Aksionari kryesor i “Eurostandard bankës”, Trifun Kostovski, lidhur me falimentimin e bankës, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se drejtësinë për rasti do ta kërkojë jashtë vendit, duke cekur se për atë ka të drejtë legjitime, sepse objektivisht bëhet fjalë për investim të huaj.
“Unë drejtësinë do ta kërkoj jashtë Republikës së Maqedonisë, sepse objektivisht ky është investim i huaj dhe i kemi të gjitha të drejtat legjitime për ta zhvilluar këtë proces gjyqësor në gjykatë ndërkombëtare”, theksoi
Kostovski.
Ai shprehu keqardhje për ngjarjet, posaçërisht për klientët e bankës dhe tha se fajin e aksionarëve e locon në zgjedhjen e Këshillit drejtues të bankës.
“Ne do të inicojmë padi penale për Këshillin drejtues për keqpërdorime, të cilët e keqpërdorin kapitalin e bankës dhe njëherit i keqpërdorin llogaritë edhe të personave privatë, edhe të atyre juridikë në bankë, pa njohurinë e
tyre për t’i përdorë dhe t’i bëjë manipulative transaksionet”, theksoi Kostovski.
Ai theksoi se vetë do ta shpëtonin bankën, por “dikush ka shpejtuar”.
“Edhe për ne edhe për klientët do të ishte më lehtë që Banka popullore të na likuidonte para një viti. Sepse objektivisht kushtet të cilat sot zonja Bezhoska i cekë, ekzistonin edhe para një viti. për cilat shkaqe nuk e ndërmorën atë hap, nuk e di, megjithatë ne si familje u angazhuam se do të sigurojmë mjete të reja të freskëta për derikapitalizimin e bankës dhe deri në fund të vitit 10 milionë euro të freskëta hynë për sanimin e plasmaneve të këqija të cilat tashmë banka i kishte bërë”, sqaroi Kostovski.
Ai theksoi se secili njeri i cili mendon pak, do të kuptojë një gjë, se ngjarjet janë “sulm i planifikuar gjatë ndaj “Eurostandard bankës”.
“Arsyet unë nuk mund t’i gjej as nuk mund të depërtoj tek to për sjelljen e tillë të BP-së, sepse në Ligjin e BPRMV-së ekzistojnë pasuse në çfarë situatash BP mund t’u ndihmojë bankave konkrete për dalje nga situata e krizës, që BP-ja jonë këtë nuk e bëri”, theksoi Kostovski.
Ai shpjegoi se ata kishin një partner të mundshëm i cili mund të ketë shpenzuar rreth 100 mijë euro për të bërë një regjistrim të thelluar në bankë për ndërmarrjen e saj.
“Fatkeqësisht, BP nuk ndau as pesë minuta që t’i jepte atij investitori një
shans për të udhëtuar në vend dhe të bisedojë, sepse nëse investon para dhe
nëse nuk e merr licencën, atëherë për atë person ato janë para të humbura”,
tha Kostovski.(MIA)




