Z. Fatmir Bytyqi është ekspert ndërkombëtar nga fusha e menaxhimit me proceset dhe reformat ekonomike, me mbi 20 vjet përvojë pune, në mbi 100 programe dhe projekte të ndryshme, me qëllim të zhvillimit të sektorëve, institucioneve shtetërore, odave ekonomike dhe kompanive.Ka realizuar mbi 500 trajnime në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe deri tani ka qenë i angazhuar profesionalisht si konsulent dhe këshilltar në shumë qeveri, ministri dhe institucione nga rajoni. Prej vitit 2008 është aktiv si ekspert për aderim dhe udhëheqje me fondet e BE dhe vlen si një nga profesionistët liderë në këtë fushë në rajon.Specialiteti i tij i ngushtë është planifikimi strategjik dhe menaxhimi me programe zhvillimore, ekonomike dhe afariste dhe vlen për njohës shumë të mirë të rrethanave afariste pothuaj në gjithë vendet e rajonit, me përvojë shumëvjeçare në sektorin rural si sipërmarrës, konsulent dhe menaxher ekzekutiv.Arsimin formal e ka përfunduar në Universitetin e Tiranës, ku diplomoi në Fakultetin Ekonomik, dega Menaxhim/Administrim Biznesi. Autor i shumë strategjive, propozim-ligjeve, doracakëve dhe udhëzimeve në fushën e financave, ekonomisë dhe zhvillimin e bizneseve. Bytyqi në mënyrë aktive flet 5 (pesë) gjuhë.Nga prilli i vitit 2018 u angazhua si këshilltar i kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga gushti i vitit 2019 e kryen funksionin kryetar i Komisionit për financa në LSDM
1. MBIEMRI: BYTYQI
2. EMRI: FATMIR
3. Data e lindjes: 26.10.1975
4. Shtetësia: R. Maqedonisë së Veriut
5. Statusi bashkëshortor: I martuar
6. Edukimi:
Institucioni[Prej – deri më]
Diploma(t) e fituara
Universiteti i Tiranës, Shqipëri, 1994 – 1999
Diplomë në Menaxhim/Administrim Biznesi (e barabartë me studime mastër)
7. Shkathtësitë gjuhësore: (niveli indikativ i njohjes së gjuhëve në shkallën prek 1 deri 5 (1 – shkëlqyeshëm; 5 – bazike)
Gjuhët
Lexim
Të folurit
Të shkruarit
Shqip
Gjuha amë
Maqedonisht
1
1
1
Anglisht
1
1
1
Gjermanisht
2
3
3
Serbisht/Kroatisht
1
1
1
8. Përvoja e punës: 21 vjet
Angazhime të veçuara
Data:
04/2018 – aktualisht
Vendi:
Maqedonia e Veriut
Kompania:
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Pozita:
Këshilltar i posaçëm i Kryetarit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Personi i referencës:
Drejtpërdrejtë nën kompetenca të Kryeministrit
Rolet dhe përgjegjësitë:Korrespondencë me ministritë, organizatat publike dhe private çdo ditë lidhur me mendimet dhe vendimet që dalin nga mbledhjet qeveritare, projekte, propozime, propozim-ligje të reja, etj.; Zbatimi i hulumtimeve dhe analizave për politikat, strategjitë dhe temat lidhur me ekonominë; përgatitja e mendimeve profesionale, komenteve dhe rekomandimeve, përgatitja e materialeve për brifing, raporte dhe dokumente tjera relevante për mbledhjet qeveritare; Anëtar i Këshillit Ekonomik të Qeverisë; Pjesë e Këshillit për reforma ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm – përgjegjës për përmirësimin e politikave në ambientin afarist
Qëllimi: Qëllimi i Projektit ë USAID / Maqedoni për biznes eko-sistemin (BEP) është ta transformojë konkurrencën e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Maqedoninë përmes fuqizimit të shërbimeve afariste, financat dhe lidhjet e tregut si katalizues për ngritjen e dukshme të rritjes, produktivitetit dhe punësimit.Rolet dhe përgjegjësitë:Si zëvendësdrejtor i projektit (DCOP) i siguron mbështetje drejtorit të projektit (COP) në menaxhimin e përgjithshëm teknik dhe administrativ dhe zbatimin e projektit. Bashkë me drejtorin, ndërmerr rol aktiv për koordinimin e aktiviteteve programore mes grupit të ndryshëm të palëve të prekura dhe shfrytëzuesve. Në mungesë të COP e ka rolin e COR dhe e përfaqëson projektin me donatorët dhe palët e prekura.
