Author: Hamdi Kumanova

Numri i të diagnostifikuarve me coronavirus në Maqedoni shënon rënie. Gjatë ditës së djeshme u regjistruar 88 raste të reja, pardje 127 raste, kurse një dit para kësaj 111 raste. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vend që nga fillimi i epidemisë është 3.239, kurse numri i pacientëve të shëruar është 1.659, numri i personave të vdekur 157. Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 1.424 raste aktive me coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni. Pjesa më e madhe e pacientëve e të diagnostifikuarve janë nga Shkupi 1.373, ndërsa numri i rasteve aktive është 760, më pas vjen Kumanova me 568 të…

Lexo më Shumë

Sot përfundon viti shkollor 2019/2020. Të dashur nxënës, kisha dashur që këtë vit shkollor, sikurse vitet e kaluara ta përfundoni në bankat shkollore, të buzëqeshur bashkë me shokët e shoqet tuaja! Por, ja që ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duam dhe planifikojmë. Ne, të detyruar nga kriza me COVID-19, e që është ende prezent tek ne, u detyruam të ndërpresim mësimin nga mesi i muajit mars të këtij viti, por menjëherë filluam të zhvillojmë mësimin nga distanca përmes platformave të ndryshme onlajn si dhe njëherësh krijuam edhe programin edukativo-arsimor “TV-KLASA” e që u realizua me sukses. Pavarësisht se mësimin në…

Lexo më Shumë

Ministria e punëve të brendshme raportoi se gjatë orës policore në fundjavë është kryer vjedhje në objektin e komunës së Haraçinës, transmeton Portalb.mk. “Më 8 qershor në ora 08:00, sekretari i komunës së Haraçinës paraqiti se në periudhën prej orës 16:00 më 04.06.2020 deri në ora 08:00 më 08.06.2020 persona të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në komunën e Haraçinës”, raportojnë nga MPB-ja. Policia raportoi se do të marrë informata shtesë nga personat përgjegjës në komunë. Ndryshe, në komunën e Haraçinës, sikurse edhe në komunat tjera të Shkupit në fundjavë ka pasur orë policore, e cila ka filluar prej…

Lexo më Shumë

Qeveria ka udhëzuar Ministrinë e Brendshme dhe inspektorët të kryejnë kontrolle të intensifikuara në zonat me një numër të madh të pacientëve të rinj nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në seancën e sotme të 63-të lidhur me parandalimin e futjes dhe përhapjes së coronavirusit COVID-19, Qeveria konkludoi se kontrollet dhe monitorimet e intensifikuara duhet të futen në zonat e shënjestruara të Qytetit të Shkupit dhe komunat e Shkupit, pastaj në komunat përreth Shkupit të Haraçinës, Studeniçanit, Ilindenit, Petrovecit dhe Zhelenikovës, si dhe në komunat e Kumanovës, Likovës, Shtipit dhe Karbincit, komunave të Tetovës, Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunoc, ku…

Lexo më Shumë

Mickoski së pari le t’i mësojë protokollet për mbrojtje nga koronavirusi, ndërsa pastaj le të aktrojë brengë për ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve. Hipokrizia, shqetësimi i rrejshëm dhe papërgjegjësia e Hristijan Mickoskit nuk kanë fund. Në mesditë Mickoski është i brengosur për gjendjen me koronavirusin, ndërsa pasdite ndoshta shkon në fitnes ose në ndonjë pjesë të mbyllur të restoranit ku do t’i shkelë masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen nga përhapja e virusit, sikur që ka bërë deri tani. Në mesditë Mickoski gjoja brengoset për gjendjen ekonomike, ndërsa ministrja e tij plotësuese në Qeveri, Gordana Dimitrieska Koçoska ka bllokuar…

