Author: Hamdi Kumanova

Për tri ditë, gjegjësisht nga 19 qershori në vendin tonë do të arrijnë ekipi vëzhgues i OSBE-ODIHR, e cila do të jetë e gatshme që nga 22 qershori, deklaroi për AIM-në zëdhënësja e OSBE-ODIHR, Katja Andursh. Ajo tha se ODIHR do të shpërndajë mision special vlerësues për zgjedhje në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Misioni përbëhet nga shtatë ekspert, të cilët do vendosen në Shkup, nga ku do të vëzhgojnë të gjithë procesin zgjedhor. “Misioni me vëmendje do të vlerësojë se sa zgjedhjet mbahen në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardeve të tjera ndërkombëtare për zgjedhje…

Lexo më Shumë

Shumë mediume sllovene informuan për marrëveshjen mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së rreth datës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana. Internet portali i Televizionit shtetëror Sllovenia (RTV) në tekstin me titull “Në Maqedoninë e Veriut ende numër i madh i të infektuarve të rinj – zgjedhje më 15 korrik”, shkruan për harmonizimin mes dy partive më të mëdha politike dhe konfirmimin e 15 korrikut si datë përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në lajm bëhet edhe kronologji për atë si ka ardhur deri në zgjedhje të parakohshme. “Kryeministri socialdemokrat Zoran Zaev dha dorëheqje në janar,…

Lexo më Shumë

Nuk ka të ndalur rritja e numrit të infektuarve me Covid-19. Gjatë 24 orëve të kaluara, nga 1173 teste, pozitiv me koronavirusin kanë dalë 134 qytetarë, ndërsa janë shënuar tetë të vdekur. Shkupi sërish kryeson me 97 të infektuar, Tetova 11, Kumanova 54, Reznja 7, Struga 3, Krusheva 2, Kërçova 2, Negotina 1, Kavadari 1, Velesi 1, Manastiri 1, Valandova 1, Sveti Nikolla 1 dhe Prilepi 1. Të shëruar në 24 orët e fundit janë 34 persona.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pas datës së publikuar për zgjedhje, u bëri apel të gjithë faktorëve politikë për zbatimin e të gjithë procesit zgjedhor pa rrezikuar shëndetin e qytetarëve. “Lidhur me datën e dakorduar për zgjedhje do të doja t’u dërgoj mesazh të gjitha partive dhe faktorëve politikë të cilët marrin pjesë në procesin zgjedhor. Kërkoj absolutisht të gjithë kandidatët, partitë, aktivistë, të cilët do të jenë pjesë e fushatës të jenë përgjegjës dhe t’i respektojnë, pa përjashtim, të gjitha protokollet për mbrojtje nga koronavirusi. Pasioni i betejës politike nuk duhet të mbizotërojë arsyen dhe në asnjë moment politika…

Lexo më Shumë

Nga kthimi i “TVSH-ja Ime” nga korriku 2019 deri në mars 2020, gjegjësisht për 9 muaj qytetarëve iu është kthyer 10.7 milion euro nga TVSH-ja, ku pjesa më e madhe e kthimit është bërë gjatë muajit janar-mars 2020, thekson ministrja Nina Angelovska. Kthimi i TVSH-së po rritet çdo tre mujor, që do të thotë se lufta kundër ekonomisë joformale po forcohet. Numri i qytetarëve që skanojnë llogaritë fiskale. Si kjo: * Për K3 2019, 155.664 qytetarë kanë marrë kthim të TVSH-së. * Për K4.2019, 188.135 qytetarë kanë marrë kthim të TVSH-së * dhe 231.716 qytetarë kanë marrë kthim të TVSH-së.…