Data:
01/2015 – 04/2018
Vendi:
Maqedoni /Kosovë
Kompania:
Ko-Plan SHPK, Zyrë për konsulencë
Pozita:
Ekspert senior
Personi i referencës:
Qëllimi: Menaxhimi strategjik, ndërtimi i kapaciteteve dje këshillim për mbështetje financiare të OQ, komunave. Rolet dhe përgjegjësitë: Përgjegjësitë përfshijnë:identifikimi i avantazheve organizatave dhe dobësive mes klientëve, zhvillimi i programeve për ndërtimin e kapaciteteve të OQ, zbatimi i disa trajnimeve për OQ për zhvillim strategjik, planifikim dhe menaxhim me projekte dhe mbështetje financiare.
Qëllimi: Shkathtësi të avancuara për Zyrën kombëtare të Auditimit për zbatimin e auditeve për vlerësim të Performancave të aktorëve të ndryshëm Veprimtaritë dhe përgjegjësitë: Ndërtimi i kapaciteteve dhe avancimi i shkathtësive për zbatimin e auditit të performancave të aktorëve të ndryshëm (Performance Audit). Auditimi i raporteve përmes këshillave për avancimin e shkathtësive për të shkruar, si dhe prezantimin e gjetjeve dhe përfundimeve nga auditet e realizuara.
Qëllimi: Përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe organizative të Odës Ekonomike Veprimtaritë dhe përgjegjësitë: Menaxhimi i plotë me zyrën ekzekutive dhe të gjitha aktivitetet e Odës. Në mungesë të kryetarit të Odës e përfaqëson Odën me aktorët tjerë të jashtëm. Inicion dhe ndërmerr masa për krijimin e Strategjisë dhe planit për punë të Odës, me theks të veçantë të zhvillimit të barabartë rajonal përmes bashkëpunimit ndër-komunal dhe bashkëpunimit me aktorët e ndryshëm dhe themelimin e GLV dhe LEADER programit. Kontribut ndaj masave aktive për punësim përmes ideve në Strategjinë e re për masa aktive për punësim të Weverisë.
Data:
06/2015 – 04/2016
Vendi:
Kosovë
Kompania:
HELVETAS, Swiss Intercooperation
Pozita:
Këshilltar i sekretarit shtetëror në Ministrinë e Administratës të Pushtetit Lokal
Qëllimi: Analiza dhe zhvillimi i Sistemit për menaxhim me performancat në komunat lokale. Rolet dhe përgjegjësitë: Zhvillimi i kornizës për evaluim të indikatorëve dhe evaluim i çdo indikatori në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tjerë të Sistemit për menaxhim të performancave. Shikoje analizën e Sistemit për menaxhimin e performancave në komunat lokale për MPL (Ministrinë e Pushtetit Lokal).
Qëllimi: Ekspertpër mbështetje në zbatimin e programit Përmirësimi i arritjeve organizative, të zbatuar nga USAID në Maqeodninë, i cili synon forcimin e kapaciteteve organizative të 5 (pesë) organizatave qytetare maqedonase të zgjedhura, të cilat USAID i ka identifikuar si mjaft të rëndësisihme në fushën e demokracisë dhe edukimit në vend. Veprimtaritë dhe përgjegjësitë: Mbështetje profesionale në zhvillimin e kapaciteteve për fushat e veçanta të intervenimit (menaxhimi me ciklin e projekteve) për 3 organizatat e përzgjedhura në Maqedoni. Obligime: trajnime rreth menaxhimit me ciklin e projekteve, duke ofruar mbështetjen përkatëse, me qëllim që të nxirren 4 propozime për projektin; Zhvillimi dhe modelimi i procedurës dhe mekanizmit për menaxhim me projekte në Rrjetin Rural të Maqedonisë.
