Në Njësinë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Dibër kërkesë për subvencione kanë parashtruar 693 bujq në afatin e paraparë.
“Krahasuar me vitin e kaluar, në Konkursin për Programin për pagesa të drejtpërdrejta për vitin 2020, numri i aplikacioneve të parashtruara është për tre për qind më i madh. Bëhet fjalë për bujq nga komunat Dibër, Qendër Zhupë, si dhe rajoni i Rekës, Komuna Mavrovë dhe Rostushë, të cilat për shkak të afërsisë viteve të fundit kërkesat i parashtronin tek ne”, deklaroi për MIA-n Arben Mulladauti, udhëheqës i njësisë rajonale.
Shtoi se edhe pse është dhënë mundësia që të parashtrojnë edhe në mënyrë elektronike, megjithatë bujqit kërkesat i kanë parashtruar në hapësirat e njësisë, ku iu është ofruar e tërë ndihma rreth plotësimit të kërkesës dhe dokumentacionit të nevojshëm.
“Me masat e tjera për mbështetje financiare në bujqësi, presim që numri i kërkesave të jetë rreth një mijë, sa kishim edhe vitin e kaluar, kur bujqve iu paguan rreth një milion euro”, shtoi Mulladauti.
Vlerëson se kjo ndihmë nga shteti është e mirëseardhur dhe ndikon pozitivisht ndaj rritjes, para së gjithash të kopeve të deleve, të cilat për momentin janë mbi 40.000 copë.



