Asociacioni Bankar i Maqedonisë (ABM), u bën apel shfrytëzuesve të kartelës pagesore që të përcjellin informacionin që bankat u ofrojnë atyre për mënyrën dhe afatin e marrjes së kartelës nëpërmjet sms porosive që ua dërgojnë secilit veç e veç. Nga Asociacioni Bankar i Maqedonisë bëjnë të ditur se javët në vijim duhet të përpunojnë dhe shpërndajnë për shfrytëzuesit në gjithë vendin mbi 330.000 kartela pagesore, për këtë proces janë angazhuar, duke marrë të gjitha masat e duhura për të mbrojtur shëndetin publik. ASOCIACIONI BANKAR I MAQEDONISË ”ABM-ja rikujton se në lidhje me kartelën pagesore vendore, secila prej bankave të përfshira…
Author: Hamdi Kumanova
Të dhënat zyrtare konfirmojnë se në Dibër gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rast i ri me Kovid-19, me ç’rast aktivë me virusin tani janë 11 persona. Me rastin e sapokonfirmuar numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 62 persona, prej tyre dy janë nga Qendra e Zhupës, të cilët ishin edhe të diagnostifikuarit e parë. Prej tyre 47 janë shëruar, ndërsa katër kanë vdekur. Pas kthimit të sërishëm të koronavirusit në Dibër, pas pesëdhjetë ditëve të plota, kur u diagnostifikua te një grua nga fshati Kosovrast i Poshtëm, ndërsa dy ditë më pas edhe te…
Deri më 19 qershor do të jetë i hapur konkursi për regjistrim të semi-maturantëve në shkolla të mesme. Ata që për herë të parë do të nisin arsimin e mesëm shprehen të shqetësuar për fatin e tyre, sepse Ministria e Arsimit akoma nuk ka strategji konkrete për vitin e ardhshëm shkollor. A do të fillojë online për shkak të pandemisë Covid 19 ose me prezencë fizike. “Shumë do të jetë e vështirë nëse do të fillojmë online. Sepse, akoma nuk i njohim profesorët, nxënësit”. “Unë jam regjistruar në gjimnaz të përgjithshëm. I dezinfektova duart, vendosa maskën, I respektuam rregullat”. Disa…
Historia shkruhet me vendime të guximshme. Historia shkruhet me kompromise dinjitoze dhe të pranueshme për të gjitha palët. Kur të gjithë mendonin se nuk ka dalje, janë ndërmarrë hapa të cilat na kanë tërhequr nga e kaluara dhe nga qorrsokaku dhe na i kthyen perspektivat për frymëzimet tona për anëtarësimin në NATO dhe në BE, në realitetin e tyre të plotë dhe mjaft të sigurt, porositi sot kryeministri Oliver Spasovski gjatë vizitës në Lubojnë dhe në rajonin e Prespës, me të cilën shënohen dy vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes me Greqinë. Me Marrëveshjen e Prespës, shtoi Spasovski, nga izolimi total…
Prej sot, sipas vendimit të Qeverisë, hapen të gjitha vendkalimet kufitare, përveç aeroporteve. Njoftimi i fundit i Qeverisë për hapjen e të gjitha pikave kufitare krijoi huti në opinion. Por të gjitha masat që edhe tani janë në fuqi vazhdojnë akoma. Për të hyrë në Maqedoninë e Veriut edhe më teje është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë, dhe duhet vetizolim i obligueshëm prej 14 ditëve. Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetë-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë”. Të gjithë ata që do të hyjnë…
Në proces inkluziv dhe transparent Qeveria e RMV-së me vendim për shpërndarje të mjeteve financiare siguroi mbështetje financiare për shoqata dhe fondacione për realizim të masave për përballje me KOVID-19. Në këtë mënyrë u ndanë mjete për realizim të 40 projekteve të shoqatave dhe fondacioneve, në vlerë të përgjithshme prej 29.519.495, kumtuan sot nga Qeveria. Komisionin për ndarje të mjeteve financiare e përbëjnë pesë anëtarë të cilët vijnë nga Qeveria , përkatësisht Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës (kryetar), Milla Carovska, zëvendëskryetare e Qeverisë për koordinim me resorët ekonomikë, Bujar Osmani, zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për Çështje…
