Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se sot, me fillim në orën 15:00, do të mbajë mbledhje, njofton Portalb.mk. “Me konkluzionet e mbledhjes do t’u njoftojmë me kumtesë pas përfundimit të saj”, thonë nga Qeveria. Në mbledhje do të diskutohet në lidhje me masat restriktive për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona. Jozyrtarisht mësohet se, Komisioni për Sëmundje Infektive do t’i propozojë Qeverisë që të rikthehet ora policore, por nga ora 22:00 deri në 05:00, në vendet ku ka më shumë raste aktive me Covid-19, si Shkupi, Tetova, Shtipi dhe Kumanova, ndërsa për pjesën tjetër të shtetit, nuk rekomandohet restriksione…
Author: Hamdi Kumanova
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), sot dërgoi apel që të mos favorizohen mediat gjatë shpërndarjes së informatave në lidhje me numrin e të infektuarve me Kovid-19. “Për shkak të shfaqjes së informatave jo të verifikuara dhe jo të plota, lidhur me numrin e të prekurve me Kovid-19 në vend, kujtojmë se në situatë të tillë, informimi i saktë dhe në kohë i qytetarëve është prioritet kryesor dhe thelbësor për interesin publik. Po ashtu, ekziston praktikë e institucioneve shëndetësore kompetente të favorizojnë media të caktuara dhe ato janë të parat që marrin informacione në lidhje me koronavirusin. Agjencia…
Karburantet prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një deri 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,23 për qind. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EURODISEL (D-E V) rriten për një denarë për litër dhe do të arrijnë 58, gjegjësisht 50 denarë. Çmimet e benzinës EUROSUPER BS-98 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) por rriten për 1,5 denarë për litër dhe do të shiten për 60,5 dhe për 39 denarë.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot kumtoi se nëse ekzistojnë mundësi financiare, Qeveria do ta vazhdojë masën me të cilën kompanive u paguhen nga 14.500 denarë për mbështetje për çdo të punësuar. Gjatë fundjavës është mbajtur takim me odat, në të cilin, siç tha, janë shqyrtuar të gjitha propozimet e tyre. “Gjatë fundjavës kemi pasur takim, janë duke u shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe kërkesat e odave njëra prej të cilave është të vazhdohet mbështetja prej 14.500 denarë. Disa vlerësojnë se kjo do të jetë një muaj, disa dy. Po bëhen analiza edhe për mundësitë në kuadër të programit KOVID-19.…
Rast mashtrimi dhe korrupsioni prej 2.2 milionë eurove nga mjetet e programit arsimor “Erasmuus plus” të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, e cila është organizuar dhe zbatuar nga vitit 2016-të deri në vitin 2019-të, zbuloi sot në konferencë për shtyp, Lidija Dimova, drejtoreshë e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, njofton Portalb.mk. “Pika qendrore e skemës janë disa persona juridik të cilët veprojnë si shoqatë kriminale”, tha Dimova, e cila ka vepruar në mënyrë që fillimisht u ka afruar të gjithë shfrytëzuesve potencial të programit “Erasmus plus”, të cilët und të jenë të gjithë institucionet, si çerdhet,…
Duket sikur është i qartë Dekreti më i ri i Qeverisë për ngrirjen e aktiviteteve zgjedhore të UCM-së deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme në shtet. Gjatë ditës presim që komisioni zgjedhor pranë UCM t’i ndalojë dhe shtyjë të gjitha aktivitetet e veta, me çka nuk do ta rrezikonin shëndetin e një numri të madh të anëtarëve tanë, si dhe të punësuarve të tjerë në UCM, kumtoi Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK). Në të kundërtën, siç thekson Sindikata, do të kenë dyshim të bazuar se është kryer vepër penale ndaj shëndetit dhe sigurisë së njerëzve,…
Nuk ka të lënduar në zjarrin që ka shpërthyer sot në mëngjes rreth orës 9 në një automjet në lëvizje në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup. “Sot në mëngjes në orën 8 e 55 minuta në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup një automjet në lëvizje i tipit ‘mercedes’ është përfshirë nga zjarri. Automjeti është në pronë të një firme nga Tetova , ndërsa nga zjarri për fat të mirë nuk ka të lënduar. Është dëmtuar pjesa e përparme e automjetit”, informoi policia e Tetovës. Për shuarjen e zjarrit kanë intervenuar edhe pjesëtarë të njësisë territoriale zjarrfikëse…
Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) në periudhën e ardhshme do të kërkojë ta përcaktojë edhe çmimin përfundimtar të ujit për shërbimet publike, paralajmëroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski. Kështu, siç deklaroi për MIA-n, kjo do ta shmangë procedurën komplekse sipas së cilës KRRE mbart një çmim minimal dhe maksimal, i cili më pas konfirmohet nga këshillat e komunave ose qeveria. “Ne besojmë se mund ta bëjmë të njëjtën gjë edhe për shërbimet e ujit, sepse në periudhën e kaluar në fushën e energjisë ne vetë i kemi marrë vendimet për çmimet dhe tarifat. Ajo që është…
Deri të premten do të dihet qëndrimi i Qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme, e cila së bashku me mendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për gjendjen me pandeminë do të jenë kyçe për datën e zgjedhjeve. Këtë sot në konferencë për shtyp e tha zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani. Sipas tij, pasi të vendoset për gjendjen e jashtëzakonshme, do të dihet edhe data për zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Qëndrimi i BDI-së bazohet në dy parime. I pari është se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishmi, ndërsa i dyti është se duhet të ketë konsensus për mbajtjen e zgjedhjeve.…
“Bashkëjetesën do ta paguajmë me jetë”, kështu shkroi shkrimtarja dhe akademikja Katica Qulavkova në rrjetin social “Twitter”. Reagime të ashpra pati në rrjetet sociale për këtë shkrim të Qulavkovës, duke e cilësuar të njëjtën si ksenofobike dhe raciste, pasi siç thuhet në shumicën e reagimeve, ajo drejtpërdrejtë ka fajësuar shqiptarët se kanë përkeqësuar situatën me virusin korona. Se shkrimi i Qulavkovës përbën gjuhë të urrejtjes, vlerësoi edhe sociologu Ali Pajaziti.“Statusi i akademikes dhe letrares Katica Qulavkova paraqet një shprehje të racizmit ordiner, një diskurs që nuk i ka hije një intelektuali, që nuk i ka hije një pjesëtari të një…
Ka filluar edhe tërheqja e fundit e barakave, në Kumanovë tek vendi i quajtur “Taksistat”. Ky aksion po zhvillohet nën ispektimin e korgneve kompetente komunale dhe disa policëve të cilët po e ndjekin rrjedhën e punimeve. Të përkujtojmë se paralajmërimet për tërheqjen e barakave nga autoritetet komunale janë të mëhershme, por që aksioni i njëjtë tanimë për disa vite është zvarritur kot së koti. Për këtë zvarritje, autoritet komunale asnjëherë s’janë prononcuar zyrtarisht, ndërkohë që i njëjti aksion në pjesën qyyetit të banuar me maqedonas, që moti ka përfunduar./
NP “Rrugë shtetërore” për TV21 bënë të ditur se në mëngjesin e sotëm, për vetëm tre orë nga pikë pagesa rrugore në Gllumovë, në Shkup kanë hyrë rreth 9000 vetura. Kjo si rezultat i largimit të qytetarëve për fundjavë, të cilët ikën nga Shkupi drejt vendeve ku nuk kishte orë policore të tejzgjatur. Shumica e të anketuarve që TV21 i takoi thonë se kanë qenë në pushime për fundjavë në Mavrovë, Strugë dhe Ohër.

