Author: Hamdi Kumanova

Mr. Safije Sadiki Shaini, kandidate për deputete nga zona 2 e koalicionit Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët në një intervistë ekskluzive për Almakos ka dhënë pikëpamjet e veta nëse do të jetë zë i femrave në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.   Safije Sadiki Shaini është nga fshati Sllupçan – Komuna e Likovës. Për nga profesioni është magjistre e shkencave kompjuterike – drejtimi informatikë. Aktualisht punon si asistente në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. Intervista me znj. Safije vjen në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut, ku ajo është kandidate për deputete nga zona e 2-të zgjedhore e…

Lexo më Shumë

T: Safije Sadiki Shaini është nga fshati Sllupçan – Komuna e Likovës. Për nga profesioni është magjistre e shkencave kompjuterike – drejtimi informatikë. Aktualisht punon si asistente në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. Intervista me znj. Safije vjen në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut, ku ajo është kandidate për deputete nga zona e 2-të zgjedhore e koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët. 1. Znj. Safije, çfarë ofron koalicioni AAA-ASH për shqiptarët? Apo, më saktë, çfarë ofron koalicioni për zhvillimin dhe avancimin e femrës shqiptare në politikë? Koalicioni AAA-ASH shqiptarëve në vendin tonë, para së gjithash, u ofron demokraci,…

Lexo më Shumë

Mediat elektronike dhe rrjetet sociale, popullariteti dhe përdorimi i të cilave po rriten nga viti në vit, po marrin një “vend akoma dhe më të rëndsishëm ” këto ditë me fillimin e fushatës zgjedhore të partive politike dhe koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik. Megjithë paralajmërimet e forta për të respektuar masat e koronavirusit, pjesëmarrësit në zgjedhje po njoftojnë gjithashtu takime të drejtpërdrejta me qytetarë, por në një shkallë më të vogël dhe me një numër më të vogël njerëzish, në përputhje me masat. Për paraqitjen e kandidatëve dhe programeve të partisë përdoren edhe materiale të shtypura…

Lexo më Shumë

Sanela Shkrielj, zv. ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, sot në një konferencë për shtyp tha se fëmijët me dy prindër të punësuar do të kenë përparësi gjatë regjistrimit, domethënë gjatë formimit të grupeve në çerdhe kur do të fillojnë të punojnë. “Procedura e regjistrimit nuk është ndalur, po komunikohet me të gjitha çerdhet. Sipas ligjit, procedura e regjistrimit është në vazhdim e sipër, ndërsa protokollet janë ato që do të rregullojnë numrin e fëmijëve që mund të jenë në një grup. Nuk do të jetë e nevojshme të abonoheni për ri-regjistrim, dhe as nuk do të pezullohet procedura e…

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjëse Mediatik (SPGPM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) në prag të fushatës zgjedhore do të dërgojnë dhjetë pyetje deri te partitë dhe koalicionet politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme. “Për vite me radhë kemi vërejtur shembuj të qëndrimit joparimor të politikanëve ndaj mediave dhe gazetarëve, të cilat na korrigjuan para dilemës: vallë shumica e politikanëve e din rolin e gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe cila është rëndësia e tyre për demokracinë?, thonë tre shoqatat. Në dhjetë ditët e ardhshme, do…

Lexo më Shumë

Pas dy muajsh, coronavirusi u kthye në Krushevë, kështu që tani ka tre pacientë aktiv dhe tre pacientë që janë shëruar. Në nivelin komunal, ka 40 persona që janë në vetizolim sepse kanë qenë në kontakt me të infektuarit por nuk kanë simptoma, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç theksoi për “Fokus” kryetari i Komunës së Krushevës, Tome Hristoski, komuna po merr të gjitha masat në mënyrë që virusi të mos përhapet më tej në vetë qytet. “Është e mirë që nuk kemi vatra të nxehta në Krushevë. Virusi u soll nga turistët, por ne nuk mund t’i fajësojmë ata ose t’i…

