Author: Hamdi Kumanova

Janeva mund të dënohet me 400 euro për zhveshjen para revizorëve Gjoba për Katica Janevën parashikohet të jetë nga 100 deri në 400 euro, pasi ajo u zhvesh në të brendshmet në Entin Shtetëror të Revizionit të mërkurën e kaluar. Policia ka përpiluar procesverbal për kundërvajtje, ndërsa ish-shefja e PSP-së po ndiqet penalisht në bazë të Ligjit kundër shkeljeve të rendit dhe qetësisë publike. Neni 4: “Ai i cili me grindje, të shara, bërtitje ose sjellje të pahijshme dhe të paturpshme, e shkel rendin dhe qetësinë publike do të gjobitet në shumën prej 100 deri në 400 euro në kundërvlerë…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), kanë siguruar një shtesë prej 450,000 dollarë për të mbështetur përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të luftuar pandeminë COVID-19, duke sjellë kontributin e saj të përgjithshëm në 1.5 milion dollarë, njofton Portalb.mk. Fondi shtesë, siç kanë informuar nga USAID, do të sigurohet për Fondin e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur, koordinimin, planifikimin, monitorimin, operacionet dhe logjistikën; komunikimin e rrezikut dhe angazhimin e komunitetit; dhe menaxhimin e rasteve dhe parandalimin dhe kontrollin e infeksionit në ambientet shëndetësore. “Ambasadorja e SHBA-së Kate Byrnes theksoi që “Qeveria e…

Lexo më Shumë

Me rëndësi historike është vendimi i BE-së për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha ministri i Punëve të Jashtme i Italisë Luixhi di Maio pas takimit të sotëm me kolegun e tij grek Nikos Dendias, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor ishte midis temave për të cilat biseduan shefat e të dyja diplomacive. “E mbështesim procesin e zgjerimit dhe kryesisht vendimin e Bashkimit Evropian të fillojë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është me rëndësi historike që besoj se kontribuuan edhe aktivitetet dhe përpjekjet  e vazhdueshme dhe të përbashkëta…

Lexo më Shumë

Të mërkurën përfundon viti shkollor. Lamtumira shkollës, mësimdhënësve dhe shokëve, këtë vit do t’i jepet përmes formës online ashtu siç edhe u realizua mësimi. Tre muajt e fundit të mësimit nga distanca u shoqëruan me shumë vështirësi të ndryshme si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit. Fatkeqësisht, një numër i madh i nxënësve nuk u përfshinë aspak në këtë formë mësimi për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Sipas SASHK-ut, analizat dhe rezultatet do të tregojnë se sa ka qenë i suksesshëm ky vit i jashtëzakonshëm shkollor. Mënyra e këtillë ndoshta duhet të mendohet që urgjentisht të përfshihet në mësimin…

Lexo më Shumë

Në kuadër të projektit për rivitalizimin dhe ridisejnimin e sipërfaqeve të gjelbëra publike në qytet, gjatë periudhës që vijon në Shkup do të fillojë ndërtimi i katër sipërfaqeve të reja të gjelbëra moderne. Ky projekt realizohet gjatë dy viteve të fundit nga Qyteti i dhe Qendra për inovacione e Qytetit të Shkupit (Skopje Lab). “Qëllimi kryesor është rivitalizimin i hapësirave publike të lëna pas dore me ndërtimin e zonave të reja moderne (shesheve), të cilat do të ofrojnë hapësirë ​​më të mirë cilësore për relaksim, pushim dhe shoqërim të qytetarëve. Sheshet e reja do të kenë dizajn modern, dhe të…

Lexo më Shumë

Numri i personave të vdekur në Maqedoninë e Veriut në vitin e kaluar është rritur për 3,6%, në krahasim me vitin paraprak, gjegjësisht me vitin 2018-të, dhe është 20.466 persona të vdekur, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH), prej të cilëve numri më i madh i të vdekurve është nga Shkupi 5.510. Sipas gjinisë, më shumë të vdekur ka meshkuj, gjegjësisht 10.616 apo 51,9%, njofton Portalb.mk. Numri i foshnjave të vdekura është 112, ndërkaq pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të vdekjeve është 0,5%, në 100 persona të vdekur. Sipas muajve, janari ka pasur më shumë vdekje – 2.027,…

