Author: Hamdi Kumanova

Bashkësia fetare islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut do t’i respektojë rregullat në mënyrë transparente dhe në çdo moment dhe mundësi do t’u mundësojë përfaqësuesve medial informata burimore me qëllimin e vetëm që të njejtit t’i kryejnë detyrat në mënyrë të drejtë dhe të rregullt, tha Fetah Shaqiri, ushtrues detyre Reis i BFI-së. Ushtruesi i detyrës kryetar i BFI-së, reisi Shaqiri më tej theksoi se ky institucion angazhohet për transparencë të plotë ndaj mediave dhe opinionit, përkatësisht ata kanë pasur dhe do të kenë raport të njejtë ndaj të gjitha mediumeve vendore dhe të huaja. “Ne do të jemi…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ende po shqyrton hapjen e kufijve për shtetasit e saj dhe të huaj. Deri tani është në fuqi vetëm masa e lejimit të kalimit transit për shtetasit e huaj, të udhëtojnë për shtetet tjera dhe shfrytëzojnë Maqedoninë vetëm transit. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se ne fund të javës do të diskutohet edhe për hapjen e kufijve. Por, ai tha se e gjitha kjo do të varet nga numrat e rinj të të infektuarve gjatë kësaj jave dhe analizës dyjavore që bën Ministria e Shëndetësisë. Prandaj ai apeloi edhe një herë që të respektohen masat dhe…

Lexo më Shumë

Njësia zgjedhore e cila përfshin komunat e Maqedonisë veriperëndimore është me numrin gjashtë dhe në këto zgjedhje të parakohshme në këtë njësi nga radhët e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët do të garojnë liderët e tyre, përkatësisht Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela. Njësia zgjedhore 6 përfshin territorin e 11 komunave: Tetova, Gostivari, Tearca, Bërvenica, Bogovina, Vrapçishti, Zhelina, Jegunoci dhe Kërçova (një pjesë). Ahmeti ka deklaruar pronë në vlerë prej 132 mijë euro, ndërsa Sela 192 mijë euro Kryetari i partisë BDI, Ali Ahmeti do të jetë bartës liste në njësinë e gjashtë zgjedhore. Me ardhjen në funksionin e deputetit, Ahmeti…

Lexo më Shumë

Shtabi ndërkomunal i Krizave pas mbledhjes së sotme vlerësoi se situata me pandeminë në rajonin e Gostivarit është nën kontroll. Ata u bënë thirrje qytetarëve për rritjen e disiplinës dhe respektimin e masave, veçanërisht në periudhën e ardhshme kur janë paralajmëruar aktivitetet parazgjedhore. Shtabi i Krizave për komunat Gostivar, Vrapçishtë dhe Mavrovë dhe Rostushë, i cili përfshin anëtarë të disa institucioneve, sot e ka analizuar situatën aktuale me pandeminë. Është vërejtur që ditët e fundit, autoritetet shëndetësore nuk i kanë dorëzuar raportet me statistikat për të sapoinfektuarit, aktivët, të shëruarit dhe të vdekurit, me kohë siç ka qenë praktika në…

Lexo më Shumë

Në komunën e Kërçovës sot janë regjistruar dy raste të reja me Kovid-19. Sipas informatave të Shtabit të krizave të komunës, bëhet fjalë për një burrë 58 vjeçar dhe një grua 53 vjeçare. “Gjendja e tyre e përgjithshme shëndetësore për momentin është stabile, informojnë nga Shtabi i krizave. Me numrin e sotëm, në Kërçovë për momentin ka tre raste aktive.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e ricaktoi seancën që duhej të fillojë në orën 14:30. Në njoftimin e pres-shërbimit të KSHZ-së nuk potencohet arsyeja për ricaktim, por vetëm që opinioni në kohë do të njoftohet për terminin e ri. KSHZ, sipas urdhërit qeveritar me fuqi ligjore për çështje të lidhura me zgjedhjet për deputetët në Kuvend, duhet të vazhdojë me organizim të procesit zgjedhor, ta poërgatisë dhe publikoj Librin e rishikuar të afateve. Pas shpalljes së zgjedhjeve më 15 korrik, KSHZ duhet t’i ndërmarrë edhe të gjitha aktivitetet tjera teknike dhe administrative për përgatitje të veprimeve tjera zgjedhore, sipas Kodit Zgjedhor dhe…

