Author: Hamdi Kumanova

Nga 101 rastet e regjistruara me Kovid-19 në vend, në pajtim me të dhënat e sotme të Institutit të Shëndetit Publik, numri më i madh, 57 janë nga Shkupi me të cilët numri i përgjithshëm i të infektuarve në kryeqytet arriti 2.498, ndërsa aktiv janë 1.669. Shumica e rasteve aktive në Shkup, në përfundim me ditën e djeshme, edhe mëtej janë në komunën e Çairit-384, pastaj vijojnë Gazi Baba me 153, Buteli me 140, Qendra 133, nga 130 në Aerodromi dhe Saraj, 114 në Karposh. Në Kisella Vodë ka 95 raste aktive, Gjorçe Petrov – 77, Studeniçani – 84, Shuto…

Lexo më Shumë

Sot, Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, vizitoi Komunën Mavrovë-Rostushës, njofton Flaka  “Sot jam vërtet i kënaqur që vizitoj Komunën Mavrovë-Rostushë dhe shoh se sa punë është bërë dhe sa është duke u ndërtuar në të gjitha vendbanimet, dhe veçanërisht për të vizituar disa investime të mëdha që po realizohen në Rostushë”, tha Sheqerinska. FLAKA

Lexo më Shumë

Është kënaqësi e madhe të shihet si edhe në kushte të jashtëzakonshme, me respektimin e të gjitha masave për mbrojtje, me rritëm të shpejtë ndërtohen rrugët. Kriza me Kovid 19 nuk i ka penguar investimet kapitale në vend, përkundrazi, kemi përshpejtim të ritmit të ndërtimit. Republika e Maqedonisë së Veriut ndërlidhet edhe me brendësinë edhe me vendet fqinje, deklaroi sot kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i cili së bashku me zëvendëskryetarin e partisë dhe bartësin e listës në Njësinë Zgjedhore 3, Lupço Nikollovski, është bërë vizitë e aktiviteteve për rikonstruimin e aksit rrugor Rankovcë-Kriva Pallankë. Zaev potencoi se tërë Korridori…

Lexo më Shumë

Me krizën nga koronavirusi do të përballemi vetëm me vetëdijesim të lartë tek të gjithë dhe me respektim të masave për mbrojtje personale nga ana e qytetarëve dhe reagime efikase të institucioneve atje ku do të ketë shkelje, sepse mbrojtja e shëndetit publik është obligim ligjor, thotë kryeministri Oliver Spasovski në intervistë për 24 info. “Pres përgjegjësi dhe përkushtim maksimal ndaj shëndetit publik, nga secili. Ky është kushti pë përballje me krizën nga koronavirusi, jo vetëm në shtetin tonë. Kështu do të arrijmë të përballemi me krizën nga korona. Prandaj, bëj thirrje për vetëdijesim të lartë të të gjithëve, për…

Lexo më Shumë

Tre javë pasi filluan me punë, lokalet në Ohër dhe Strugë janë pothuajse bosh. Pronarët ankohen se ka shumë pak mysafirë dhe njerëzit rrallë ulen. Në kushte të tilla dhe me masa të rrepta pune, do të jetë shumë e vështirë të shtyhet gjatë kësaj periudhe, thonë nga shoqata e gastronomëve. “Ne presim një fluks të mysafirëve tanë, të cilët nuk do të jenë në gjendje të dalin jashtë kufijve të Maqedonisë dhe me ta disi të shpëtojnë këtë sezon – tha Mihail Mishev, kryetar i shoqatës së pronarëve të Ohrit. Nga restorante thonë se njerëzit më shpesh ulen për…

Lexo më Shumë

Shpërthim në një furrë buke në Shkup. Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit, në rrugën kryesore “Gjorçe Petrov”, ndërsa furra e bukës ku ka ndodhur shpërthimi është pronë e familjes së nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski. Pas lokalizimit të zjarrit Misajllovski ka shkruar në profilin e tij në fejsbuk, ku ka informuar se dyqani i vogël është i familjes së tij në të cilën punojnë me dekada ndërsa shkruan se eksplozivi i hedhur ka shkaktuar dëme materiale. Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së “Falë Zotit nuk ka viktima në njerëz e as nuk është lënduar njeri. Vazhdohet në mënyrën…

