Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 336 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 175 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim, me ç’rast janë evidentuar katër persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim, kumtuan sot nga MPB-ja. Lidhur me masën për mosmbajtjen e maskës janë regjistruar 633 kundërvajtje. Në këtë drejtim, nga ana e nëpunësve policorë deri më tani janë konstatuar gjithsej 16.127 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskave, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk,…
Author: Hamdi Kumanova
Shumë investime për furnizim të pajisje së re medicinale dhe rikonstruim dhe rinovim të kabineteve, në vlerë të përgjithshme mbi 18 milionë denarë janë realizuar dy vitet e kaluara në Poliklinikën e nivelit sekondar “Hekurana”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Është formuar kabinet i ri diagnostik, në të cilin funksionojnë të gjitha aparatet dhe aparati për denzitometri, me çka u rrit numri i pacientëve të kontrolluar, duke pasur parasysh se aparatet përdoren në tërësi dhe kabineti punon në dy turne. Në mënyrë komplete janë rinovuar dhe rregulluar edhe kabinetet për mjekësi fizikale dhe rehabilituese, kabineti për EEG, është rinovuar…
Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, më 18 qershor (e enjte), një pjesë e fshatrave përreth Shkupit dhe një pjesë e rrugëve në komunat urbane të qytetit do të jenë pa energji elektrike, njoftojnë nga EVN. Ekipet e EVN në Komunën e Karposhit nesër, për shkak të një intervenimi teknik, do të ndërpresin energjinë elektrike në rrugën Partizanski Odredi, nr 149, ndërtesa nr. 4. Nga atje ata informojnë se ndërhyrja teknike do të zgjasë dy orë, pra nga ora 12.00 deri në orën 14.00. Nga ora 09.00 deri në 11.00, përdoruesit e rr. Preseka…
Biseduam për gjendjen aktuale dhe për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Mora mbështetje unanime për zgjedhjet më 15 korrik, në të cilat VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” do të realizojë fitore bindëse ndaj pushtetit aktual, kumtoi sot në konferencë për shtyp kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Ai pas takimit me partnerët e koalicionit “Për ripërtëritje të Maqedonisë” deklaroi se i ka informuar se janë pranuar kushtet për të cilat, siç tha, biseduan dhe negociuan me pushtetin, e ato janë protokollet për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve dhe Misioni i OSBE-së dhe ODIHR-së. “Për ne ishte shumë me rëndësi…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka dhënë një lajm të mirë për pronarët e hoteleve. Ai thotë se nga dita e hënë pra me 22 qershor do të fillojnë me punë hotelet. ” Nga e hëna me 22 qershor, do të fillojnë me punë hotelet. Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam Protokolin për funksionimin e objekteve hotelierike për akomodim. Si Ministri e Ekonomisë, kemi dhënë propozim protokole të cilat janë në harmonizim me Komisionin Evropian për mbrojtjen e plotë të mysafirëve në ambientet e hotelierisë” ka shkruar Bekteshi.
