Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial konsideron se nevojitet pako e posaçme e masave e cila do t’u referohet gazetarëve dhe punonjësve medial, duke pasur parasysh faktin se, siç theksojnë, ata janë ndër hallkat kryesore në luftën kundër përhapjes së koronavirusit dhe po kryejnë punë të interesit publik, transmeton Portalb.mk. “SPGPM i referohet edhe thirrjes së Federatës evropiane të gazetarëve drejtuar qeverive nacionale, Komisionit evropian dhe Parlamentit evropian për aksion të shpejtë, të targetuar dhe të koordinuar për mbështetje të të gjithë punonjësve medial – të punësuar, gazetarë të lirë dhe të vetëpunësuar – si përgjigje ndaj goditjes…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni për Sëmundje Infektive propozon vazhdim të orës policore në komunat më të rrezikuara, shkruan Sdk.mk. Sipas burimeve të tyre, propozohet që orë policore të ketë vetëm në komunat më të rrezikuara edhe atë nga ora 22 deri në ora 5 të mëngjesit. Kjo de fakto do të thotë se orë policore do të ketë në Shkup, Kumanovë (me Likovën), Tetovë dhe Shtip, respektivisht në komunat ku pati orë policore treditore vikendin e fundit, transmeton Gazeta Lajm. Ende nuk dihet nëse qeveria do ta pranojë këtë propozim të Komisionit. Burime nga Komisoni poashtu kanë thënë se edhe gjatë ditës së…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, nëpërmjet një kumtese për media e akuzon pushtetin se nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur qytetarët. Nga kjo parti thonë se numrat javën e kaluar vërtetuan paaftësinë e LSDM-së në ballafaqimin me coronavirusin. “LSDM-ja kujdeset vetëm për karrierën politike të Zoran Zaevit. LSDM-ja kërkon zgjedhje gjatë një pandemie, pa menduar për shëndetin e qytetarëve. Paaftësia e LSDM-së dhe Filipçes u perceptua “Forbs, e publikoi listën e 100 vendeve më të sigurta në botë për sa i përket virusit të koronës, ndërsa Maqedonia nuk është aspak në listë. Për dallim prej nesh më lartë në këtë…
Qeveria sllovene publikoi se ka sjellë vendim ata të cilët vijnë nga Maqedonia e Veriut duhet të shkojnë në karantinë të obligueshme 14-ditore. Ky vendim vlen për të gjithë, pa dallim nëse janë shtetas të Sllovenisë, Maqedonisë së Veriu apo ndonjë shteti anëtar të Bashkimit Evropian. “Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është e rëndë. Të gjithë ata të cilët nga ky shtet do të vijnë në Slloveni, madje edhe shtetasit sllovenë, duhet të shkojnë në karantinë 14-ditore”, publikoi Ministria e Punëve të Brendshme e Sllovenisë. Karantina për sllovenët të cilët kthehen në shtëpi prej vendeve të tjera është pezulluar…
Me mbi 40 të infektuar dhe 14 të vdekur deri më tani, fshati Llabunishtë i Strugës është ndër rajonet me shifra rekorde. Autoritetet shëndetësore kritikojnë se kanë probleme me disa qytetarë në këtë rajon që nuk bashkëpunojnë, pasi refuzojnë të testohen dhe i fshehin simptomat. Për këtë shpesh janë detyruar të kërkojnë ndihmë nga policia. Ne nuk kishim ndonjë vrazhdësi nga ana e tyre, por kishte fjalë fyese. Kishte padurim se ne jemi fajtor përse ata janë të infektuar- tha Sasho Toçkov – drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Ohër. Banorët lokal thonë se tani janë më të vetëdijshëm për…
Qendra për Shëndet Publik Kumanovë ka regjistruar 11 të sëmurë të rinj me Kovid-19, prej të cilëve gjashtë në Komunën e Likovës, pesë në Kumanovë. Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik dr. Arif Latifi deklaroi se të sëmurët nga Likova janë nga klasterë të njohur. “Sot janë kryer 50 testime në Likovë, njëzet në Kumanovë”, deklaroi Latifi.
