Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski sot në konferencë për shtyp e përsëriti qëndrimin e partisë se, sipas tyre, Kuvendi i Maqedonisë në këtë moment nuk është konstituuar plotësisht. Lidhur me bisedimet për formim të shumicës parlamentare, ai e ceki deklaratën e djeshme të liderit të partisë, Hristian Mickoski, dhe tha se gjatë bisedimeve ata do të informojnë plotësisht.
“Kryesuesi, zotëri Xhaferi, menjëherë pas pikës për verifikim të mandateve e ndërprenë mbledhjen konstituive dhe praktikisht në atë moment siç qëndrojnë punët, ne kemi Kuvend të konstituuar jo plotësisht, pa kryetar të Kuvendit, që është pjesë e marrëveshjes politike. Ashtu ka qenë edhe në të kaluarën, dhe nëse e për,mbledhim qëndrimin shkurtimisht, në këtë moment Kuvendi i Maqedonisë nuk është i konstituuar plotësisht”, tha Arsovski në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
Lidhur me pyetjet për bisedimet për formimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë, ai e ceki përgjigjen e djeshme të kryetarit të partisë, Hsristian Mickoski dhe tha se sot nuk do të ketë hollësi dhe nuk do të flasë më shumë për negociatat.
“Ta lëmë se çka do të ndodhë dhe si do të zhvillohet rrjedha e negociatave në ditët në vijim, e më pas do të kumtojmë plotësisht”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.




