Author: Hamdi Kumanova

Gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 366 personave u është dhënë vendimi për izolim, derisa 261 të tjerë kanë firmosur deklaratë për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që veçmë gjenden në izolim gjegjësisht vetizolim dhe është konstatuar se 3 persona nuk kanë respektuar masën për vetizolim dhe një tjetër masën për izolim. Ndërkohë sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse, MPB-ja ka regjistruar gjithsejtë 659 shkelje.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se me Komisionin e Sëmundjeve Infektive gjatë kësaj fundjave do të diskutojnë për hapjen e kufijve diku në fillim të javës së ardhshme pa karantinë dhe pa Pi-si-ar testim. “Duke e pasur parasysh atë se nuk mund të jetojmë të mbyllur dhe atë që absolutisht i gjithë rajoni, tani me të dhëna të reja, me rrezik të njëjtë epidmeiologjik, këtë fundjavë do të kemi takim me Komisionin për sëmundje infektuese dhe do të bisedojmë për hapjen e kufijve diku javën e ardhshme. Menjëherë pas konstatimit pas rekomandimit, i cili do të bazohet në analizat…

Lexo më Shumë

Secili nga pjesëmarrësit në zgjedhje ka përgjegjësinë e vet dhe nëse nuk respektohen masat dhe protokollet për mbrojtjen e shëndetit, do të ndodhë kaos dhe është gjithashtu i rëndësishëm në këtë proces që politikanët të mos kenë kush t’i votojë, dhe ne si qytetarë të mos dalim të votojmë. Një nga ato momente si përgjegjësi kryesore është që politikanët të respektojnë standardet dhe protokollet për mbrojtje të përcaktuara nga institucionet. Këto janë dy metra distancë, të mbajnë maskë, ngjarje të mëdha nuk duhet të bëhen … Vetë fushata duhet të jetë në fokus nga pikëpamja shëndetësore. Zgjedhjet nuk janë vetëm…

Lexo më Shumë

Në mbarë vendin janë aktive 2,735 raste të KOVID-19, gjithsej nga fillimi i epidemisë deri tani janë regjistruar 4,820 të infektuar, kurse 222 njerëz kanë vdekur. Më shumë raste aktive ka në Shkup, përkatësisht 1,593. Sipas komunave në kryeqytet në përmbyllje me ditën e djeshme, shumica janë nga Çairi – 352, Aerodromi – 127, Butel – 117, Gazi Baba – 128, Qendra – 123, Karposhi – 108, Saraj – 109. Rritja drastike e numrit të rasteve pozitive me koronavirus, sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe është falë mosrespektimit të masave të vendosura. “Parashikimet e epidemiologëve, këtë dua ta them me…

Lexo më Shumë

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat mirëqenien materiale të familjarëve, Shqipëria sërish mbetet e fundit, në 40% të mesatares së BE-së, nga 39% një vit më parë. Për Bosnjën, ky tregues është 42%, për Maqedoninë 41%, për Serbinë 49% dhe sërish më të lartin e ka Mali i Zi, me 60% të mesatares evropiane Shqipëria dhe Maqedonia vijojnë të mbeten vendet më të varfra të Evropës, me të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë. Sipas të dhënave të publikuara nga EUROSTAT për vitin 2019, shqiptarët dhe maqedonasit kishin të ardhura për frymë sa…

Lexo më Shumë

Në vend janë aktive 2,735 raste të KOVID-19, gjithsej nga fillimi i epidemisë deri tani janë regjistruar 4,820 të infektuar, kurse 222 njerëz kanë vdekur. Më shumë raste aktive ka në Shkup, përkatësisht 1,593. Sipas komunave në kryeqytet në përmbyllje me ditën e djeshme, shumica janë nga Çairi – 352, Aerodromi – 127, Butel – 117, Gazi Baba – 128, Qendra – 123, Karposhi – 108, Saraj – 109. Rritja drastike e numrit të rasteve pozitive me koronavirus, sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe është falë mosrespektimit të masave të vendosura. “Parashikimet e epidemiologëve, këtë dua ta them me rezervë,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, në konferencën e sotme për shtyp, të zhvilluar pas takimit me Shtabin Operativ të Komunës me të cilin ai menaxhon, situatën epidemiologjike e vlerësoi si alarmante. “Sipas informacioneve të marra nga Njësia e Shëndetit Publik, situatën me Kovid-19 e vlerësuam si alarmante sepse kemi një numër të madh të të infektuarve, ndërsa sipas vlerësimeve të autoriteteve, pritet që të ketë edhe të tjerë. Nga i pesti i këtij muaji deri dje janë regjistruar 12 të infektuar të rinj. Personi i parë i infektuar tashmë është shëruar, një po mjekohet në spitalin “8 Shtator”…