Qëllimi: Përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe organizative të Institucioneve të Kosovës (Strukturat vepruese dhe trupat e përbashkëta menaxhuese) me qëllim të menaxhimit të qëndrueshëm të programeve IPA BNKme shtetet fqinjë dhe organet e Kosovës në zonën kufitare. Veprimtaritë dhe përgjegjësitë: Asistencë e drejtpërdrejtë për Udhëheqësin e Ekipit në përgaditjen dhe zbatimin e aktiviteteve të projektit. Obligimet: organizimin dhe menaxhimin e ngjarjeve të trajnimit; Kontribut për menaxhimin e ngjarjeve për ngritjen e vetëdijes; Kontribut për mbulim mediatik të BNK-së duke mbikëqyrur mirëmbajtjen e faqes së internetit, në përputhje me punën e ofruar nga ekspertët e projekteve dhe në sinkronizim me zhvillimet e BNK-së dhe iniciativave në përgjithësi; Përgatitje e koordinuar e buletinit të PBNK; Koordinim me stafin e SPT-së dhe ekipin për AT të Granteve; Koordinimi i aktiviteteve të ekspertëve vendorë dhe zbatimi në kohë i aktiviteteve dhe rezultateve të tyre; Koordinimi i fazave dhe përmbajtjes së BNK iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve në përputhje me programet tjera të BNK-së dhe aktivitetet e zbatimit .Sigurimi i mbështetjes për Strukturat Operuese në menaxhimin e skemave të Grantit. Mbështetje për Aplikuesit potencialë dhe përfituesit e granteve të BNK përkatës në Kosovë përmes trajnimit, mbështetjes online, vizitave monitoruese.
Projekti: Ndërtimi i Institucioneve Ndërkufitare (NINK), projekt i financuar nga BE-jaQëllimi i projektit: Mbështetje për autoritetet kombëtare dhe organet lokale në zbatimin e programeve të ardhshme BNK të IPA-s ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Veprimtaritë dhe përgjegjësitë: Ekspert në Zyrën lokale në Shkup dhe Prishtinë; Trajnues rajonal: Ofrimi i Asistencës Teknike për OS (në ministritë përgjegjëse për komponentin IPA II në të dy vendet). Pjesë e ekipit përgjegjës për programimin e programit BNK 2010-1011 midis Maqedonisë dhe Kosovës. Përgatitja dhe zbatimi i trajnimeve (në Ballkanin Perëndimor) për përgatitjen dhe menaxhimin me aplikimet e graneteve të BNK-së.
Projekti: Ndërtimi i Institucioneve Ndërkufitare (NINK), projekt i financuar nga BE-jaQëllimi i projektit: Mbështetje për autoritetet kombëtare dhe organet lokale në zbatimin e programeve të ardhshme BNK të IPA-s ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Veprimtaritë dhe përgjegjësitë: Zbatimi trajnimeve për përgatitjen e thirrjes për grante për bashkëpunim ndërkufitar me gjithsej 340 pjesëmarrës.
Data:
01/2006 – 09/2009
Vendi:
Maqedoni
Kompania:
Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar
Pozita:
Koordinator për ndërtimin e kapaciteteve/Trajnues Senior
Emri i projektit: Fuqizimi organizativ i aktorëve të shoqërisë civileQëllimi i projektit: Zhvillimi i kapaciteteve organizative dhe institucionale të OSHC-ve, odave ekonomike, institucioneve shtetërore, agjencive për zhvillim rajonal, etj. Veprimtaritë dhe përgjegjësitë: Udhëheqje të mbi 20 trajnuesve / konsulentëve dhe realizimi i një varg të trajnimeve me rreth 350 pjesëmarrës.