Lexo më Shumë

16 ditë pasi u morr vesh se janë pozitiv me COVID-19, nënkryetari i LSDM-së, deputeti Muhamed Zekiri, përmes Facebookut ka njoftuar se ai, bashëshortja me vajza tremuajshe janë shëndosh e mirë dhe se tanimë nuk janë të shtruar në Klinikën Infektive por gjenden në shtëpi. “Nga zemra dua të faleminderoj veç e veç secilin prej Jush që ishit bashkë me ne në kohën më të vështirë. Jeni familja jonë e dytë. Faleminderim i veçantë për mjekët dhe personelin e klinikës së infektologjisë. Për ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë gjithëçka për ne: dr.Ilirin, dr.Milena, dr.Fadilin, dr.Ana stafin tjetër…

Lexo më Shumë

“Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike. Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e mia. Kontributi…

Lexo më Shumë

Votimi në zgjedhjet kuvendare të 15 korrikut do të zhvillohet në tre ditë, ndërsa dita e zgjedhjeve do të zgjasë prej orës 07 deri 21. Sipas dekretit me fuqi ligjore që e miratoi Qeveria, më 13 korrik do të votojnë personat që janë në izolim shtëpiak ose të infektuar nga coronavirusi, ndërsa më 14 korrik do të votojnë personat e pafuqishëm, të sëmurët kronik dhe personat tjerë të cilët sipas Kodit Zgjedhor votojnë një ditë para zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në komunat që votojnë këto persona, varësisht nga numri i tyre, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të formojë një ose…

Lexo më Shumë

E përshëndes marrëveshjen midis dy partive kryesore politike në Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e zgjedhjeve më 15 korrik, shkroi në Tuiter eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinje, Oliver Varheji. “Sinjal i rëndësishëm për vendin, qytetarët e tij dhe rrugën drejt BE-së, kjo marrëveshje e trason rrugën drejt zgjedhjeve të lira, korrekte dhe inkluzive nga OSBE/ODIHR”, shkroi Varheji në profilin e tij në Tuiter. Paraprakisht sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së u dakorduan zgjedhjet të jenë më 15 korrik të këtij viti.

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi pas mbledhjes së sotme të Shtabit të Krizave informoi se transporti publik tani mund të vazhdojë, i cili u ndalua më 21 prill për ta parandaluar përhapjen e Kovid -19. Ajo si bazë të kësaj mundësie e përmendi heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe, prandaj, nuk vlen kjo ndalesë. “Lidhur me ndalesën e transportit ndërkombëtar të organizuar në komunën e Tetovës dhe komunat përreth, dëshirojmë ta informojmë publikun që ne si Shtab Komunal i Krizave vlerësuam se ndalesa që është miratuar në fillim të gjendjes së jashtëzakonshme, tani me përfundimin e gjendjes së…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani duke dashur që ta paraqes një vjetorin nga vizita e Papa Francisko në Shkup, në profilin e tij në tuitter ka publikuar një fotografi duke u përshëndetur me papën, transmeton Almakos. Dhe kjo gjë do të ishte në rregull deri në momentin e gjetjes së fotografisë origjinale ku shikohet se Bujar Osmani nuk ka qenë vet në fotografi derisa e ka përshëndetur Papën. Dukshëm zëvendës kryeministri ka intervenuar në fotografinë origjinale dhe i ka fshirë të gjithë njerëzit rreth tij, që të duket se është duke u përshëndetur vet me Papën. Nuk duhet që të jeni…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë një gafë në lidhje me masën ekonomike, për të promovuar turizmin vendor, pas përhapjes së Covid-19. Ata vendosën që të promovojnë pushimet në vend, me një fotografi të Simon Migaj, e cila është realizuar në Gjermani. Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, Ministria e Ekonomisë e cila është përgjegjëse për këtë masë, ka vendosur ta ndryshojë fotografinë dhe të deklarohet në lidhje me këtë lëshim, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata thonë se fotografia e cila ka qenë fillimisht, edhe pse nuk ka qenë në Maqedoni, e kanë përdorur me të gjitha të drejtat…

Lexo më Shumë