Ndjejmë keqardhje që një subjekt politik i dalë nga lufta, e cila kishte synim barazinë dhe shtetformësinë e shqiptarëve, pas 18 viteve të përfundojë në “ëndrrën” për kryeministër. Postet janë simbolike, ndërsa përmbajtja është thelbësore. Para se ta bëjmë kryeministrin, duhet ta arrijmë barazinë që kryeministri të jetë simbolikë e barazisë se arritur dhe jo mashtrim për një pabarazi të vazhdueshme. Kur jemi te ëndrrat, ne duam që shqiptarët e Maqedonisë të jenë qytetarët që jetojnë më cilësi më të lartë të jetës në Ballkan dhe pse jo në Europë, duam të ndërtojmë universitete prej të cilave do të burojë…
Author: Hamdi Kumanova
Shumë lagje në Tetovë kanë problem me rrjetin e kanalizimit fekal dhe atmosferik. Reshjet e shiut gjithnjë shkaktojnë telashe të kësaj natyre në disa zona, kryesisht në rrugët dytësore. Problem i kësaj natyre është paraqitur në lagjen Reçicë e vogël në rrugën 166 që ndodhet afër dy universiteteve të Tetovës. Me këtë rast janë vërejtur shumë qytetarë të cilët kanë dalë për të shmangur përmbytjet nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa edhe rruga është vërshuar me ujë dhe ka qenë pothuajse e pakalueshme. Banorët e kësaj lagje janë shprehur se duhet që komuna të merr masa për të rregulluar rrjetin e…
Vetëm 3 javë përpara katër vjetorit të vdekjes së Almir Aliut, Gjykata e Apelit ka marrë vendim për lëndën. Sipas burimeve të Portalb.mk, Apeli ia ka ulur dënimin prej 6 në 4 vjet burg, Boban Iliqit, personit i cili e shkeli për vdekje vogëlushin 4-vjeçar nga Kumanova, me automjetin e tij. Gjithashtu, Apeli i ka rikonfirmuar dënimet me burg për familjarët e Almirit, në këtë rast, babai i vogëlushit Sadat Aliu do të duhet të qëndrojë në burg 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu nga 9 muaj. Lënda thuajse 6 muaj ka fjetur në sirtarët e Gjykatës së…
Komisari Evropian për Zgjerim, Oliver Varheji deklaroi se Ballkani Perëndimor është një sfidë e madhe dhe një përparësi e madhe për Bashkimin Evropian dhe vlerësoi se Komisioni Evropian ka arritur përsëri të vendosë kredibilitet të Unionit në rajon. Ai tha në një video – intervistë për organizatën amerikane “Advokasi enivear” (Advocacy Anywhere) theksoi se KE ka punuar shumë dhe ka arritur të krijojë një prani të fortë të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Varheji paralajmëroi se BE po planifikon në vjeshtë një plan investimi ekonomik dhe zhvillimi për Ballkanin Perëndimor. “Qëllimi është që Ballkani Perëndimor të jetë më i lidhur me…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Damjan Mançevski bëri thirrje që pande(MEDIAL) me koronavirusin të lihet jashtë përplasjeve politike. Ndarjet, lajmet e rreme dhe përhapja e panikut, thotë ai, janë vetëm në dëmin tonë. “Askush nuk do të fitojë asgjë na kjo. Lufta jonë është me virusin KOVID-19, dhe vetëm duke iu përmbajtur masave mund ta zvogëlojmë numrin e personave pozitivë, pavarësisht se në cilin institucion punojnë. Virusi korona nuk i zgjedh njerëzit nëse ata punojnë në administratën publike apo në sektorin privat. Në normalen e re për të cilën po përgatitet e gjithë bota, ne duhet të jemi…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 63-të në lidhje me parandalimin e futjes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19, solli konkluzione që të vendosen kontrolle dhe monitorim të përforcuara në zonat nën shënjestër të qytetit të Shkupit dhe komunat në qytetin e Shkupit, më pas në komunat përreth Shkupit si Haraçina, Studenipani, Ilindeni, Petroveci dhe Zelenikova, si dhe në komunat e Kumanovës, Likovës, Shtipit dhe Karbincit, Tetovës dhe komunat e Tetovës Bogovinës, Bërvenicës, Tearcës, Zhelinës dhe Jegunovcit, ku është regjistruar numër më i madh i qytetarëve që janë infektuar. Në pajtim me këtë konkluzion,…
