Author: Hamdi Kumanova

Mbajtja e detyrueshme e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike, dezinfektimi i shpeshtë i duarve dhe ventilimi i ambienteve, janë pjesë e rregullave që duhet të respektohen në të gjithë procesin zgjedhor dhe në ditën e zgjedhjeve, të cilat, duke pasur parasysh mbarimin gjendjen e jashtëzakonshme, duhet të jenë më 5 korrik, por për të cilin nuk ka pëlqim nga opozita OBRM-PDUKM. Komisioni për Sëmundje Infektive publikoi protokoll për tërë procesin zgjedhor, që nga fillimi i procesit e deri në ditën e zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Protokolli u mbështet njëzëri nga të gjithë anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe…

Lexo më Shumë

Shtetasit e huaj mund të transitojnë nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut, por mund të qëndrojnë në vend maksimum pesë orë. Sipas protokollit të miratuar qeveritar, transiti i këtyre personave nënkupton hyrje në një vendkalim kufitar dhe dalje në tjetrin vendkalim kufitar me obligim që të mos dilet nga autostrada ose në rrugën lokale dhe ia të realizohet në kuadër të të paktën pesë orëve që konfirmohet me deklaratë të cilën shtetasit e huaj duhet ta plotësojnë në hyrje dhe ta dorëzojë në dalje të vendkalimit kufitar me qëllim që të kontrollohet kohëzgjatja e transitit. Shtetasit e huaj që transitojnë…

Lexo më Shumë

Numri i të infektuarve me koronavirus e tejkaloi kufirin psikologjik prej 4.000 të infektuarve bashkëqytetarë tanë. Në periudhën e fundit çdo ditë kemi prej 150 deri në 200 raste të reja të koronavirusit, ndërsa LSDM-ja ende mendon si me shpejtësi dhe në mënyrë kontrabanduese të organizojë zgjedhje. Dita e djeshme është dita më e zezë nga fillimi i pandemisë me 9 viktima pacientë. Shëndetësia në vend po bie, ndërsa pacientët nuk mund të vijnë në radhë për mjekim. Më shumë se e dukshme është se LSDM-ja nuk brengoset për shëndetin e qytetarëve. LSDM-ja dhe Zoran Zaev janë të gatshëm të…

Lexo më Shumë

Rasti i Almirit është rast i cili fatkeqësisht në çdo aspekt dëshmon pse nuk mund t’i besojmë sistemit tonë të drejtësisë dhe pse gjithmonë jemi të detyruar drejtësinë ta kërkojmë në instanca ndërkombëtare! Abuzimi shtetëror ndaj lëndës, i cili me çdo kusht shpëtoi kryerësin e veprës penale dëshmon për sistemin tonë të drejtësisë që nuk shërben për gjë tjetër veç se si mjet i pushtetit ekzekutiv. Nuk duhet të jesh ekspert i juridikut për të kuptuar se vepra në fjalë kishte të gjitha elementet për t’u gjykuar sipas kualifikimit të parë, pa pasur nevojë për rikualifikim! Drejtësia duhej të vihet…

Lexo më Shumë

Të shtunën përfundon gjendja e jashtëzakonshme, që nënkupton edhe vazhdimin e precesit zgjedhor, nëse gjendja e jashtëzakonshme nuk vazhdohet sërish. Në ndërkohë, partitë politike nuk kanë lëvizur në qëndrimet e tyre sa i takon dates së zgjedhjeve. Hendeku më i madh mbetet mes LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së. Partia e Zaevit konsideron se nuk ka nevojë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe se zgjedhjet duhet të mbahen më pesë korrik, ndëkaq, partia e Mickovskit kërkon që zgjedhjet të mbahen në fund të muajit gusht ose në fillim të shatorit. “Asnjë shtet demokratik nuk mund të lejojë që tëfunksionojë kaq gjatë…

Lexo më Shumë

Oliver Spasovski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi bisedë telefonike me homologun kanadez, Justin Trudeau diskutoi për pandeminë Covid-19, duke vlerësuar se për këtë pandemi duhet përgjigje globale, transmeton Portalb.mk. “Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që Kovid-19 është një sfidë globale, dhe është e nevojshme një përgjigje globale, deri te cila duhet te vihet me bashkëpunimin të afërm përmes bashkëpunimit të institucioneve shumëpalëshe”, raportojnë nga Qeveria e RMV-së. Spasovski e falënderoi shtetin Kanadez për kontributin e tyre ne menaxhimin e pandemisë në nivel global, dhe për ndihmën që ka pranuar RMV-ja nga Kanada në këtë sfidë. “Kryeministri i Qeverisë…