Lexo më Shumë

Rezultate katastrofike në ekonomi, rënie e eksportit për 60 përqind, pakot për mbështetje duhet të vlejnë për muajin korrik dhe gusht. Kështu ka deklaruar numri një i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, në një prononcim të tij, duke nënvizuar se krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar, prilli i këtij viti paraqet rënie për gjashtëdhjetë përqind të eksportit. . Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së “Por treguesi i dytë që është gjithashtu shqetësues dhe që mund të ndodhë për herë të parë brenda disa viteve është rënia, rënia dramatike e eksporteve në katër muajt e parë të vitit, dhe pjesa më…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar testimi masiv i punëtorëve të tekstilit në shtatë konfeksionet e Shtipit, tani priten edhe rezultatet nga tamponet e fundit të marra, informojnë kompetentët nga Qendra për Shëndet Publik-Shtip. Deri më tani nga rezultatet e marra nuk ka konfeksion në të cilin nuk është zbuluar nga ndonjë rast pozitiv të Kovid-19, jo vetëm nga Shtipi, por edhe banorë të Karbincit, Probishtipit dhe Çeshinovë-Obleshevë, të cilët janë të punësuar në këto konfeksione. Analiza më të hollësishme nga skriningu pritet të prezantohen gjatë ditës së nesërme. Përndryshe dihen pesë klasterë të të infektuarve në Shtip, ndërsa më i madh është klasteri…

Lexo më Shumë

Qendra për shëndet publik Kumanovë në 24 orët e fundit ka regjistruar 12 të infektuar të rinj me Kovid-19, nga të cilët 11 janë nga fshati Mateç rajoni i Likovës, ndërsa një është nga Kumanova, informoi sot drejtori i Qendrës për shëndet publik Kumanovë, Arif Latifi. Ai theksoi se një pacient i moshës 74 vjeçare nga Kumanova ka ndërruar jetë në Klinikën universitare për kardiokirurgji në Shkup. Të infektuarit e rinj nga Mateçi janë nga klateri i njohur, familja më e gjerë, sqaroi mjeku Latifi dhe shtoi se mes tyre ka edhe katër fëmijë të moshës prej 10, 12, 15…

Lexo më Shumë

Në rajonin e SPB Kërçovë në 24 orët e fundit nëpunësit policorë kanë konstatuar 39 kundërvajtje për mosmbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë, për çka janë dhënë urdhërpagesa kundërvajtëse për shkelje të bërë sipas nenit 6 paragrafi 1 nga Dekreti për fuqi ligjore për mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë për shkak të parandalimit të përhapjes së Kovid-19, informon zëdhënësi Stefan Dimoski. Ai shtoi se në rajonin e SPB Kërçovë, për momentin në izolim janë 22 persona, ndërsa në vetizolim janë regjistruar gjithsej 14 persona.

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve me coronavirus në Çair për këto dy ditë është 40. Në Karposh kemi 17 pacientë me coronavirus gjatë këtyre dy ditëve, ndërsa në Komunën Qendër 14, njofton Telegrafi Maqedoni. Në Kisella Vodë për dy ditë ka tetë raste me coronavirus njëlloj si në Aerodrom. Në Saraj ka tre raste të reja, në Gazi Babë 5, në Shuto Orizare 9 raste të reja, ndërsa në Haraçinë numri mbetet i njëjtë, 23. Për vetëm dy ditë, komunat në Shkup kanë 102 raste të reja aktive me coronavirus. Para dy ditësh numri…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon sjelljen e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, për statusin e postuar në profilin e tij në Tëitter, ku ai akuzoi TV 21 se po shërbente si platformë propagandistike e BDI-së duke përdorur fondet e Bashkimit Evropian. Ky mesazh nga Sela erdhi pasi në emisionin EU Click, i cili është i përgatitur në kuadër të projektit Nordika, ishin të ftuar Bujar Osmani si Koordinator kombëtar për menaxhim me ndihmën e huaj në vend dhe Visar Ganiu, Kryetar i komunës së Çairit i cili më herët ishte pozitiv në testin për Kovid-19, thuhet në…

Lexo më Shumë

Partitë politike nuk e konfirmojnë 12 korrikun si datë të mundshme për zgjedhjet e parakohshme, në rast se dështon 5 korriku. Ata presin nismën për takim tjetër te Presidenti Stevo Pendarovski, brenda javës. Sipas LSDM-së, data varet nga zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme. Zgjedhjet do të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Në rast se gjendja e jashtëzakonshme nuk do të vazhdojë, dita e zgjedhjeve është 5 korriku.”-tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së . Sipas VMRO-DPMNE-së, s’është koha e duhur të flitet për zgjedhje. Momentalisht nuk ka kanal komunikimi. Është çmenduri, kur kemi numra tre-shifrorë të të…

Lexo më Shumë