Gjendja e katërt e jashtëzakonshme, e cila së fundmi është 14 ditë skadon të shtunën, më 14 qershor. Nëse nuk do të vazhdohet, ajo do të nënkuptojë se më 5 korrik do të duhet patjetër të mbahen zgjedhjet, por si problem paraqitet rritja e numrit të të infektuarve nga virusi korona, njofton Portalb.mk. Nga ana e Qeverisë theksojnë se tani për tani vlerësojnë se nuk ka nevojë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. “Qeveria për këto dhe tjera çështje lidhur me KOVID-19 do të mblidhet dhe do të vendos gjatë ditëve në vazhdim. Në pajtueshmëri me vlerësimet, për momentin nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Epidemiologët zbuluan një rast të ri me coronavirus në rajonin e Gostivarit. Nga pesë testimet e fundit, një person nga Komuna e Vrapçishtetit ka rezultuar pozitiv me coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni. Deri sot në këtë rajon ka 30 raste aktive. Sipas informacioneve të shtabit ndër-komunal të kriës, në Komunën e Gostivarit tani ka 14 raste, në Vrapçisht 13 dhe në Mavrovë 3. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili kryeson me shtabin sot do të takohet me kryetarët e komunave ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të disa institucioneve. Ai më herët e vlerësoi situatën si stabile…
Një person i moshës 21 vjeçare mbrëmë vonë në fshatin Saraj ka pësuar një aksident me motoçikletë dhe ka humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur pak para orës 23:00, kur motoçikleta të cilën e ngiste 21 vjeçari SH.O. nga fshati Paniçar është përplasur me një automobil të tipit Fiat Stilo me targa të Shkupit i drejtuar nga N.S. 43 vjeç nga fshati Saraj. Gjatë aksidentit motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda dhe menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku edhe ka ndërruar jetë.
Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar ministrin teknik për Punë të Brendshme Naqe Çulev, për veprimet e tij gjatë pandemisë. Nga LSDM thonë se ministri i VMRO-DPMNE-së e ka kërcënuar shëndetin e qytetarëve. “Hristijan Mickoski, Naqe Çulev dhe kuadri i VMRO-DPMNE-së me vetëdije e shkatërrojnë sistemin për mbrojtje nga coronavirusi dhe shkaktojnë përhapjen e tij. Gjithë opinioni ishte dëshmitarë për mosrespektimin e masave dhe mosveprimin e policisë së Çulevit”, thonë nga LSDM. Ata më tej thonë se për Çulevin më e rëndësishme është mbrojtja e shkeljeve të Mickoskit, se sa vendosja e rendit dhe respektimit të masave.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon që punëtorët e sëmurë nga koronavirusi , COVID-19, punëtorët të cilët janë në izolim apo në vetëizolim për shkak të ekspozimit ndaj COVID-19, t’u paguhet kompensim i rrogës për pushim mjekësor, përkatësisht kompensim për sëmundje profesionale në vlerë prej 100 për qind. “Gjatë periudhës së kaluar, jemi dëshmitarë[ se një numër i madh i punëtorëve, jo për faj të tyrin, ose janë të sëmurë nga COVID-19, ose janë në izolim apo vetëizolim për shkak të kontaktit me punëtor tjetër i cili ka qenë i ekspozuar ndaj sëmundjes ngjitëse, nëse në vend të punës…
Ministria e Ekonomisë i propozoi Qeverisë Programin me anë të së cilit subvencionohen ngjarjet të cilat do të organizohen në objektet hotelierike të kategorizuara në vend. Duke pasur parasysh faktin se pikërisht hotelierët janë ndër më të prekurit nga kriza e shkaktuar nga korona Ministria e Ekonomisë vlerëson se përmes këtij programi do të ndihmojë, dhe do të nxis aktivitete të ndërlidhura me trajnime, seminare, konferenca që do të organizohen në kapacitetet e kategorizuara hotelierike. “Masa parashikon të mbulojë 50% të harxhimeve, por jo më shumë se 30,000 denarë për aplikant për shpenzimet e organizimit të trajnimeve, seminareve, konferencave në…