Lexo më Shumë

Nga 134 persona të diagnostikuar me Kovid-19 nga testimet në 24 orët e fundit, 97 raste janë në Shkup. Sipas statistikës së Ministrisë së Shëndetësisë, kryeqyteti deri më tani ka 1995 pozitivë, ndërsa aktivë janë 1323. Midis komunave të Qytetit të Shkupit edhe ato që gravitojnë në kryeqytet, numër më të madh të rasteve aktive me virusin Kovid-19 ka në çair – 302. I dyti sipas numrit të rasteve aktive është Komuna e Aerodromit me 118 raste, komuna në të cilat ka mbi njëqind të infektuar për momentin janë edhe Buteli me 110 raste, Qendra me 105 dhe Gazi Baba…

Lexo më Shumë

Gjendja ekonomike e subjekteve ekonomike në industrinë e prodhimit është e pafavorshme, ndërsa pritet edhe numri i të punësuarve të ulet. Siç njofton Enti Shtetëror i Statistikës, sipas udhëheqësve të subjekteve afariste, sigurimi i prodhimtarisë me porosi në maj 2020 në krahasim me prill 2020 është e pafavorshme, pritjet për vëllimin e prodhimtarisë në tre muajt e ardhshëm janë më të pafavorshme në krahasim me muajin paraprak, ndërsa rezervat e produkteve të gatshme janë ulur. “Vlerësimi për gjendjen ekonomike të subjekteve afariste në maj 2020 është më i pafavorshëm në krahasim me muajin paraprak, ndërsa më i pafavorshëm edhe në…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian Zhozep Borel sot e nominoi Dejvid Ger për shef të ri të delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, i cili duhet të vijë në vendin e euroambasadorit të deritanishëm Samuel Zhbogar. Ger për momentin është në krye të Sektorit për politikë për sanksione në EEAS. Zhbogar e kryen funksionin e euroambasadorit në vend nga 1 shtatori i vitit 2016, ndërsa ka ardhur në vendin e shefit të atëhershëm të delegacionit Aivo Orav. Borel mes emërimeve tjera për euroambasadorë në rajon i nominoi…

Lexo më Shumë

Një ton mazut është derdhur në ujërat e Vardarit në Veles pas një aksidenti që ka ndodhur në rezervuarin e mazutit të fabrikës në Veles “Bllagoj Gjorev”, njoftoi kryetari i Komunës së Velesit, Ace Kocevski, shrkuan Meta, transmeton Portalb.mk. Avaria, sipas kryetarit të komunës, ka ndodhur të dielën paradite, përkatësisht derdhja e mazutit është raportuar në SPB Veles në 10.50 minuta. Sipas kryetarit Kocevski, derdhja ka ndodhur pas një defekti në sistemin për mirëmbajtje të temperaturës së mazutit. “Sipas skemave të tyre të brendshme organizative, rezervuari rezervë nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për ta pranuar mazutin e derdhur, kështu që…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar pesë persona nga Shkupi, prej të cilëve katër nga Parku u Qytetit tek të cilët gjatë kontrollit janë zbuluar marijuanë. Siç informojnë nga MPB, mbrëmë në parkun janë arrestuar dy vajza të moshës 21 dhe 23, ndërsa edhe në dy raste janë arrestuar dy persona të moshës 18 dhe 32. Tek të gjithë gjatë kontrollit janë gjetur marijuanë, ndërsa nga ana e policisë thonë pas dokumentimit të rastit ndaj tyre ngriten procedurat e duhura. Edhe një rast ka ndodhur mbrëmë në Shkup ku një person i moshës 21-vjeçare tek i cilët është gjetur marijunë…

Lexo më Shumë

Janë pjekur të gjitha kushtet që Maqedonia e Veriut të ketë kryeministër shqiptar. Kështu ka deklaruar nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta sipas të cilit pavarësisht që disa subjekte politike e kundërshtojnë këtë ide, atë e mundëson Kushtetuta dhe ligjet në vendin tonë. Bejta tha se BDI nuk sheh problem në ndryshimin e vogël brenda disa ditësh për të pasur një proces gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrje të të gjitha palëve. Ai tha se data e zgjedhjeve duhet të vijë me një konsensus mes të gjitha partive. Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas rregullores ligjore, duhet të vazhdohen veprimet zgjedhore për zgjedhjet…

Lexo më Shumë