VMRO DPMNE-ja po shqyrton mundësinë e ngritjes së një iniciative deri në Gjykatën Kushtetuese ndaj Presidentit, Stevo Pendarovski. Sipas kësaj partie, Pendarovski ka shkelur rëndë Kushtetutën në momentin kur liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ia dorëzoi mandatin për formim të Qeverisë, ndonëse Zaev nuk kishte siguruar shumicë parlamentare. Nga kjo parti thonë se shumë shpejtë do ta bëjnë këtë hap dhe se i mbetet Kushtetueses ta mbrojë Kushtetutën sa herë që dikush e shkelë atë.
“Po shqyrtojmë ngritjen e një iniciative kushtetuese, sepse Presidenti Pendarovski e uzurpoi mandatin tek njëri nga 119 deputetët tjerë të Kuvendit, Zoran Zaevit i cili nuk kishte shumicë. Ia dha mandatin dhe praktikisht e uzurpoi mandatin, me qëllim që t’i jep më shumë kohë, 20 ditë, që të blejë kohë dhe të mundet në mënyrë joparimore të “blejë” deputetë nga listat tjera të cilat marrin pjesë në Kuvend, me mënyra joparimore” tha zëdhënsi i VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Data 18.09.2026
Aktuale
- Pakistan, disa të plagosur në një shpërthim gjatë faljes së xhumasë
- Djali i Kadri Veselit: Besimi ynë te drejtësia perëndimore mbetet i fortë
- Ganimete Musliu kërkon dorëheqjen e Anton Qunit pas deklaratave të tij
- “Vendim kafkian”, avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë: Vë në provë kontrollin kushtetues
- Rrëzohet nga mopedi, humb jetën një 67-vjeçar nga Ohri
- Pagat e magjistratëve/ SPAK nis marrjen në pyetje të zyrtarëve, e para dëshmon shefja e Thesarit
- Ndalohet një person nga Kumanova, i sekuestrohen mbi 1.000 copë mallrash të kontrabanduara
- Këtë fundjavë do të bëhet dezinsektim ajror në Shkup