Dy epidemiologë dhe dy teknikë të punësuar në Qendrën për Shëndet Publik-Shkup janë pozitiv me koronavirus. Drejtori i QSHP-së Arben Ziberi në konferencën për shtyp pasdite deklaroi se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, në shërim shtëpiak prej ku i kryejnë obligimet e tyre të punës. “Epidemilogët tanë prej në shtëpi me telefon bëjnë anketa”, deklaroi Ziberi, i cili shtoi se të gjithë epidemiologët tjerë në Qendrën për Shëndet Publik janë testuar dhe janë negativ. “I pyetur për atë se në cilat institucione dhe kompani janë kryer testime të të punësuarve, Ziberi tha se janë testuar edhe të punësuarit…
Për dhjetë ditë do të shihet nëse fluksi i vizitorëve në Ohër gjatë fundjavës së kaluar do të rezultojë me rritjen e numrit të testimeve dhe të infektuarve nga coronavirusi. Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Ohër, Sashko Toçkov për “a1on”, thotë se numri i testimeve është dyfishuar nga fundi muajit maj, me zbutjen e masave. Sipas tij, për momentin në Ohër nuk ka klaster, ndërsa të gjithë të infektuarit e rinj janë raste individuale, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sjellja e papërgjegjshme e individëve në Ohër, ka rezultuar me rritjen e numrit të të infektuarve. Kah fundi i muajit maj,…
Dëshira e Zaevit për pushtet u kushton qytetarëve shëndet. Numri ditor treshifror i personave të rinj të infektuar nga Kovid-19 e konfirmojnë paaftësinë e LSDM-së. Numri që e tejkaloi 3.150 të infektuar është katastrofal. Në një situatë të tillë, është anormale që LSDM-ja dhe Zaev të flasin për zgjedhjet më 5 korrik. Në listën e “Forbs”, jemi renditur në vendin e 103-të në botë, gjegjësisht jemi në grupin e vendeve të pasigurta sa i përket ballafaqimit me epideminë. Por për fat të keq, kjo nuk është e mjaftueshme që LSDM-ja të heqë dorë nga ideja e mbajtjes së zgjedhjeve të…
Një tërmet me magnitudë prej 4.78 ballë të Rihterit është regjistruar sot në orën 17:32 në Shqipëri. Tërmeti poashtu është ndjerë në Maqedoni. Epiqendra e tërmetit është në qytetin e Durrësit, dhe ka qenë në thellësi prej 6 kilometra.
Në vend të ndalimit, policia e Çulevit me mosveprimin e tyre ka nxitur shkeljet e orës policore, akuzojnë nga LSDM. “Këshilltari i Çulevit publikisht pranoi se bashkë me Hristijan Mickovskin kanë shkelur masat për mbrotje nga virusi korona. Nëse Mickovski nuk i ka ditur protokollet, atëherë Lubço Andonovski i ka ditur të njejtat dhe në vend që ta paralajmërojë Mickovskin,ai e ka shoqëruar atë dhe me vetëdije ka shkelur rregullat. Sjellja e tillë paraqet rrezik për shëndetin publik,siç paraqet rrezik mospuna e Naqe Çulevit. Gjatë fundjavës edhe mediat dëshmuan shkelje masive të orës policore dhe ndalesës për lëvizje. Saraji, Aerodromi,…
Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi në konferencën e sotme për shtyp theksoi se për momentin në Shkup ka 659 raste aktive. Ai tha se në Çair ka 169 raste, Butell 63, Gazi Babë 61, Aerodrom 57, Saraj 56, Karposh 45, Kisella Vodë 35, Haraçinë 23, Studeniçan 19, Ilinden 18, Gjorçe Petrov 20, Shuto Orizare 17, Petrovec 6, Çuçer Sandevë 3 dhe Sopishte dy raste aktive, njofton Telegrafi Maqedoni. Gjatë 24 orëve të fundit nga 702 testime për coronavirus, 127 raste kanë rezultuar raste pozitive. Prej tyre 67 janë nga Shkupi./Telegrafi/

