Author: Hamdi Kumanova

Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi ndryshime dhe plotësime të Dekretit me fuqi ligjore për çështjet lidhur me zgjedhjet për deputetët në Kuvend me nenin plotësues 5-a me të cilin konfirmohet se nëse nuk përmbushen kushtet e hapësirës në të cilat vendosen vendvotimet apo hapësirat ku duhet të zbatohet votimi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mund të përcaktojë hapësirë tjetër përkatëse që i përmbush kushtet për zbatimin e votimit. Ekipet e KSHZ-së, të përbërë nga anëtarët dhe punonjësit e Komisionit, si dhe kryetarët e komisioneve zgjedhore komunale në të gjithë vendin, aktualisht janë duke inspektuar ambientet ku zhvillohet votim, në…

Lexo më Shumë

Kyçuni në diskutimin “Shëndeti mental dhe pandemia e koronavirusit”, që do të mbahet sonte në orën 19, porositi në profilin e tij në FB ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Të gjitha bashkësitë në mënyrë të barabartë janë duke u ballafaquar me sfidën e madhe të përshtatjes së ndryshimeve të tilla fizike, sociale dhe ekonomike si edhe me ndryshimin e mënyrës së jetesës. Sfidë shtesë paraqet edhe ballafaqimi me frikën nga prekja me Kovid-19 dhe pasojat e tij të cilat mund të jenë të rrezikshme për jetën, brengosja për personat e afërt ndërsa janë veçanërisht të goditur dhe vuajtja për personat…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e debatit për lidhjet historike mes bullgarëve dhe maqedonasve, ka komentuar edhe eurodeputeti bullgar, Angel Xhambaski, anëtar i VMRO-së së Karakaçanovit. Ai thotë se maqedonasit janë bullgarë, por ende nuk janë vetëdijësuar, transmeton Gazeta Lajm. „Ne nuk jemi armiq. E dimë që një pjesë frikoheni, e dimë që një pjesë prej jush janë shërbëtorë të serbëve, por me kohë gjithçka do të vijë në vendin e vet. Maqedonia do të jetë pjesë e Bullgarisë, do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Maqedonia është bullgare, ju e dini këtë. Ju e dini gjuhën në të cilën po flas unë…

Lexo më Shumë

Masa lirim nga pagesa e akontacioneve në bazë të tatimit të fitimit dhe tatimit të të ardhurave personale për veprimtarë të pavarur vazhdon edhe në muajt qershor dhe korrik, publikoi ministrja e Financave në profilin e saj në Fejsbuk. Si pjesë e masave të para ekonomike, bën të ditur Angellovska, kompanitë e prekura dhe veprimtarët e pavarur kishin mundësi që të parashtrojnë kërkesë për lirimin nga pagesa e akontacioneve. Mbi 1.500 kompani dhe zbatues të veprimtarive e shfrytëzojnë masën, ndërsa tani ajo vazhdon të vlejë edhe për qershor dhe korrik të këtij viti. “Më së shumti kompani të cilat e…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ju ka bërë thirrje politikanëve dhe partive që t’i respektojnë protokollet gjatë fushatës zgjedhore. Ai bëri apel edhe tek qytetarët që të vazhdojnë me respektimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. “Duke respektuar masat, mbajtur maskën, distancën, dezinfektimin, ne mbrojmë veten, dhe të gjithë rreth nesh. Bashkëpunimi me të gjithë mjekët dhe epidemiologët, sigurimi i informacionit të saktë, kontakteve, është thelbësore për gjetjen e secilit që është në rrezik, përndryshe mund të ketë kërcënim shtesë për shoqërinë për përhapjen e virusit”. “Edhe më shumë operatorë ekonomikë kanë filluar të punojnë, por sigurisht kushti është që…

Lexo më Shumë

Komuna e Bogovinës do të fillojë me punën për realizimin e projektit “Rekonstruim dhe rehabilitim të rrjetit ujor në f.Kamjan në komunën e Bogovinës” një investim ky i llogaritur në vlerën prej 21.047.217. denarë, respektivisht 343.348.00 euro. Teksa të tjerët flasin, ne vazhdojmë të bëjmë punë të mëdha e të udhëheqim NDRYSHE për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve tanë!

