Author: Hamdi Kumanova

“Ai është në element për të bërë show dhe ahengje, por e drejta penale është punë serioze”. Kështu thotë për Bokin 13 kryeprokurori republikan Lubomir Joveski, në një prononcim për A1on. Ai më tej ka deklaruar se pohimet e djeshme të Jovanovskit se do të paraqes dëshmi serioze për kryerësit e vërtetë të zhvatjes, deri tani ka pasur mundësi të panumërta për t’i paraqitur, duke shtuar se ai nuk do të takohet me Bokin 13. Ndërkaq, ky i fundit dhe avokati i tij disa herë kanë thënë së kanë kërkuar takim me Joveskin, pro nuk i ka pranuar. Lubomir Joveski,…

Lexo më Shumë

Pas aktgjykimit për rastin “Reket”, ish prokurorja speciale ballafaqohet me proces të ri para-hetimor për shpërndarjen e bonuseve në PSP. Këtë e konfirmoi personalisht prokurorja Vilma Ruskoska. Parregullsi në pagesën e kompensimeve të larta kishte konstatuar edhe Revizioni shtetëror. Siç mëson Alsat, revizorët kanë bërë dy raporte për bonuset – njëri duhet të bëhet publik, dhe tjetri është klasifikuar vetëm për nevojat e prokurorisë, sepse Janeva e ka deklaruar si sekret shtetëror mënyrën e shpërndarjes së bonuseve. Sipas informacioneve tona, revizorët kanë vërejtur mospërputhje në mënyrën e pagesës së bonuseve, të cilat përshkruhen në detaje në dokumentin e klasifikuar të…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Administratës Nevenka Stamenkovska, kërkoi që të ndalohen punësimet partiake. Ajo dorëzoi në Prokurorinë Themelore Publike dëshmi, për siç thotë ajo, për punën e paligjshme të atyre që janë përgjegjës në Regjistrin Qendror. Ajo tha se Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar punë të paligjshme dhe moszbatimin e procedurës së punësimit, në përputhje me Ligjin për Nëpunësit Administrativ. Dhe në vend që ta obligojë punëdhënësin t’i shfuqizojë punësimet, të ngritë padi kundërvajtëse dhe ta njoftojë Prokurorinë për dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale, i njëjti shpallet jokompetent për shkak të kolizionit të ligjeve dhe mbikëqyrjen ia lejon Ministrisë…

Lexo më Shumë

Shtegtuan nga e gjithë Evropa, por u duhet të presin në prag të shtëpisë. Shtetasit tanë vazhdojnë të kenë telashe për tu rikthyer në vendlindje shkaku i mbylljes së kufijve. “Maqedonia si vendi i vetëm në Evropë me kufij të mbyllur për shtetasit e tyre, edhe pse kanë teste negative duhet të mbahen në vetë izolim shtëpiak prej 2 jave. Ndërkaq, të huajt transtiojnë lirshëm nëpër territorin tonë”. Në vendkalimin e Tabanocës pritjet janë të gjata për ata që duhet të dërgohen në karantinë shtetërore. “Prej Zvicrës, Austrisë, Gjermanisë, Kroaci e Serbi pa asnjë problem, as maska asgjë. Këtu vetëm…

Lexo më Shumë

Për rastin e plagosjes së të riut Ardian Bilalli për të cilin dyshohet zyrtari i lartë i BDI-së Xhevat Ademi, Prokuroria e Tetovë thotë se është në fazën parahetimore dhe se kjo kjo fazë është sekrete. Me këtë lëndë merret Prokuroria Themelore e Tetovës, e cila, është duke ndërmarrë masa në kuadër të procedurës para hetimore për zbardhjen e rastit. Duke pasur parasysh nevojën e udhëheqjes së procedurës në mënyrë të pandërprerë, dhe duke pasur parasysh Nenin 289 të Ligji për procedurë penale , ku rregullohet fshehtësia e procedurës para-hetimore, për momentin nuk jemi në gjendje t’u japim të dhënat…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1227 testime të realizuara, 156 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 29 pacientë të shëruar brenda 24 orëve. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë me koronavirus. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4820, prej të cilëve 1865 janë shëruar kurse 222 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2733 raste aktive me koronavirus.