Fuqizimi organizativ i Programit për shoqëri civileQëllimi i programit: Program me 50 projekte (projekti e ka përdorur instrumentin e ri-grantimit, trajnimeve, konsulencave dhe mbështetjes). Qëllimi i përgjithshëm i programit ishte zhvillimi i kapaciteteve organizative dhe institucionale të OQ, komunitetit afarist, institucioneve shtetërore, agjencive zhvillimore rajonale, a.q. biznes organizata në shoqëri. Rolet dhe përgjegjësitë:Menaxhimi i plotë dhe kontrolli i programit, zbatimi, monitorimi, evaluimi dhe raportimi, planifikimi i aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve, zhvillimi i programit dhe doracak për trajnime, mbështetje për trajnimet. Organizimi dhe monitorimi i 20 konsulentëve dhe trajnuesve duke përfshirë përpilimin e planeve për punë, monitorimin, evaluimin, raportimin dhje mbështetje trajnuesve me maksimum 350 pjesëmarrës.
Emri i projektit: Fuqizimi i partneritetit në KosovëTranzicioni në Kosovë 2001-2002 Program me 47 projekte (projekti e ka përdorur instrumentin e ri-grantimit) / grante operacionale, zhvillim strategjik, ndërtimi i kapaciteteve). Qëllimi i përgjithshëm i programit ishte të nxiten zgjidhje paqësore dhe të drejta për dallimet e tanishme në Kosovë dhe rajon dhe pritjet që të promovohet fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi, gjegjësisht jetë e qetë për banorët në Kosovë dhe rajon. Rolet dhe përgjegjësitë: Si trajnues përgjegjës për analizë të nevojave të trajnimit, krijimin dhe transmetimin e trajnimeve bazike dhe të avancuara, një herë në muaj (28 trajnime/560 pjesëmarrës) dhe Zhvillimi Institucional/Fuqizimi Organizativ (29 trajnime/577 pjesëmarrës).
Emri i projektit:Ndërtimi i kapaciteteve të OQ në MaqedoninëRolet dhe përgjegjësitë:Përgjegjës në fushën e shoqërisë civile (08/2004-12/2005) – përgjegjës për 9 të punësuar me orar të potë pune, koordinimi i programeve për shoqërinë civile dhe marrëveshjet me donatorët. Ndërtimi i kapaciteteve për organizatat qytetare në Maqedoni, prej 33 projektesh (projekte që e kanë përdorur instrumentin e trajnimit, konsulencës dhe mbështetjes). Qëllimi i programit ishte fuqizimi organizativ i organizatave qytetare në Maqedoninë. Rolet dhe përgjegjësitë:Menaxhimi i plotë dhe monitorimi i programit, zbatimi, monitorimi, evaluimi dhe raportimi, planifikimi i aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve, zhvillimi i programit dhe doracak për trajnime, mbështetje për trajnimet. Si trajnues, përgjegjës për analizë të nevojave të trajnimit, përpilimi dhe transmetimi i trajnimeve bazike dhe të avancuara një herë në muaj (28 trajnime/560 pjesëmarrës) dhe Zhvillimi Institucional/Fuqizimi Organizativ (29 trajnime/577 pjesëmarrës).