Lidhja Demokratike propozon që në vend të masave rigoroze kufizuese, orës policore dhe ndalimeve të lëvizjes – të bëhet fushatë për të informuar dhe edukuar qytetarët për respektimin e masave dhe rekomandimeve për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit Covid-19. “Pavarësisht nga fakti që shumica e qytetarëve dinë të mbrojnë veten nga virusi, ka ende qytetarë që nuk janë informuar sa duhet për rrezikun e virusit dhe si të mbrojnë veten dhe të tjerët me të cilët komunikojnë. Kjo është arsyeja pse Lidhja Demokratike propozon të përgatisë një rekomandim të qartë për vetë-mbrojtjen dhe mbrojtjen e të tjerëve nga…
Vlon droga nëpër Tetovë. Policia sot arrestoi 3 të rinj në lagjen time Blok70 por të njëjtit u lanë të lirë nga gjykata. Më pas gjetën dhe drogë (kanabis)në B70. Të rinj e të reja i shkatërroi droga. Koha për të krijuar një njësi vullnetare për të luftuar dilerët e drogës që po helmojnë rininë tonë, sepse drejtësia ka ngordhur që moti. Duhet me kap drurin e me ju q* nënën këtyre që shesin drogë… (Arianit Xhaferi)
KUR KAÇANIKU BLLOKOI SHKUPIN QË SHTYPTE SHQIPTARËT. “… Me 11.02.1969 pas kërkesës së Sali Bajrës kryetar i komunes së Kaçanikut, KK me shumicë votash miratoi kërkesën e tij për demarsh R. së Maqedonis si reagim karshi dhunës së sllavëve ndaj shqiptarëve nën Maqedoni por edhe ndaj kosovarëve. Si reagim, Kaçaniku mbylli hyrjet në Han tê Elezit dhe Qafeshkabë! Asnjë automjet e as udhëtar sllavo-maqedon nuk lejohej të hyj në Kosovë”… (postim i huazuar nga Ylber Bajra dhe Xhentile Bajra)
Në 24 orëshin e fundit shtatë dibranë nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë të lëvizjes, ndërsa tetë të tjerë nuk kanë mbajtur maskë mbrojtëse. “Gjatë 24 orëve të fundit në zbatimin e masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e koronavirusit, në rajonin të cilin e mbulon Reparti për punë të brendshme Dibër, shtatë persona nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes. Ata janë arrestuar dhe kundër tyre do të ngritet padi penale”, konfirmoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme nga Ohri. Shton se në të njëjtën kohë nëpunësit policor kanë konstatuar…
Sipas të dhënave statistikore të MPB-së, në 24 orëshin e fundit, dy persona në Kërçovë nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes gjatë zbatimit të masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e koronavirusit, ata janë arrestuar dhe kundër tyre do të ngriten padi penale sipas nenit 206 të KZ “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, informojnë nga SPB Kërçovë. Në periudhën e njëjtë nëpunësit policor kanë konstatuar 20 shkelje për mosmbajtje të pajisjes mbrojtëse në fytyrë, ndërsa atyre personave u janë dhënë urdhëresa pagesore për shkelje sipas nenit 6 paragrafi 1 të Dekretit me fuqi…
Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij përmes videos tha se situata me Korona virusin është alarmante dhe se qeveria nuk ka plan si të ballafaqohet me te. Ai nga Qeveria kërkoi masa të qëndrueshme dhe konkrete. Madje sipas tij edhe Laosi, Kamboxha, Paraguai, Bangladeshi, Irani dhe Kina janë vende më të sigurta se sa Maqedonia, ka shkruar kështu mes tjerave në statustin e tij Mickoski i VMRO-së. Teza që virusi dobësohet në veprimin e tij është e rrezikshme. Teza e tillë shkencore ende nuk është provuar. Edhe më i rrezikshëm është pretendimi se qeveria ka kontroll…