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e Qeverisë do të diskutohet për hapjen e kufijve Qeveria gjatë mbledhjes së djeshme solli vendim për lejimin e transportit publik të udhëtarëve në komunën e Tetovës me komunat e Pollogut, siç janë: Tearca, Bogovina, Zhelina, Vrapçishti, Gostivari, Jegunovca, Bërvenica, Mavrovë si dhe me qytetin e Shkupit, përcjell Gazeta Express. Ndërsa për hapjen e kufijve dhe punën e lokaleve në hapësira të mbyllura do të diskutohet sot, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë. Kujtojmë që për të hyrë në Maqedoni, qytetarët janë të obliguar të kenë test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë dhe të…

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut thonë se epidemia COVID-19, akoma është në kulmin e saj dhe bëjnë thirrje për zbatimin e masave. Në 24 orët e fundit (22 qershor) me 665 teste të bëra, janë regjistruar 90 raste të reja me coronavirus, ndërsa më shumë në Shkup (36), vijojnë Ohri me 13 dhe Struga me 10 të diagnostikuar të ri. Kanë vdekur edhe nëntë pacientë, ndërsa janë shëruar 48 persona. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi dje se sipas analizës së Komisionit për Sëmundje Infektive, fundjavat për javë të tëra tani bëjnë disa ndryshime në numrin e testeve dhe…

Lexo më Shumë

Sektori për punë të brendshme Shkup deri tek Prokuroria Themelore Publike në Shkup do të parashtrojë kallëzim penal kundër persë personave – P.Q. (50), A.Z. (46), E.E. (36), E.E. (57) dhe B.D. (28), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë se më 24 maj, kanë shkaktuar rrezik nga bartja e virusit Kovid-19. Me këtë, personat kanë bërë vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Të akuzuarit, siç kumtoi sot MPB-ja, më 24 maj të vitit 2020 në periudhën mes orës 9:00 dhe 10:30, në rrugën “Arhiepiskop Dositej”, para ndërtesës 6, për shkak të disponimit festiv,…

Lexo më Shumë

Jo dy ditë, por disa javë para fillimit zyrtar të fushatës, partitë politike nuk kanë rreshtur së organizuari aktivitete për promovimin e ideve të tyre dhe sulmimin e kundërshtarit. LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në për aktivitete joligjore zgjedhore dhe paralajmëron kallzime. DËSHMI ËSHTË FILLIMI I PARAKOHSHËM I FUSHATËS NGA VMRO-DPMNE-JA, BARTËSIT E TË CILËS, KANDIDATËT ËPR DEPUTETË, GJATË FUNDJAVËS, PUBLIKISHT SHËPRNDANË, MATRIAL PARTIAK PROPAGANDIST ZGJEDHOR GJË QË ËSHTË NË KUNDËRSHTIM ME LIGJET DHE PËR TË CILËN DO TË DORËZOJMË KALLZIME PËRKATËSE NËPËRMJET INSTITUCIONEVE”-POHOI ZORAN ZAEV, KRYETAR I LSDM-SË. Vetë partia e Zaevit, filloi aktivitetet zgjedhore të drejtuara bartësit e listave për deputetë…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër nuk ka raste të konfirmuara të reja pozitive të Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm mbetet 82. Nga numri i përgjithshëm, janë shëruar 48, kanë vdekur katër persona, ndërsa aktivë në sëmundjen janë 30, prej të cilëve shumica me formë të lehtë të sëmundjes dhe mjekohen me kushte shtëpiake, përveç tre personave, të cilët janë në mjekim në Klinikën infektive dhe spitalin “8 Shtatori” në Shkup. Në vetizolim janë 76 persona, një pjesë e tyre të cilët janë kthyer nga vendet e huaja dhe i nënshtrohen izolimit të obliguar. Skriningu i të punësuarve…

Lexo më Shumë

Pas bombave të publikuara për Den Donçevin, reagoi edhe opozita. VMRO-DPMNE kërkoi nga Zoran Zaevi që të përgjigjet se çfarë marrëdhënie ka me ish-drejtorin e Fondit Shëndetësor dhe nëse Zaevi mundësoi që Donçevi të ikë. Cila është lidhja e Zaevit me regjistrimin e parë të një politikani maqedonas që merr para kamerës?” Duke lejuar që Den Donçevi të tërhiqet i paprekur nga pozita e tij si drejtor, a siguroi Zoran Zaev praktikisht amnisti për këtë njeri, duke e ditur se çfarë bënte? Sepse ai me siguri e bëri atë në koordinim me Zaevin”, pohoi Aleksandar Nikolovski, VMRO-DPMNE.

Lexo më Shumë