Pas analizës së detajuar të numrit të prekurve, të vdekurve dhe pacientëve të shëruar nga Kovid-19, epidemiologu nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, Zharko Karaxhovski dërgoi disa porosi tek qytetarët por edhe tek politikanët të cilët e sulmojnë dhe vendosin në pikëpyetje profesionalizmin e Komisionit për sëmundje ngjitëse. “Të nderuar qytetar Komisioni përgatit protokolle dhe i jep ministrit të shëndetësisë për miratim në Qeveri. Ne jemi trup këshillëdhënës, nuk jemi Qeveri, ne nuk jemi njerëz të cilët drejtpërdrejt sjellin vendime. Ju lutem të mos dënojmë vetveten dhe të vendosim masa restriktive kur të gjithë shtetet hapen:, tha Karaxhovski. Ai tha se…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni për sëmundje infektive tani më e ka dorëzuar propozimin deri tek Qeveria dhe gjatë seancës së nesërme do të diskutohet për restriksionet eventuale të lëvizjes, theksoi sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Theksoi se analiza e klasterit ka treguar se pothuajse të gjitha rastet e reja janë të lidhura me njëfarë forme të tubimeve ose festimeve në periudhën 23, 24, dhe 25 maj, gjegjësisht saktë para dy jave dhe në çka ka treguar analiza e hollësishme në pyetësorin epidemiologjik. “Ky pik është rezultat i kësaj. Mosrespektimi i masave na solli deri në këtë valë. Analiza…
Një javë do të mbyllen zyrat edhe të zyrës rajonale të Shoqatës aksionare për hapësirë banesore dhe afariste, paralajmëroi sot komandanti i Shtabit komunal të krizës dhe kryetar i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski. Atje të punësuarit nuk do të shkojnë në punë për arsye parandaluese, sepse njërit prej të punësuarve, njëri anëtar i familjes ka rezultuar pozitiv në Kovid-19. “Nuk kemi rast të regjistruar pozitiv në këtë institucion, por me qëllim që të mos përhapet infektimi, për arsye parandaluese të punësuarit do të shkojnë në shtëpi”, thotë Boçvarski. Priten rezultatet nga testimi i të punësuarve në Fondin për Sigurim…
Kryetari i Komisionit të Sëmundjeve Infktive, Karaxhovski në një konferencë për shty pranë Qeverisë tha se për ata si Komision nuk e kanë të lehtë të propozojnë masa shtrënguese, por janë të detyruar përderisa njerzit nuk i repsektojnë rregullat. Ai u apeloi edh një herë qytetarëve që të respektojnë masat, mos ta dënojmë veten. Ai përsëriti se e gjithë bota po lehtësojnë masat, ndërsa ne po i shtrëngojmë, dhe kjo vjen për shkak vetë të moszbatimit të masave. Ai tha se kemi ende 20 për qind të popullatës që nuk na kuptojnë akoma dhe vazhdojnë ta mohojnë virusin. Ai apeloi…
Paraqitja e koronavirusit na ndryshoi përditshmërinë në shumë aspekte. Ajo ndikoi në mbajtjen e distancës, dezinfektimin e ambienteve, dezinfektim të rrobave, dhe sa më shumë pastërti. Këto tre muajt e fundit, me paraqitjen e pandemisë nga virusi i rrezikshëm, ndryshoi edhe mënyrën e shportës së konsumatorëve. Pos ushqimit të nevojshëm, menjëherë radhitet blerja e detergjenteve të ndryshme, si për të mbajtur higjienën personale – ashtu edhe shtëpiake. Shitjet e produkteve ushqimore dhe detergjenteve në këto 100 ditët e fundit, respektivisht që kur u paraqit koronavirusi në vendin tone, kanë qenë produktet më të kërkuara nga shumica e dibranëve. Kompanitë lokale…
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp, ka thënë se gjatë javës së kaluar janë bërë testimet e kontakteve për personat të sëmurë. “Ky numër ishte i pritshëm dhe ky testim i targetuar ishte për diagnostifikm me kohë dhe izolim të hershëm për të gjithë kontaktet. U tregua se numri më i madh i të prekurve janë bërë në takime familjare dhe kemi izoluar gjithë kontaktet i të sëmurëve në mesin e tyre edhe ata që nuk kishin simptome”, tha Filipçe, raporton SHENJA. Ai shtoi se ora policore ka lejuar qasje më të lehët dhe testim më të…