Nga 193 rastet e reja të regjistruara me Kovid-19 në vend, konform të dhënave të sotme të Institutit për Shëndet Publik, 140 janë nga Shkupi, me çfarë numri i përgjithshëm i të sëmurëve në qytet ka mbërritur në 2.137, ndërsa aktivë janë 1.425 raste. Numri më të madh të rasteve aktive edhe më tej ka në Komunën e Çairit – 306, pastaj vijojnë Aerodromi me 119 raste aktive, Gazi Baba dhe Qendra me nga 114 raste, Buteli me 106 raste, Karposhi me 100 raste dhe Saraji me 95 raste. Raste aktive ka edhe në Kisella Vodë – 71, Gjorçe Petrov…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se numri i lartë i rasteve të reja me Covid-19 ditëve të fundit ka ngarkuar sistemin shëndetësorë me çka tashmë ka filluar organizimi dhe rotacioni i personelit mjekësorë. Filipçe njoftoi se për momentin 330 pacientë me Covid-19 po trajtohen nëpër spitale. “Ditëve të fundit kemi punuar në mënyrë intensive në riorganizimin dhe planifikimin e kapaciteteve me qëllim që ti përgjigjemi numrit të pacientëve, numri i të cilëve për momentin është rreth 330 në të gjitha objektet e shëndetit publik, pacientë pozitiv me Covid-19. Klinikat dhe repartet infektive janë…
Bajram Xhemaili nga fshati Mateç ankohet se tani e 17 ditë ai me familjarët po mbahet i izoluar për shkak të koronavirusit pa kurrfarë përkujdesje shëndetësore. “Vetëm unë kam rezultuar pozitiv me koronavirus në familje para 17 ditëve. Që atëherë na kanë izoluar tërë familjen. Askush nuk na viziton, ndonjë herë rrallë policia. Para katër ditëve e kam bë testin e fundit dhe ende nuk i kam rezultatet”, thotë Xhemaili për Gazetën Lajm. “Jemi shtatë anëtarë të familjes. Unë me bashkëshorten, fëmijët dhe dy prindërit. Tani e 17 ditë askush nuk na e ka hapur derën të na pyesë si…
Ministria e Ekonomisë do të kërkojë nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive t’i lehtësojë protokollet për ardhjen e mërgimtarëve në vend gjatë verës, por Qeveria do t’i miratojë propozimet e Komisionit sepse ato janë institucioni më i kompetent në kushte pandemie dhe rekomandimet e tyre bazohen në prova shkencore, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. “Si Ministri e Ekonomisë, unë si ministër dhamë sugjerime dhe idetë tona se si duhet të jenë protokollet dhe çfarë parashikohet në ato protokolle në zona të ndryshme sepse ardhja e mërgimtarëve në vend gjatë verës është shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit, por…
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri informoi se është publikuar Thirrja publike për mbështetje financiare për forcimin e konkurrencës së subjekteve afariste në periudhën post Covid 19. „ Në tre muajt e fundit, Qeveria ka miratuar tri Pako të masave ekonomike për mbështetje të kompanive dhe qytetarëve të prekur nga kriza e pandemisë. Përmes këtyre masave, ne u dhamë mbështetje kompanive që pasuan më shumë dëme nga kriza e shkaktuar nga Koronavirusi që të mbeten likuide dhe të paguajnë pagat për punonjësit. Përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, deri më tani…
Pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme do të ndalojnë të vlejnë disa vendime të cilat e kufizojnë rritjen e çmimit të produkteve ushqimore bazë, frutave jugor dhe pajisjes mbrojtëse, të cilat u miratuan që të parandalohet manipulimi në tregti pas paraqitjes së virusit korona, njofton Portalb.mk. Ministria e Ekonomisë i ka informuar tregtarët me pakicë dhe me shumicë se me fundin e gjendjes së jashtëzakonshme ndalon të vlejë obligimi i marzhit më të lartë tregtar të protokolleve, mandarinave, qitros dhe limonëve të tregtarëve individual të cilët marrin pjesë në zinxhirin tregtar me shumicë që të caktohet në vlerë të përgjithshme…