Drejtoresha e Klinikës universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, Milena Stevanoviq deklaroi se për momentin në Klinikë nuk ka asnjë pacientë të kycur në respirator. “Në këtë moment në Klinikën për sëmundje infektive janë hospitalizuar 75 pacientë, nuk kanë pacientë në respiratorë, kanë dy pacientë të cilët shfrytëzojnë aparat, por jo respiratorë në kuptim të intubimit invaziv. Tani kem pacientë pa simptoma serioze dhe të cilët nuk ka nevojë të hospitalizohen. Kjo është një e mirë”, është shprehur ajo në emisionin Top Tema në televizionin Telma. Ajo potencoi se ka kapacitet të madh në spitalin e ri, i cili…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme vendosi që të mos ketë orë policore. Në vend të kësaj, qeveri obligoi MPB-në dhe inspektorët të kryejnë kontrolle të përforcuara në zonat me numër më të madh të të infektuarve nga coronavirusi. Kontroll të përforcuar pritet të ketë në komunat e Shkupit dhe komunat përreth siç janë Haraçinë, Ilindeni, Petroveci dhe Zelenikova ndërsa e njëjta vlen për Kumanovën, Tetovën dhe Shtipit dhe komunat përreth, ku ka numër të madh të të infektuarve me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në këtë drejtim, Qeeveria e obligoi MPN-në, Këshillin e Inspektorëve dhe Policinë Financare…
Kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se shteti ka investuar një miliardë euro në infrastrukturë rrugore dhe ka realizuar projekte të rëndësishme. “Trashëguam shtet të shkatërruar në të cilin u shpenzuan para për përmendore, përderisa rrugët, spitalet, kopshtet dhe shkollat na shkatërroheshin. Ne kemi qasje sportive”, shkruan Spasovski. “Janë investuar një miliardë euro në infrastrukturë rrugore, ka përfunduar 80 për qind nga gazifikimi primar dhe sekondar. Po ndërtojmë 260 kilometra autostrada, 300 kilometra rrugë të shpejta, 900 kilometra rrugë lokale. Rehabilituam mbi 1500 kilometra drejtime rrugore. I përmirësuam kushtet në 28 institucione publike-shëndetësore dhe 43 objekte…
Gjermania do të hap kufijt dhe do të heq ndalesat më 15 qershor për qytetarët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, Britanisë së Madhe, Islandës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Zvicrës. Por kësaj dite nuk do t’i gëzohen qytetarët që nuk janë nga vendet e BE-së, ka bërë të ditur një burim nga Qeveria gjermane. Për të gjithë vendet joanëtare kufijt gjerman do të jenë të hapur më 31 gusht, pasi që deri atëherë planifikohet të ketë ndalesë, si metodë për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit. Sipas një raporti të përcjellur nga “Rojters”, Qeveria Gjermane pritet që nesër të konfirmojë këtë…
Kryeministri teknik dhe nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në ‘Facebook’ kritikooi Qeverinë e mëhershme që udhëhiqej nga PBRM-PDUKM-së. Sipas tij, partia e tij ka një qasje ndryshe ndaj shtetit dhe qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni. “Trashëguam shtet të rrënuar ku shpenzoheshin para për përmendore ndërsa kishim rrugë, spitali, çerdhe dhe shkolla që ishin në rrënim”, shkruan Spasovski. Ai shton se partia e tij ka qasje të ndryshme dhe se gjatë qeverisjes së tyre janë investuar 1 miliardë euro në infrastrukturë rrugore, ka përfunduar 80% e gazifikimin primar dhe sekondar, janë ndërtuar 260 kilometra rrugë dhe 300 kilometra rrugë ekspres bashkë me…
Me ftesë të homologut të tij, ministrit serb Ivica Daçiq, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot do të realizojë vizitë pune në Republikën e Serbisë. Siç kumtoi MPJ, kjo është vizita e parë e punës së ministrit të Punëve të Jashtme jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë, si shenjë e zhvillimit të mëtejshëm të dialogut miqësor dhe bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje. Në takim, është paraparë që ministrat të shkëmbejnë mendime mbi gjendjen aktuale në marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks thellimin e bashkëpunimit ekonomik.…