Lexo më Shumë

Këtë mëngjes, të shoqëruar nga policа nga kufiri me Serbinë dhe një automjet sanitar, dy fëmijë të moshës një dhe pesë vjeç, të cilët janë pozitivë me Kovid 19, u dërguan në Spitalin e fëmijëve në Kozle. Drejtori i spitalit, Andonovski, për Alsat tha se fëmijët janë me shëndet të mirë dhe janë asimptomatikë. Sidoqoftë, për shkak të konstatimit pozitiv nga testet që i kanë bërë në Nish, ata duhej të shtrohen në spital sipas të gjitha protokolleve. Ata do të qëndrojnë në Kozle të paktën 24 orë, dhe nëse situata nuk ndryshon, ata do të lirohen për trajtim në…

Lexo më Shumë

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 776 testime ndërsa janë regjistruar 101 raste të reja me koronavirus. Në bazë të qyteteve, në Shkup janë regjistruar 57 raste, Kumanovë-13, Tetovë-19, Dibër-1, Shtip-3, Strugë-1, Veles-1, Manastir-2, Gostivar-1 dhe Resnjë-2. Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 22 pacientë të shëruar. Në Shkup-11, Tetovë-10, Veles-1. Pesë persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve të identifikuar nga fillimi i pandemisë deri tani është 5106. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Me 20.06.2020 rreth orës 15.00 në Stacionin Policor në Strugë është lajmëruar se në rrugën  “P.brigada” në Strugë, zyrtarët policor gjatë kryerjes së punës nga sfera e sigurisë e ka ndaluar veturën e tipit “Ford” me targa nga Struga e drejtuar nga K.I.(49) nga fshati Oktisi, Strugë për shkak të një gabimi në trafik, transmeton Almakos. Gjatë tentimit për kontrollin e shoferit, i njëjti ka refuzuar, e ka nisur veturën dhe me veturë e ka goditur zyrtarin policor pas së cilës ka ikur nga vendi i ngjarjes. Zyrtari policor është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë për ndihmë mjekësore. Për…

Lexo më Shumë

Me 21.06.2020 në ora 03.32 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Rajko Zhinzifov” është shkaktuar një zjarr në veturën e tipit “audi a4” me targa nga Shkupi në pronësi të D.G.(29) nga fshati Mrshevci ku zjarri ka kapur pjesën e pasme të veturës, transmeton Almakos. Zjarri është shuar nga njësia e zjarrfikësve të Shkupit. Kontroll në vendin e ngjarjes do të kryhet brenda ditës.

Lexo më Shumë

Me 20.06.2020 në ora 20.00 në rrugën regjionale Ohër-Strugë në vendin e quajtur “Plazhi Orovnik” në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “fiat” me targa nga Shkupi e drejtuar nga D.S.(40) nga Shkupi dhe motocikletës “hundai” me targa nga Struga e drejtuar nga B.M.(39) nga fshati Misleshevë, Strugë, transmeton Almakos. Pas aksidentit, B.M.-së nga ana e mjekut iu janë konstatuar lëndime të rënda dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga ekipi i SPB Ohër.

Lexo më Shumë

Me 20.06.2020 rreth orës 17.15 në rrugën regjionale Hanet e Mavrovës-fshati Mavrovë, vetura e tipit “fiat bravo” me targa nga Gostivari e drejtuar nga O.D.(25) nga fshati Mavrovë e ka goditur biciklistin Gj.N.(42) nga Shkupi, transmeton Almakos. Pas aksidentit, me veturën e ndihmës së shpejt biciklisti është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku nga mjeku iu janë konstatuar lëndime të rënda. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Gostivar.

Lexo më Shumë