Vazhdojnë akuzat ndaj kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, nga bashkpartiakët e tij.
Një ditë pasi Mickoski kërkoi falje për të bëmat e ish-udhëheqësve të VMRO-së në të kaluarën, reagimit të ish-kryetarit të Komunës së Aerodromit Ivica Konevski, i është bashkuar edhe Filip Petrovski, i cili ka qenë në disa funksione publike gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Petrovski e ka quajtur kreun aktual të VMRO-së, si gabim i madh i Gruevskit. Petrovski e akuzon Mickovskin se si këshilltar në Qeveri dhe drejtor në ELEM ka përfituar shuma të mëdha dhe hidrocentrale për vete.
“Kristijan ti nuk je VMRO. E këtë tani do e dëgjosh çdo ditë. Është koha të jesh i dekonspiruar. Unë dhe të tjerët që këtë ta themi nuk e sulmojmë VMRO-në, por e lirojmë nga ty. Këto ditë do e shohësh se si të gjithë do të ngrihen kundër teje. Do të dalë në shesh i gjithë keqpërdorimi i VMRO-së, ideologjisë dhe partisë për zbavitjen tënde private”- deklaroi Filip Petrovski, VMRO
Ndaj fjalimit të Mickovskit të mbajtur me rastin e ditës së “Ilindenit”, kanë reaguar edhe kolumnistët. Nenad Jovanoviq, e ka akuzuar kreun e VMRO-DPMNE-së se përpiqet ta mohojë sovranitetin e Republikës dhe ka kërkuar që të largohet nga skena politike.
“Mickovski për Ilinden tha se ‘VMRO është kodi i maqedonasit’: Për lexues të vëmendshëm, Mickovski nga Republika bën entitet, e jo Republikë. Republika e Maqedonisë është Republikë për shkak se këtu nuk jetojnë maqedonas. Që në përkthim plastik do të thotë se e mohon shtetësinë dhe sovranitetin e Republikës dhe e bën vetëm etnike, ndërsa me këtë e minon dhe shkatërron shtetin. Kësaj krijese analfabete që është në skenën politike që të dezintegrojë dhe të shkatërrojë, e me këtë e varros shtetësinë dhe sovranitetin e Republikës, unë mendoj se duhet ti tregohet ”Derë dalëse” nga skena politike”’- tha Nenad Jovanoviq, Kolumnist.
Në fjalimin për rastin e festës së “Ilindenit”; kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, mes tjerash ka deklaruar se i kërkon fajle popullit për të gjitha padrejtësitë që i janë bërë nga ish-udhëheqësit e VMRO-DPMNE-së. Ai madje i quajti ish-partiakët e tij edhe si jeniçerë të etur për pushtet.