Lexo më Shumë

Partia politike E Majta, sot, në pajtim me Kodin zgjedhor, e fillon fushatën e vet zgjedhore si pjesëmarrëse e pavarur, që do të thotë bartëse e listës së kandidatëve për deputetë në Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020. Në zgjedhjet e ardhshme historike, të cilat janë me rëndësi thelbësore për zhvillimin dhe prosperitetin e Republikës së Maqedonisl, E Majat – në pajtim me listat e konfirmuara zyrtare nga KSHZ – do të dalë nën numrin rendor 4 në të gjitha gjashtë njësitë zgjehdore: bartës në NJZ 1 është kryetari i T>ë Majtës – prof.dr. Dimitar Apasiev; bartës në NJZ 2 është…

Lexo më Shumë

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Vendim për formimin e Komisionit të përkohshëm për ndjekje të parregullsive të mundshme lidhur me kryerjen e veprave penale nga Kapitulli 16 “Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit” nga Kodi penal dhe vepra të tjera penale të cilat mund të kryhen gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve, kumtoi sot Prokuroria publike, njofton MIA. “Ngjarjet lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për më 15 korrik 2020, janë të interesit të përgjithshëm të opinionit, kështu që, është formuar komision i cili në mënyrë produktive do t’i ndjekë ngjarjet, në drejtim të…

Lexo më Shumë

Zgjerohet lista e dyqaneve në të cilat mund të paguhet me kartelën pagesore vendore. Veprimtaritë që janë shtuar janë: dyqanet për tekstil, këpucë, artikuj të lëkurës, pajisje sportive, dyqane për libra dhe mobilje, ndriçim, prodhime për amvisëri, publikoi sot ministrja e Financave Nina Angelovska në profilin e saj të Fejsbukut. Siç shprehet ajo, Dekreti për kartelën e pagesës vendore u ndryshua dje dhe tani qytetarët me kartelën e pagesës vendase mund të blejnë produkte dhe shërbime vendase në: hotele, vendpushime, kampe dhe lehtësira të tjera akomodimi, agjensi turistike dhe operatorë, restorante, shpërndarje dhe përgatitje të ushqime dhe pije, supermarkete, dyqane…

Lexo më Shumë

Shumë arrestime, sulme dhe denoncime kanë ndodhur dje në Tetovë. Kështu rreth orës 11 e 15 minuta, në rrugën ,,114” në Tetovë, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, i kanë privuar nga liria 24-vjeçaren M.J. nga Pallçishti i Epërm dhe 31-vjeçarin B.R. nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës së tyre ,,Folkcvagen Golf” me targa të Tetovës, e cila ka qenë e parkuar dhe në të kanë qëndruar personat në fjelë, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Dy personat janë mbajtur në Stacionin policorë Tetov,ë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ku edhe do të pasoj parashtresë adekuate.…

Lexo më Shumë

Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka sjell vendim që të formoj një Komision për ndjekjen e parregullsive eventuale gjatë zgjedhjeve. “Zhvillimet e lidhura me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për më 15 korrik 2020, janë të interesit publik, andaj është formuar komision e cila në mënyrë më aktive do t’i përcjell zhvillimet, në drejtim të mbrojtjes nga veprimet antiligjore dhe kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Për kryetar të Komisionit është caktuar Xhelal Bajrami, prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarë të Komisionit do të jenë prokurorë publikë nga Prokuroria e…

Lexo më Shumë

Dafina Stojanoska bartëse e listës së koalicionit Rindërtimi i Maqedonisë nga shtabi partiak rajonal i VMRO-DPMNE-së në Gostivar porositi se në fushatën e tyre imperativi kryesor do të jetë shëndeti i qytetarëve dhe se do ta arrijnë fitoren më të madhe zgjedhore. “Më 15 korrik, deputetët e ardhshëm nga VMRO – DPMNE dhe Koalicioni për Rindërtim i Maqedonisë nga Gostivari, Tetova, Bërvenica dhe Tearca do të njoftohen nga ky Shtab Rajonal Zgjedhor. Sonte, ata deputetë janë të obliguar të punojnë dhe angazhohen ekskluzivisht për Maqedoninë dhe qytetarët e saj.Jemi përballë një fushate zgjedhore dhe zgjedhje, shumë të ndryshme nga të…

Lexo më Shumë