Author: Hamdi Kumanova

Me 14.06.2020 në ora 15.40, nga zyrtarët policor të SPB Shkup në rrugën “Sreqko Puzhalka”, gjatë kontrollit te B.N.(18) nga fshati Haracinë, është gjetur thikë për cmontim, transmeton Almakos. Ai është arrestuar, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas Ligjit për armë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 14.06.2020 në ora 20.50, zyrtarët policor nga SPB Shkup në rrugën “Buteli “ e kanë arrestuar M.N.(26) nga Shkupi, ku gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 15.06.2020 në ora 00.30 nga zyrtarët policor të SPB Shkup në bulevardin “ Aradhat partizane “, është arrestuar një 17 vjecar nga Shkupi, ku gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë dhe thikë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Çmimi i derivateve të naftës prej sonte në mesnatë rritet për një deri 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,98 për qind. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinave EUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 denarë për litër dhe do të arrijë 59,5 denarë. Benzina EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1), shtrenjtohen për një denarë për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-98 arrin 61,5 denarë, EURODIZEL (DE V) do të shitet për 51…

Lexo më Shumë

LSDM sot do të dalë me qëndrim për propozimin e VMRO-DPMNE-së që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në mes të korrikut. Kryeministri Oliver Spasovski duke qenë mysafir në “Utrinski brifing” të televizionit Slobodna TV , deklaroi se udhëheqësia e LSDM-së dje ka pasur mbledhje, ajo do të vazhdojë edhe sot, dhe se gjatë ditës duhet të dilet me qëndrim për procesin zgjedhor prejse dje lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se për to termini i parë i pranueshëm është mesi i korrikut. “Është mirë të kemi konsensus për pjesëmarrje në procesin politik. Biseduam në parti, për të gjithë ne…

Lexo më Shumë

Koronavirusi Kovid19 tashmë nuk ka lënë pa prekur edhe Armatën e Maqedonisë së Veriut. Sipas portalit Mkd, në shtabin e përgjithshëm është infektuar general – majori Azim Nuredini. Ai ka rezultuar pozitiv në testin e kryer dhe se përveç tij, pozitiv ka dalur edhe një anëtar i kabinetit të tij. Pas kësaj, është urdhëruar izolimi i shumë pjesëtarëve të tjerë dhe personave që kanë pasur kontakte me të infektuarit, njoftuan nga ARMV, përcjell INA. Nga shtabi i përgjithshëm theksuan se janë ndërmarrë të gjitha masat me izolimin e personave që kanë pasur kontakte, por është dezinfektuar edhe hapësira ku kanë…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas rregullores ligjore, duhet të vazhdohen veprimet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse zgjedhjet mbahen më 5 korrik, sipas afateve, sot duhet të fillojë fushata zgjedhore, përkatësisht 20 ditë para ditës së votimit. Qeveria tashmë u dha udhëzime institucioneve kompetente për vazhdim të procesit zgjedhor, i cili ishte ndërprerë për shkak të korona-krizës dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Të gjitha udhëzimet qeveritare parashikojnë përgatitje për zgjedhje më 5 korrik. LSDM-ja qeveritare dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe krahas takimeve të liderëve partiak, ende nuk mund të harmonizohen për datën e zgjedhjeve.

Lexo më Shumë

Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së sonte në orën 19:00, do të mbajë seancë, në të cilin udhëheqësia e partisë do të diskutojë për situatën aktuale politike në vend, për krizën shëndetësore, por edhe për aktivitetet e ardhshme të partisë. Nga partia opozitare nuk zbulojnë nëse liderët partiakë apo përfaqësuesit e partive diskutojnë për datën e zgjedhjeve. Për momentin, zyrtarisht VMRO-DPMNE mbetet në pozicionin e saj për zgjedhjet në mes të korrikut dhe praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, ndërsa LSDM-ja për zgjedhje më 5 korrik, për të cilat kanë filluar të rrjedhin afatet. Nga ana tjetër, KSHZ-ja nuk miratoi Kalendar për…

Lexo më Shumë

Në një shtëpi në fshatin Vaksincë të Kumanovës policia dje ka gjetur 51 emigrantë, mes të cilëve ka pasur edhe gjashtë adoleshentë. Siç është cituar në buletinin policor, dje në fshatin Vaksincë, nëpunësit policor gjatë bastisjes  në shtëpinë e T.Q.(59) kanë gjetur  51 emigrantë, prej të cilëve 38 nga Pakistani  dhe 13  nga Afganistani, mes të cilëve ka pasur edhe gjashtë adoleshentë. Policia e ka njoftuar prokurorinë  dhe punohet në zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Në krizën shëndetësore, mbi të gjitha, mbështeteshim ekskluzivisht në mendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, tha Kryeministri teknik Oliver Spasovski për “Utrinski Brifing”. Ai tha se institucionet po mbajnë nën kontroll situatën, por që secili individ kishte përgjegjësi të merrej me pandeminë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Institucionet vazhdojnë të funksionojnë, që do të thotë të ballafaqim me sukses me krizën, por secili nga ne duhet të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë në zbutjen e krizës. Të gjitha analizat sugjerojnë që duhet të ulim tendencën e rasteve të reja. Por kjo nuk do të thotë që masat shëndetësore për higjienë dhe…

Lexo më Shumë

Mënyra e vetme për ta mbrojtur shëndetin tonë, por edhe shëndetin e më të afërmve është përmes përmbajtjes së plotë të masave – përdorim të obligueshëm të maskës mbrojtëse në fytyrë, distancë fizike dhe pastrim të shpeshtë të duarve, porositi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Apelon që të gjithë t’i respektojnë ato rregulla që të mund ta tejkalojmë situatën me krizën shëndetësore të KOVID-19. “Respektimi i masave është çelësi në luftën kundër koronavirusit. Vetëm së bashku mund t’ia dalim në këtë betejë dhe vetëm së bashku mund ta parandalojmë përhapjen e virusit. Nga ne varet. Të jemi qytetarë të…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:30 minuta është denoncuar se në autostradën Shkup-Kumanovë, tek pika e pagesës Ramanovcë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti Reno Megan në pronësi të MPB-së dhe drejtuar nga një zyrtar policor dhe një makine të tipit Volkswagen pasat me targa të Tetovës , drejtuar një vozitës i panjohur. Pas aksidentit drejtuesi i makinës me targa të Tetovës është dhënë në arrati, ndërsa në makinën e tij janë hasur 8 migrantë nga Pakistani. Në vendngjarje kanë arritur menjëherë ekipe të SPB-Kumanovë dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë