Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova në fillim të seancës konstitutive kërkoi nëse Talat Xhaferi është propozim për kryetar të Kuvendit, seancën ta udhëheq ndonjë nga zëvendësit.
“Procedura është garancion i demokracisë, kryesuesi duhet të sillet si kryetar, por duke e pasur parasysh faktin se ju jeni propozuar për kryetar, duhet të caktoni dikë nga zëvendësit e tu ta udhëheq seancën”, i tha Siljanovska, Xhaferit.
Njëherit ajo kërkoi deputetët me kohën të jenë të informuar për seancat që të mund të kenë kohë të përgatiten.



