Author: Hamdi Kumanova

Për 24 orë në vend ndërruan jetë 11 persona nga virusi KOVID-19, që është numri më i madh dhe për herë të parë numër dyshifror prej fillimit të epidemisë para katër muajve. Raste të reja të konfirmuara prej dje janë edhe 185 nga 1364 testime, ndërsa më shumë se gjysma (96) janë në Shkup. Numri i të diagnostikuarve arriti në 5005. Në mesin e të infektuarve janë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe nëna e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Pozitivë me KOVID-19 me pasqyrë më të lehtë dhe mesatare klinike, të rritur dhe fëmijë, prej sot…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në intervistë për ‘Radio Evropa e Lirë’ tha se një pjesë e Qeverisë në mënyrë selektive ka zbatuar masa, urdhrat dhe ligjet ndaj bashkësive fetare dhe kjo kontribuoi në shpërndarjen e virusit. “Unë mendoj se disa pjesë të Qeverisë që në mënyrë selektive zbatonin masat, urdhrat dhe ligjet ndaj bashkësive fetare kontribuuan që të përhapet virusi. Nuk mund t’i përjashtoni nga përgjegjësia edhe krerët fetar apo liderë të veçuar rajonal në BFI dhe në KOM që vepruan më mënyrë të papërgjegjshme ndaj shëndetit të tyre dhe shëndetit të besimtarëve”, tha Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Ohrit së shpejti do të kenë qasje të shpejtë, të lehtë deri te shërbimet e ndryshme nga disa institucione shtetërore, përmes Qendrës për “Një pikë për shërbime” që do të hapet mu në hyrje të ndërtesës komunale. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski i cili sot në Ohër kontrolloi hapësirën që Komuna e Ohrit ia lëshon për zyres “Një pikë për shërbime”, e shfrytëzoi rastin të sqarojë se bëhet fjalë për koncept të ri në punën e administratës shtetërore, me funksionalitet të ri, vend ku qytetarët do të munden në mënyrë bashkëkohore, pa sportele dhe pritje,…

Lexo më Shumë

Me 19.06.2020 në ora 11.30 në eterin e fshatit Llojan në Kumanovë, në linjën kufitare midis Republikës së Serbisë për në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zyrtarët policor nga Stacioni në Sopot e kanë arrestuar E.S.(59) nga Republika e Serbisë dhe I.I.(53) nga fshati Llojan pasi që ilegalisht e kanë kaluar kufirin shtetëror, transmeton Almakos. Për shkak të shkeljes sipas nenit 68 qëndrimi 1 nga Ligji për kontroll kufitar, personat janë dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Kumanovë dhe Tabanoc për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 20.06.2020 në ora 00.10 në afërsi të pompës së benzinës në bulevardin Ilinden në Shkup, zyrtarët policor nga SPB Shkup e kanë arrestuar N.S.(42) nga Shkupi pasi që te ai është gjetur drogë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Dy persona nga Maroku janë arrestuar dje në fshatin Toplicë të Gostivarit. Ministria për Punë të Brendshme informon se në orën 15 e 30 minuta në këtë fshat zyrtarë të sektorit policor “Gallate” kanë arrestuar personat me iniciale N.E. 27-vjeçar dhe O.N. 21-vjeçar nga Maroku. Arrestimi është bërë për shkak të hyrjes dhe qëndrimit ilegal në shtet. Të arrestuarit i janë dorëzuar Stacionit policor të Gostivarit për procedurat e mëtejshme, shkruajnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, para pak çastesh me anë të një postimi në fejsbuk ka konfirmuar se ka dalë pozitiv në Kovid – 19. Ai ka shkruar se përkundër të gjitha masave që i ka marrë për mbrojtjen e tij personale dhe mbrojtjen e njerëzve rreth tij, ai megjithatë nuk ka arritur të mbrohet nga Kovid – 19. Ai më tej shtoi se virusin nuk e ka transmetuar te njerëzit e tjerë dhe se testi që e ka bërë sot ka konfirmuar praninë e virusit. “Kjo është provë që virusi nuk duhet të nënvlerësohet dhe se secili prej nesh…

Lexo më Shumë

Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-bashkësive është institucioni më jo-transparent i financuar nga shteti . Një raport i Qendrës për Komunikime Civile thotë se nga 89 institucione dhe komuna, ministria e drejtuar nga Sadula Duraki ka zero përqind transparencë, dhe është në pozitën e fundit, sepse nuk ka publikuar asnjë raport të vetëm për shpenzimin e parave të marra nga arka e shtetit. Alsat kërkoi përgjigje nga Ministria e Sistemit Politik, por prej atje na u tha fillimisht se nuk kishin pasur shpenzime këtë vit, që më pas të premtojnë se do të dorëzojnë raport për shpenzimet në Alsat…

Lexo më Shumë

Ulja e mjeteve për partitë politike me Dekret qeveritar u propozua nga Ministria e Drejtësisë, për buxhetin e së cilës është dedikuar financimi i partive politike në përputhje me ligjin, deklaroi sot ministrja e Financave Nina Angelovska. “Më parë ishte 0.15 për qind e të ardhurave të përgjithshme, por tani në pajtim me krizën dhe ja konsensusin nga të gjitha partitë politike kjo përqindje është 0.04 për qind, ose me vendimin e propozuar për të shkurtuar janë zvogëluar shumat e konsiderueshme të mjeteve, diku rreth 100 milionë denarë, në krahasim me më shumë se dy fish që kanë qenë në…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit, në tërë territorin e vendit janë regjistruar 185 raste të reja me të infektuar me Covid-19, ndërsa 11 pacientë kanë vdekur. Shkupi mban rekordin me të infektuar, gjithsej 96, e pasuar nga Struga me 20, Dibra 18, Tetova 14, Kumanova 2, Shtipi 4, Resnja 8, Kërçova 3, Ohri 7… Ndërkohë, nga Shkupi kanë ndërruar jetë 8 pacientë, një nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Shtipi. (koha.mk)

Lexo më Shumë

Para pak çastesh kryetari i Alternativës Afrim Gashi dhe ai i Aleancës Ziadin Sela me anë të një konference të përbashkët për shtyp kanë shpalosur slloganin dhe logon e fushatës së zgjedhjeve të parakohshme që do mbahen më 15 korrik. Ja deklarata e plotë e konferencës për shtyp: Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët në konferencë të përbashkët për mediadhe Gepostet von Alternativa am Samstag, 20. Juni 2020

Lexo më Shumë

Partitë politike nuk e kundërshtojnë vendimin e mbrëmshëm qeveritar me të cilin iu shkurtohet buxheti vjetor për 4 milion euro, mjete këto që Qeveria do t’i shfrytëzojë për t’u përballur me pasojat e pandemisë. Në vend të 320 milion denarëve, partive do t’iu ndahen rreth 71,5 milion denarë. Кy vendim është i përshtatshëm për situatën e krizës në të cilën ndodhet shteti shkaku i pandemisë, ndonëse vlerësojmë se vendimi është mbase i vonuar. Do të ishte shumë më produktive nëse ky vendim do të merrej qysh në mars – tha Antonio Milloshovski, VMDO DPMNE. Pas një koordinimi mes treshes së…

Lexo më Shumë