Lexo më Shumë

Sipas Qendrës për Shëndet Publik në Veles, në 24 orët e kaluara ka një të infektuar të ri me Kovid-19, ndërsa katër pacientë janë shëruar. Aktualisht, 27 persona janë raste aktive në qytet. Siç është informuan për MEDIAL-n, Dr. Vesna Nedellkovska-Nikollova, zëdhënëse e ISHP Spitalit të Përgjithshëm të Velesit, për trajtim në Njësinë e sëmundjeve infektive në Spitalin e Velesit, sot 11 pacientë janë pozitiv me Kovid-19. “Sot nga kjo Njësi janë shëruar katër pacientë si dhe u liruan për në shtëpi”, informon Dr. Nedellkovska-Nikollova.

Lexo më Shumë

Përveç eurointegrimeve, mini-schengenit dhe avancimit të bashkëpunimit dypalësh, temë kryesore në takimin e sotëm në mes Nikolla Dimitrovit dhe Ivica Daçiqit, ka qenë edhe lehtësimi i masave në të dy shtetet, si dhe hapja e kufijve. Dimitrov në konferencë për shtyp, pas takimit me Daçiqin, ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë fat që marrëdhëniet e tyre janë të forta dhe se përpjekjet e caktuara politike, nuk kanë arritur t’i dëmtojnë ato, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sa i përket hapjes së kufijve, Dimitrov tha se në konsultim me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, kanë plan që kah mesi i…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, ka anashkaluar sot në takim kryeshefin e vetëm shqiptar të Sektorëve për Punë të Brendshme në gjithë terrotorin e Maqedonisë. Amir Dalipi, kryeshef i SPB-në Tetovë, sektor ky që mbulon edhe stacionet tjera policore në Pollog, nuk ka pranuar ftesë nga ministri Çulev për takimin ku u diskutua për gjendjen lidhur me sigurinë e shëndetit në kohë të pandemisë, si dhe për implementimin e masave qeveritare lidhur me mbrojtjen nga virusi Covid-19. Burime të gazetës KOHA informojnë se në takim nuk është ftuar as shefi i Byrosë për Siguri Publike, Sashe Tasevski, i…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave më të reja statistikore nga Ministria e Shëndetësisë, sot është regjistruar rasti i dytë aktiv i infektuar me kovid-19 në komunën e Kërçovës. Burime nga shtabi i krizës të komunës së Kërçovës thonë se bëhet fjalë për një student 24 vjeçar i cili për momentin me familjen jeton në Shkup, ndërsa është testuar në spitalin privat “Zhan Mitrev” në Shkup. “Gjendja e tij e përgjithshme shëndetësore për momentin është stabile”, kumtuan nga shtabi i krizës pranë komunës së Kërçovës.

Lexo më Shumë

Sot ambasadori i Republikë së Bullgarisë në Shkup, Shkëlqesia e Tij, z. Angel Aleksandrov Angelov, ishte në vizitë në SHB “Logos-A”, ku u prit nga drejtori, dr. Adnan Ismaili. Me këtë rast drejtori Ismaili e njoftoi Ambasadorin Angellov për veprimtarinë botuese të Logosit, duke theksuar se Logos-A është ndër botuesit e paktë në vendin tonë dhe botuesit e rrallë shqiptar që ka botuar edhe në gjuhën bullgare. Ambasadori u interesua edhe për mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e përkthimit të letërsisë bullgare në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Në frymë të kësaj drejtori Ismaili e njoftoi mysafirin se tashmë…

Lexo më Shumë

Masa qeveritare 14.500, e cila ishte e vlefshme për muajin prill dhe maj, ekziston mundësia që ajo të jetë e vlefshme edhe për muajin qershor, sipas të njëjtave kritere. Propozim dekreti është përgatitur dhe duhet të shqyrtohet në seancën e sotme të qeverisë, njoftoi ministrja e Financave, Nina Angellovska sot në konferencë për shtyp. “Synimi i qeverisë është të ndihmojë biznesin dhe ekonominë. Ngjarjet, analizat dhe pritjet na japin të drejtën dhe hapësirën për të vlerësuar se ekziston mundësia që masa të vazhdoj edhe për një muaj shtesë, pra do të jetë e vlefshme për muajin qershor sipas të njëjtave…

Lexo më Shumë