Në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i urdhërpagesave të dhëna për mosmbajtjen e masave mbrojtëse në rajonin e komunës Dibër dhe Qendër Zhupë, të cilat me aktivitetin e tyre i mbulon sektori për punë të brendshme Dibër.
“Sipas të dhënave statistikore të SPB Dibër, në 24 orët e fundit, në rajonin i ciki e mbulon sektorin, nëpunësit policorë kanë konstatuar 58 kundërvajtëse për mosmbajtjen e maskës në fytyrë. Atyre u janë dhënë urdhër pagesa për kundërvajtje të bërë sipas nenit 6 paragrafi 1 nga Dekreti me fuqi ligjore për mbajtjen e maskës në fytyrë për shkak të parandalimit të përhapjes së sëmundjes infektive kovid-19”, deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënësi i Sektorit për punë të brendshme nga Ohri.



