Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është hallkë e rëndësishme në ndërtimin e besimit në institucionet shtetërore në rrugën drejtë Bashkimit Evropian, kanë theksuar sot në takim ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu dhe ambasadori i Francës në shtetin tonë Kristian Timonie.
Siç bëri të ditur MPB, në takim ishin konfirmuar marrëdhëniet miqësore, besimi, realizimi i projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimi në një numër të madh të sferave me interes të përbashkët.
Bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat u realizuan në shtet dhe aktivitetet dhe masat parandaluese të cilat Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të kompetencave të saj i ndërmori në përballjen me pandeminë globale Kovid-19.



