Author: Hamdi Kumanova

Hamdi Nuhiju Zgjedhjet e para parlamentare në epokën e pandemisë globale “Covid 19” kanë nxjerr në pah mjerimin e përfaqësuesve politik shqiptar nëpër të gjitha Komunat e Maqedonisë së Veriut. Mjerimi është më i thellë nëse gjurmojmë në Parlament dhe në fjalimet e kandidatëve për deputet. Pyetje për 1 milion dollar: Kur mbahen zgjedhjet, me 15 korrik, me 15 qershor, apo me 15 gusht? Lapsus dhe gabim që i ka ndodhur së paku njëherë të gjithë kandidatëve të mundshëm për deputet nga të gjitha partitë politike shqiptare, pa asnjë përjashtim. Rrezet e diellit në këtë fund-qershor kanë kapur fort dhe…

Lexo më Shumë

Me fillimin e rritjes së temperaturave të cilat tash po mbizotrojnë në vendin tonë, në krahasim të temperaturat e vetëm një jave me parë, në masë të madhe janë rritur edhe rreziqet potenciale për përhapjen e mundëshme të zjarreve edhe në rajonin e Pollogut thonë nga SPB transmeton TetovaSot. Kjo më së shumti për arsye se ky rajon posedon një vegjetacion të bujshëm dhe për këtë arsye nevojitet zgjuarësi maksimale dhe sjellje të përgjegjëshme të secilit individ. Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, apelon qytetarët që të jenë syçelë dhe maksimalisht të kujdesëshëm, nëse lëvizin dhe punojnë nëpër fushat e…

Lexo më Shumë

Sot hyn në fuqi Ligji i ri për Prokurorinë Publike. Prokuroria Speciale Publike (PSP) si institucion formalisht është shuar, por jo edhe çështjet që ka hapur. Të gjitha çështjet në të cilat ka punuar Prokuroria Speciale Publike janë të gjalla, ligji i ri siguron një bazë të qartë ligjore për vazhdimin e tyre deri në vendimet përfundimtare, deklaroi për MIA-n, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, siç theksoi ajo, është e gjatë dhe e vështirë dhe shihet jo vetëm në vendin tonë, por në të gjitha vendet e tjera. “Merreni për shembull Italinë, e cila ka…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet në njësinë e 3-të zgjedhore, Bekim Neziri ka theksuar se prioriteti i tij në të ardhmen do të jetë arsimi cilësor dhe adekuat për gjithë shqiptarët në komunën e Velesit dhe fshatrat shqiptare për rreth. Projekti i BDI-së është që gjuha shqipe të mësohet nga të gjithë qytetarët dhë në këtë mënyrë përhapja e saj do të shtrihet në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Gjuha shqipe do të jetë e obligueshme nga klasa e pestë për të gjithë nxënësit, arsimimi parashkollor i deryrueshëm dhe shkolla profesionale për çdo komunë. Arsimi shqip në komunë e Velesit ka…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe Sekretar i përgjithshëm i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari paralajmëron për përkeqësimin e situatës me pandeminë në vend pas zgjedhjeve dhe si shkas për këtë e theksoi mosrespektimin e protokolleve për mbrojtje kundër përhapjes së virusit gjatë fushatës parazgjedhore. “Përshtypja ime është dhe për fat të keq mund të konstatoj se pothuajse askush nuk i përmbahet protokolleve. Personalisht dhe në partinë ku jam anëtar, e respektojmë dhe ruajmë distancën e përcaktuar ndërmjet karrigeve, por përsëri ka një grupim njerëzish dhe kjo është shumë shqetësuese. Ky fenomen është i pranishëm jo vetëm në Gostivar,…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore të koalicionit Alternativa – ASH, Hysni Ismaili, nuk ka të ndalur në terren. Ismaili ka realizuar disa takime me banorët e Tetovës: takim me banorët e lagjes “Teqe” dhe marsh elektoral bashkë me kryetarin e AAA-së, Afrim Gashi dhe kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela. Ndërsa pas këtyre takimeve, agjenda e kandidatit për deputet, Hysni Ismaili vazhdoi edhe me tre takime tjera: bashkëbisedim me banorët e Xhepçishtës, lagjes “Bregu i Diellit” dhe “Teteks 1”. Gjatë bisedës me banorët e kësaj ane u fol mbi problematikat shumëvjeçare me të cilat ballafaqohen banorët e Tetovës, gjatë…