Lexo më Shumë

Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë rritje edhe të depozitave edhe të kreditimit. Shkalla vjetore, siç thuhet në kumtesë, është 7,8 për qind gjatë rritjes më të madhe të depozitave të amvisërive. Kreditimi i sektorit koorporativ megjithatë, shënon rritje prej 3,3 për qind. Sipas të dhënave të publikuara të Bankës Popullore, depozitat e përgjithshme vazhduan të rriten në bazë tremujore. “Shkalla vjetore e rritjes është 7,8 për qind, gjatë rritjes më të madhe të depozitave të amvisërive. Kreditë e përgjithshme vazhduan të rriten në bazë mujore. Rritja vjetore e kredive të përgjithshme prej 5,9 për qind, ka të bëjë me…

Lexo më Shumë

Ka mënyra gjatë kohës së pandemisë të cilat mund të përdoren që t’u afrohemi votuesve. Nuk do të ketë tubime, ndërsa më me rëndësi është politikanët të dërgojnë porosi se respektohen masat, ka thënë kryeministri Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në Prilep duke u përgjigjur në pyetjen se si do të zhvillohet fushata zgjedhore dhe si do të dërgohen porositë deri te votuesi. “Mendoj se ka mënyra se si të prekim deri te votuesit. Ka media, rrjete sociale, ka mënyra të ndryshme inovative përmes të cilës mund të vijmë që t’i ballafaqojmë konceptet politike, ndërsa ajo të jetë e…

Lexo më Shumë

Me 18.06.2020 në ora 13.25 është lajmëruar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërcovë për në fshatin Zajas ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Opel Zafira” me targa nga Kërcova e drejtuar nga A.A.(36) nga Kërcova dhe motocikletës “Jamaha P1” pa targa e drejtuar nga A.I.(24) nga Kërcova, transmeton Almakos. Në aksident motoçiklisti është lënduar rëndë pas së cilës është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kërcovë për ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i Stacionit Policor në Kërcovë.

Lexo më Shumë

Me 18.06.2020 në ora 17.40 është lajmëruar se në rrugën magjistrale Kërcovë-Ohër në afërsi të Presekës për në Ohër A.Q.A.(45) nga fshati Lisiqani, Komuna e Plasnicës, duke drejtuar veturën e tipit “BMV” me targa nga Kërcova ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Në aksident shoferi është lënduar rëndë, ndërsa lehtë është lënduar një bashkëudhëtar 17 vjecar të cilët janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër për ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Ohër.

Lexo më Shumë

Me 18.06.2020 në ora 12.15 është lajmëruar se në fshatin Batincë, Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Golf” me targa nga Shkupi e drejtuar nga M.N.(21) nga fshati Batincë dhe bicikletës së drejtuar nga B.S.(59) nga fshati Batincë, transmeton Almakos. Në aksident biciklisti është lënduar rëndë pas së cilës është dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup për ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Zyra konsullore dhe e vizave nga data 22 qershor 2020 do të fillojë përsëri me ofrimin e shërbimeve! Fletë informacionin lihdur me respektimin e rregullave të higjienës gjatë vizitës në Ambasadë e gjeni këtu. Viza Edhe mëtej vlenë rregulli i posedimit të terminit të caktuar për të parashtruar kërkesë për vizë. Të gjithë terminet e anuluar për shkak të mbylljes së Ambasadës, me automatizëm do të riregjistrohen në mënyrë hronologjike. Konfirmimin e terminit të ri do ta merrni në kohë të duhur përmes emajlit. Për shkak të detyrimit të mbajtes së distancës dhe rregullave të higjienës, terminet dë të konfirmohen vetëm…

Lexo më Shumë