Lexo më Shumë

Nëntë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Tetovë e rrethinë kanë çuar në gjithsej 300 numrin e të prekurve. Në këtë rajon ka 33 vatra të infeksionit, përfshirë një vatër të re në Komunën e Zhelinës. 3 nga rastet e reja janë pikërisht në këtë komunë, ndërsa 6 në qytetin e Tetovës. Nga Qendra për Shëndet Publik bëjnë të ditur se pacientët më të rinj me Covid-19 janë një foshnje 4 muajshe dhe një 4 vjeçar. “Ditëve të fundit dominon mosha më e re. Ka një numër të caktuar nga zero deri nëntë vjeç, ndërsa…

Lexo më Shumë

Nga 65 ditë un 55 ditë isha në protesta. Në protesta ishte edhe Jovçe Remenski, ndërsa nga ana e Vladimir Atanasovskit e kisha për detyrë ta ndiqja, të shoh nëse po incizon dhe çfarë po bënte. Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski gjithashtu u ndoqën, deklaroi dëshmitari Aleksandar Vasilevski-Ninxha në seancën e sotme për organizatorët e 27 prillit. Vasilevski, i cili është një nga 16 të pandehurit e dënuar me gjithsej 211 vjet burg për hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill 2017, në gjykimin e sotëm si dëshmitar, tha se ishte i ndjekur edhe analisti politik Albert Musliu, të…

Lexo më Shumë

Këshilli i etikës në media (KEM) vazhdon të reagojë ndaj rasteve të shpeshtuara të raportimit joetik dhe joprofesional, veçanërisht për përhapjen e spekulimeve te disa media lidhur me pandeminë e koronavirusit. Raportimi i njëanshëm dhe spekulativ në këto kushte mund edhe më tepër të shtojë shqetësimin e panikun dhe të nxisë sjellje joracionale te qytetarët, njofton Portalb.mk. “Nga momenti i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme deri sot, deri te Komisioni i ankesave të KEM janë dorëzuar 47 raste të raportimit joetik dhe joprofesional, prej tyre, pjesa më e madhe (31 ankesa apo 66 për qind të rasteve) kanë të bëjnë…

Lexo më Shumë

Pjesa e karantinës, shumë qytetarë i ka afruar pranë bibliotekës ose ndryshe pranë një librit. Por, për të marrë një libër më të përshtatshëm për këtë kohë, një mundësi e mirë është biblioteka e qytetit. Mirëpo, jo vetëm që kërkesat kanë qenë të ulëta, por edhe vetë bibliotekat kanë respektuar rekomandimet e qeverisë së RMV-së, për ndërprerje të aktiviteteve, për t’u mbrojtur nga epidemia, shkruan Portalb.mk. Ndonëse ka qenë e vështirë furnizimi me libra nga ana e prindërve për fëmijët e tyre, biblioteka është detyruar që t’i furnizojë të njëjtët, në një kohë të përshtatshme. Nga Biblioteka Kombëtare e Shkupit…

Lexo më Shumë

Aleksandar Vasilevski – Ninxha sot është paraqitur në Gjykatën Penale të Shkupit në rolin e dëshmitarit në lëndën për organizimin e ngjarjeve të “27 prillit” në vitin 2017-të, njofton Portalb.mk. Ai përpara të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishin edhe ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrave Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski dhe ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Vlladimir Atanasovski, e ka dhënë versionin e tij për ndodhitë që i kanë paraprirë ditës së sulmit të dhunshëm në Kuvend. Në natën pas ditës zgjedhje, pra më 11 dhjetor të vitit 2016-të, Vasilevski theksoi se udhëheqësia…

Lexo më Shumë

Rajoni i Tetovës shënon nëntë raste të reja me Kovid-19, prej të cilëve gjashtë në komunën e Tetovës dhe tre në komunën e Zhelinës, informuan sot nga Qendra e Shëndetit Publik – Tetovë. Gjatë ditëve të fundit është evidentuar edhe rasti i parë i Kovid-19 te një foshnje. “Komuna e Zhelinës ka pasur pak raste, por rezultatet më të reja treguan klaster të ri, tre raste të reja të cilët janë infektuar për shkak kontaktit me persona tashmë të sëmurë. Të gjithë janë të izoluar dhe kontaktet e tyre janë kërkuar dhe hetuar, ndërsa rezultatet do të dihen gjatë ditëve…

Lexo më Shumë