Përveç ekonomisë, industrisë, transportit, turizmit, pandemia globale do të krijojë një “ gropë të madhe” edhe në zhvillimin e arsimit, i cili mori një goditje të madhe si pasojë e mbylljes së shkollave universiteteve. Raporti i rregullt i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, rreth çështjeve ekonomike dhe sociale, së fundmi është fokusuar në ndikimin e virusit korona rrjedhat e arsimit në Ballkanin Perëndimor. Në bazë të vlerësimeve që dalin nga ky raport, mbyllja e shkollave gjatë pandemisë së virusit korona, për nxënësit do të sjellë humbje të konsiderueshme në rezultatet mësimore në të gjithë rajonin, kurse për tu rimëkëmbur dhe…
Një rast i ri në 24 orët e fundit dhe një 4 ditë më parë, kanë shtuar në Dibër frikën e rikthimit të lasës së infektimeve. Megjithatë strishot e marra nga të afërmit e personit që u diagnostikua pozitiv javën ekaluar, rezultuan negative e ata vazhdojnë të jenë të vetëizolim. Po dezinfektohen edhe rrugët e qytetit dhe shtabi i krizës thotë se është i gatshëm për ballafaqimin me situatën, nëse eventualisht Dibra përfshihet nga vala e dytë e Covid 19. “Të gjitha kapacitetet jen në disponim, vigjilenca është ritur dhe do të mundohemi që në maksimum me forcat tona ta…
Dhjetë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në komunën e Tearcës dhe Bogovinës ditën e sotme, dhe sipas informacioneve bëhet fjalë për raste kontakti nga dy klasterë të njohur. ‘Janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19, dhe këto raste nuk janë nga komuna e Tetovës, por 6 raste janë nga komuna e Tearcës dhe 4 nga komuna e Bogovinës.Siç u informuam nga autoritetet shëndetësore, ka dy klasterë të njohur që të dy rastet lidhen me dy familje të cilat edhe më parë kanë pasur raste pozitive’,tha Arifi. Kryetarja Arifi, theksoi se në mbledhjen e sotme të Shtabit të…
Qeveria në mbledhjen e sotme nuk ka diskutuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për kthimin e orës policore në vatrat e virusit. Burime brenda mbledhjes së Qeverisë për Alsat thonë se organi ekzekutiv ka vendosur që për këtë propozim të vendoset në mbledhjen e ardhshme. KSI-ja sot propozoi kthimin e orës policore nga ora 22 deri në orën 05 nëpër vendbanimet ku virusi ka krijuar vatër.
Qyteti i Shkupit po shqyrton mundësinë që ndarjen betonike të vendosur në Çair, ta vazhdojë edhe në pjesën tjetër të rrugës “ Cvetan Dimov”. Petre Shilegov, tha se tashmë po zhvillohen bisedime me banorët që jetojnë në atë zonë, në mënyrë që të arrihet marrëveshje për vendosjen e murit betonik. Megjithatë, thotë se rrëmuja që krijohet në komunikacion në këtë pjesë të qytetit, është tregues se policia rrugore nuk po bën siç duhet punën e saj. Nëse më pyesni mua personalisht, për sa kohë që të gjitha institucionet e bëjnë punën e tyre ashtu siç duhet, në rastin konkret policia…
Sa do të zgjasë beteja kundër koronavirusit, varet nga secili prej nesh dhe nga vendimi ynë nëse duhet të respektojmë masat për mbrojtje personale ose do t’i lejojmë vetes të jemi në rrezik, ndërsa kështu edhe të afërmit tanë dhe gjithë mjedisin tonë, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në video paraqitjen e tij. “Prandaj u bëj thirrje të gjithëve, mbani maskë ose pajisje të tjera mbrojtëse për të mbrojtur hundën dhe gojën tuaj. Lani duart shpesh dhe mos prekni sytë, fytyrën ose hundën. Qëndroni larg nga njerëzit përreth jush dhe mos u gruponi. Dezinfektoni shtëpinë tuaj dhe veçanërisht vendin…

