serbisë e situatën në rajon. Ai ka thënë se sido që të zgjidhet problemi i Kosovës, të gjithë vendet e rajonit do t’i ndjejnë efektet qoftë pozitive apo negative. “Unë s’po them që ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë një zgjidhje për problemin e Kosovës, por një zgjidhje e tillë nuk duhet të dërgoj drejt një efekti domino në rajon dhe nuk duhet të prek dhe shkel kufijtë tonë.”, ka thënë Pendarovski. Pendarovski thotë se si…

Lexo më Shumë

Akoma nuk dihet se kur do të mund Komisioni për sëmundje infektive të disuktuoj rreth lehtësimit të protokollit për ardhjen e mërgimtarëve në vend. Nga ky komision kanë njoftuar se gjatë ditës së hënë do të mbajnë mbledhjen e zakonshme në të cilën janë ftuar edhe krerët e komunave të Shkupit për të diskutuar për mundësinë që edhe pushteti lokal të kyçet në betejën me pandeminë, por pa dhënë detaje nëse do të diskutohet edhe lehtsimi i protokollit për shtetasit që hyjnë në Maqedoninë e Veriut. Për protokollet në fuqi që kërkon Maqedonia e Veriut PCR test jo më të…

Lexo më Shumë