Në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” tre anesteziologë, tre internistë, 25 infermiere, të angazhuar në repartin ku shërohen rastet pozitive dhe të dyshuara dhe pesë paramedikë janë të infektuar me koronavirus, informuan për MEDIAL-n nga Ministria e Shëndetësisë. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, siç potencuan janë infektuar dy punonjës shëndetësor, ndërsa dy të tjerë të cilët janë shëruar, janë kthyer në punë. Nga Ministria potencuan se këto dy institucione shëndetësore publike ditëve të fundit janë përforcuar me kuadër. Në Klinikën Infektive sipas sistemit të rotacionit kanë ardhur pesë mjekë, tre nga klinika për kardiologji, endokrinologji…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhje mori vendim që më 17 qershor të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në vend me zbatim të masave aktive, që do të thotë se gjatë hyrjes në Maqedoni duhet të ketë testim negativ PSR jo më i vjetër se 72 orë. Poashtu mbetet në fuqi edhe nënshkrimi për vetizolim 14 ditor që e jep Inspektorati Shtetëror dhe që kontrollin e bën MPB-ja, njofton Telegrafi Maqedoni. Poashtu mbetet në fuqi edhe masa për karantinë shtetërore në afat prej 14 ditësh për të gjithë qytetarët apo të huaj me banim në Maqedoni, të cilët gjatë…
Ndërtimi i partneritetit është posaçërisht me rëndësi për plasman stabil të prodhimitarisë, porositi nga takimi i sotëm në Vasilevë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan DImkovski me kultivuesit e vishnjeve dhe blerësit. Dimkovski, i cili i vizitoi komunat Karbinci dhe Vasilevë, realizoi takim edhe me kryetarët e komunave, Jordan Nasev dhe Marjan Janev. “Për momentin, vjelja e vishnjeve është në jehonë të plotë. Dhe në këtë degë është me rëndësi të ketë bashkëpunim dhe marrëveshje mes bujqve kultivues të vishnjeve dhe blerësve”, theksoi ministri, i cili së bashku me Nasev ishte edhe në kompaninë “Fruktana”, që blen…
Mediat shqiptare, pa përjashtim, po i kushtojnë një hapësirë të gjerë marrëveshjes së arritur për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut dhe gjendjen e zgjatur të jashtëzakonshme nga shefi i shtetit, Stevo Pendarovski. “Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 15 korrik”, “Pas shumë marrëveshjeve, më në fund marrëveshje për zgjedhjet më 15 korrik” “Presidenti Pendarovski për tetë ditë e shtyu gjendjen e jashtëzakonshme” “Pendarovski pret që zgjedhjet të jenë demokratike”, janë titujt më të zakonshëm të informacioneve që i transmetojnë mediat. Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë arritur përfundimisht një…
Për të përmbushur nevojat e të gjithë atyre që kanë pasur ndërprerje të marrëdhënies së punës, ne kemi miratuar Dekret që e zgjeron fushën e personave që mund të marrin kompensim në para. Sipas Dekretit, të gjithë ata që humbën vendin e punës në periudhën prej 11 marsit deri më 30 prill, pavarësisht nëse ata nënshkruan largim me marrëveshje ose deklaratë personale, ose u pushuan nga punëdhënësi, do të jenë në situatë të marrin kompensim në para për dy muaj, tha zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanela Shkrijel. Gjatë paraqitjes së saj në “Utrinski Brifing” tek Sllobodna TV,…
Mosrespektimi i masave për mbrojtje është arsye për përhapjen e koronavirusit në fabrikën e tetë me rradhë të Shtipit, ku në dy ditët e fundit janë regjistruar tre raste pozitive, ndërsa dhjetëra punëtorë janë në izolim tregoi kontrolli i sotëm i epidemiologut nga Qendra për Shëndet Publik – Shtip. Drejtoresha e Qendrës për Shëndet Publik – Shtip, Marija Dimitrova thotë se sipas kontrollit arsye për përhapjen e virusit është mosmbajtja e maskave mbrojtëse nga ana e punëtorëve, si dhe grupimi i tyre gjatë kohës së pushimit, ndërsa me këtë rast edhe mosmbajtja e pajisjes mbrojtëse dhe mosmbajtja e distancës prej…
Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë, gjatë 24 orëve të fundit regjistroi pesë të infektuar të ri nga Kovid 19. Tre persona janë nga Kumanova, dy nga Likova. Sot është regjistruar edhe një pacientë i vdekur nga komuna e Likovës. “Pozitiv nga Likova janë dy punonjës shëndetësor, një infermiere nga reparti i infektologjisë nga spitali i përgjithshëm dhe një laborant në Shtëpinë e shëndetit Kumanovë”, deklaroi drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, doktor Arif Latifi. Janë regjistruar edhe 23 persona të shëruar nga të cilët tetë janë nga Kumanova, 15 nga Likova. Sot, sipas të dhënave të institucionit të Shëndetit Publik…

