Sezoni turistik, temperaturat e larta, vikendet dhe festat janë arsyet të cilat ndikojnë që qytetarët të braktisin ambientet urbane dhe të dalin për të shijuar natyrën e bukur dhe pjesët turistike që i ka vendi ynë. Ekipi i televizionit SHENJA, vizitoi dy pika mjaft të frekuentara, Matkën dhe Parkun e Sarajit, që në të dy pjesët vëreheshin njerëzit duke u relaksuar bashkë me famijarët e tyre. Ata thanë se aktivitetet e tilla ditore i bëjnë të ndihen më mirë dhe më freskët gjatë ditëve të ngrohta.
QYTETAR
“Shumë mire kemi kalu, ka qenë Bajram kemi pritur mysafirë, kemi shku të bëjmë Bajram me familajrët, sot kemi dal në park sepse për fëmijët është më mire se në shtëpi është ambienti I mbyllur, kështu më mirë natyra dhe ka vend plot. Sa për pastërti nuk më pëlqejti se shumë mbeturina, e kjo keq është për fëmijët” .
QYTETAR
“Jam këtu që të shëtis pak, është shumë freskët dhe ajri më i pastërt, nuk kam qenë kohë të gjatë këtu, më heret vija shumë shpesh sepse vërtet është vend I bukur” .
Qytetarët thonë se përkundër asaj që është mirë të dilet ngë natyrë nga ana tjetër duhet t’i kushtohet rëndësi edhe mjedisit, të mos hudhen mbeturinat të jetë vendi më i pastër dhe të ngritet vetëdija njerëzore, ata shtojnë se edhe rruga është një faktor kyq i cili shkakton pakënaqësi tek vizitorët, sipas tyre duhet të investohet më shumë në këtë pjesë.
QYTETAR
“Arsyeja që kemi ardh këtu është që të largohemi pak nga qyteti për shkak të ngrohtit, këtu është edhe më freskët, kemi qenë në Ohër, kishte shumë njerëz edhe këtu njejt ka shumë njerëz. Mund më shumë t’i kushtojnë rëndësi pjesës së higjienës, ja pikërisht tani ishim duke biseduar duhet të mblidhen mbeturinat, të ngritet pak vetëdija tek populli, kjo është më e rëndësishme, përndryshe është mire që të gjithë të dalin në natyrë” .
QYTETAR
“Dolëm pak në ajër të pastërt të shëtisim dhe ta shfrytëzojmë kohën me diell, ujin ajrin dhe natyrën e bukur. Këtu është shumë mirë, por kam vetëm një këshillë, vendi është I bukur, turistik dhe vizitohet nga shumë njerëz por rruga I mungon, duhet të punohet në rregullimin e infrastrukturës” .
Përndryshe vikendi i zgjatur për shkak të festave, bëri që pjesët turistike të vendit tonë të mbushen me shumë vizitorë.