Lexo më Shumë

Në shkollat e mesme u përmbyll afati i parë për regjistrim të semi-maturantëve. Pavarësisht se nuk është publikuar numri i saktë, edhe këtë vit nxënësit më tepër interesim kanë treguar për drejtimet gjimnaz dhe ato të mjekësisë. “400 nxënës kanë konkurruar për 204 vende, gjegjësisht 238 vende të lira. Sa I përket selektimit të nxënësve, do të varet tash se si do të jetë me numrin e pikëve. Sipas numrit, sipas përvojës gjasat janë shumë të mëdha, sidomos te motrat medicinale që nxënësit ti nënshtrohen provimit pranues”, tha Hirmin Duraku, zv drejtor SHMMQSH ”Pançe Karagjozov”. Në shkollën profesionale “Marija Kiri…

Lexo më Shumë

Operatorët e Maqedonisë së Veriut sot kumtuan se nga 21 qershori (e diel) përkohësisht do ta ndërpresin ritransmetimin e të gjitha TV programeve, përveç të RTVM-së, në shenjë proteste, siç theksojnë, ndaj detyrimeve të imponuara jokushtetuese në Ligjin për Shërbime Audio dhe Audiovizuale. Përkundër të gjitha përpjekjeve, reagimeve dhe të mundësisë së hapur për bashkëpunim, në interes të abonuesve, situata me ritransmetimin e kanaleve televizive nuk ka zgjidhje, por po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, thuhet në kumtesë, ndërsa vendimi për ndërprerjen e kohëpaskohshme mbështetet nga operatorët që janë pjesë e Shoqatës së TIK në kuadër të Odës Ekonomike…

Lexo më Shumë

Këtë javë janë zbuluar katër klaster të ri në rajonin e Tetovës nga i cili rrjedhin një pjesë e të infektuarve më të ri me Kovid-19 në komunën e Tetovës,informojnë sot nga Qendra e shëndetit publik në Tetovë. Nga 19 raste të reja sot, 11 janë nga komuna e Tetovës, nga tre nga komuna e Zhelinës dhe Tearcës dhe nga një prej Bërvenicës dhe Jegunocit. “Kemi katër klaster të ri në familje sepse nuk u përmbahen rekomandimeve të mos të ketë grupime, si dhe masat themelore për të mbajtur maska, larje të duarve dhe mbajtjen e distancës. Gjatë këtyre dy…

Lexo më Shumë

Virusi me të vërtetë ekziston. Ka shumë raste asimptomatike që në një farë mënyre paraqesin rrezik në kontakt me njerëzit e tjerë. Nëse nuk do ta kisha bërë testin, nuk do ta dija që isha pozitiv, thotë drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Lukarevska në intervistë për AIM-në. Lukarevska, e cila nuk kishte asnjë simptomë gjatë gjithë periudhës së trajtimit, u bën thirrje qytetarëve që të kujdesen maksimalisht për veten dhe shëndetin e të tjerëve dhe të respektojnë të gjitha protokollet dhe udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë që, siç thotë ajo, bën çmos për për t’u ballafaquar me…

Lexo më Shumë

Akuza penale për zhvatje për Kovacevskin dhe udhëheqësinë e REK Manastir këtë e konfirmoi sot Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut Naqe Çulev . Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev nga Manastiri, njoftoi se janë ngritur kallëzime penale kundër ish drejtorit të REK Manastir, Vasko Kovacevski, drejtor aktual i ESM së, për abuzim dhe zhvatje duke dhënë edhe detaje tjera rreth kësaj çështjeje informon TetovaSot. Ministri Çulev sot në kuadër të aktiviteteve të tij zhvilloi vizitë pune dhe takim me udhëheqësinë e SPB Manastir, ku u njohtua me masat dhe aktivitetet e ndërmarra në lidhje me ballafaqimin me pandeminë e…

Lexo më Shumë