Lexo më Shumë

Në Komunën e Gostivarit dhe komunat përreth ka 64 raste aktive me coronavurus. Prej tyre 43 janë në Gostivar, 20 në Vrapçisht dhe një rast në Komunën e Mavrovës. Shtabi i Krizës Gostivar vlerësoi si serioze gjendjen me coronavirusin posaçërisht për shkak se të infektuarit janë nga lagje dhe fshatra të ndryshme, që mund të hapen grupe të reja dhe të rritet rreziku nga përhapja e virusit. “Në krahasim me qytetet tjera me numër të përafërt të banorëve, Gostivari është mirë, por të dhënat e fundit janë serioze. Do të dëshiroj t’i njoftoj qytetarët se rastet janë në lagje dhe…

Lexo më Shumë

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, dr. Florin Besimi, ka prezantuar pesë zotime dhe disa nga iniciativat e Kryeministit të parë shqiptar, gjatë mandatit të tij. “Dy drejtor me nënshkrime të lidhura në dhjetra institucione shtetërore ( përzhino etnike) ,Gjuha Shqipe e detyrueshme për çdo nxënës nga klasa e pestë, Vendimmarrje me badenter në Qeveri për investimet kapitale, Himni i shtetit të pasqyron përbërjen multietnike të vendit, Shpallja e 13 gushtit – festë shtetërore Gjykatë e lartë e barazisë dhe antidiskriminimit. Veting i detyrueshëm për çdo bartës të funkcionit publik. Raport obligativ i këshillit gjyqësor çdo 6 muaj për…

Lexo më Shumë

PSP prej sot edhe zyrtarisht është shuar, gjegjësisht me hyrje në fuqi të Ligjit të ri për Prokurori Publike. Prokurorja Fatime Fetai e cila ishte pjesë e ekipit të PSP-së, thotë se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri lufta për drejtësi nuk përfundon. “Kjo thjeshtë paraqet një normativ të re ligjore e cila na jep mundësi të gjithë prokurorëve në mënyrë të re të ballafaqohemi dhe luftojmë kundër krimit. Si dhe në çfarë mënyrë ne do ta shfrytëzojmë këtë varet nga prokurorët”, ka deklaruar Fetai.

Lexo më Shumë

Hanif Kureishi Si fëmijë me racë të përzier duke u rritur në një periferi të Londrës, shenjat e ndryshimit ishin të shkurtra por ngazëlluese. Sot e ndjej atë ndjesi përsëri. Javën e kaluar mu kujtua diçka e rëndësishme: një nga momentet më domethënëse të jetës sime të hershme ishte kur shkova në dyqanin e gazetave ku unë punoja si shpërndarës gazetash – i cili gjendej në periferinë e bardhë të Londrës ku u rrita si një fëmijë me racë të përzier – dhe pashë imazhin e Tomie Smithit dhe Xhon Carlos duke bërë “blackpowersalute” në Lojërat Olimpike të vitit 1968.…

Lexo më Shumë

Nisma qytetare ‘Stop Rusino, ajër të pastër për Gostivarin’ njofton qytetarët së të dielën më 05.07 do të organizohet protestë paqësore. Sipas njoftimit, qëllimi i protestës është ndalimi djegies, mbyllja dhe dislokimi i deponisë ‘Rusino’, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas kësaj nisme, deponia ‘Rusino’ ndot ajrin dhe ujin e pijshëm në Gostivar dhe rrethinë dhe me këtë rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Vendi i protestës është nga pikëpagesa në hyrje të Gostivarit deri te udhëkryqi në fshatin Zdunjë nga ora 17:00 deri në ora 19:00. Në protestë automjetet do të renditen në një korsi të rrugës, për shkak se korsia tjetër do…

Lexo më Shumë

Arritëm të zhvendosim tre copë nga mozaiku të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin edhe të standardit jetësor të pensionistëve, zhvillimit të shërbimeve të veçanta të cilat do t’i mbështesin, por edhe ta stabilizojmë sistemin pensional i cili është i rëndësishëm për pensionistët aktual dhe për ata të ardhshmit. Përveç kësaj, ia dolëm ta rrisim pensionin mesatar, ka thënë zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike Mila Carovska pas takimit me shoqatën e gazetarëve. Ajo potencoi se Qeveria ka punuar dy vjet në atë për të kursyer 3,7 miliardë denarë në Fondin pensional, me çka, siç tha, ka siguruar pensione stabile edhe për…

Lexo më Shumë