Informata tjera relevante:
Publikime:
Autor i “Manuali për menaxhim me financat në projektet e financuara nga BE-ja në Kosovë”, në kuadër të projektit ATOSHC të financuar nga BE, 2011;
Doracak për zhvillimin e trajnimeve mbi “Qëndrueshmërinë Financiare të OSHC-ve në Maqedoni”, në projektin e financuar nga BE “Ngritja e kapaciteteve të lobimit, avokimit dhe vetë-qëndrueshmërisë financiare”, 2005;
Bashkë-autor i një pjese të Strukturës të shoqërisë civile në Maqedoni në Indeksin e Shoqërisë Civile CIVICUS në Maqedoni, 2006;
Cikli i neneve: “Gjinia në MCP”, në revistën “Bota qytetare” – 2004
Seminare, ligjërata:
Udhëheqja e programit ndërkombëtar për vizitorë “Zhvillimi i Biznesit të vogël”, Departamenti Amerikan i Shteteve – Byroja e Arsimit dhe Çështjeve Kulturore, 13 – 31 janar, 2014
Kurs Trajnimi për Zhvillimin Organizativ, INTRAC, Oxford – UK; 06/2008
Kurs për Auditorët e brendshëm mbi Sistemin për Menaxhim me Cilësinë (ISO 9001: 2000), Shërbimet Globale të Certifikimit, Shkup; 11/2007
Punëtori për mbledhjen e fondeve, Fondacioni për Zhvillim të Shoqërisë Civile, Budapest, Hungari, 11/2005
Trajnimi mbi treguesit, Menaxhimi me Fondacionet për Zhvillim, Shkup; 01/2005
Punëtori për shpërndarjen e resurseve, Menaxhimi me Fondacionet për Zhvillim, Shkup; 12/2002
Kurs për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore, Menaxhimi me Fondacionet për Zhvillim, Shkup; 07/2002
Trajnimi i trajnuesve, Menaxhimi me Fondacionet për Zhvillim, Shkup; 06/2001
Trajnim për Menaxhim të integruar të ciklit të projekteve, Menaxhimi me Fondacionin për Zhvillim, Ede, Holandë, 04/2000;
Konsulenca të kryera në rajon:
Konsulent lokal për vlerësimin afatmesëm të programit “Edukimi i aplikuara për Romët e Rinj”, zbatuar nga FAKT Gjermani dhe QMBN, Shkup, 12/2003
Vlerësim afatgjatë i QMBN-së 1993-2003, vlerësuesit të brendshëm në ekipin e vlerësimit, 02-03 / 2004)
Ekspert Lokal / Trajnues / Konsulent në projektin “Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin Ekonomik Lokal”. Analiza e palëve të interesuara, Zhvillimi i Strategjisë dhe Planifikimi i Veprimit dhe Zbatimi, pilot rajone (UNDP) (08-12 / 2004); Kërçovë, Maqedoni
Lehtësimi i procesit të planifikimit strategjik në Qendrën për Zhvillim të Kosovës (10-11 / 2004); Gjakovë, Kosovë
Lehtësues në misionin e vetëvlerësimit të EDU-PRO, Pogradec Shqipëri, 08-09 / 2005. Financuar nga ICCO – Holandë
Ekspert lokal në Sigurimin e Cilësisë dhe Evaluimin – në projektin “Trajnim për kategorinë e II-të të Nëpunësve Civil (përkthyesve dhe grupeve pakicë), Këshilli Britanik. Kohëzgjatja: 03-12 / 2006
Ekspert lokal – AT për Sektorin e Shoqërisë Civile pranë Sekretariatit Gjeneral, projekt i financuar nga BE (i udhëhequr nga AER), 1 trajnim për analizë strategjike të 20 nëpunësve civil, monitorimi dhe evaluimi i nëpunësve shtetëror përgjegjës për implementimin e Strategjisë për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile. Kohëzgjatja 04/2007.
Ekpert/Trajnues lokal afatshkurtër – në projektin “Asistencë teknike në Sektorin e Implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe Kategorinë e Trajnimit të Nëpunësve civil” – ”Atos Origin”, project i financuar nga BE. Kohëzgjatja, 02-03/2008
Konsulent për vlerësim në misionin e Projektit për Partneritet për Siguri dhe Mbrojtje të Bashkësisë II, UNDP, prill 2008
Ekspert afatshkurtër në projektin ATOSHC në Shqipëri dhe Kosovë (ATOSHC Asistencë teknike, për Organizatat e Shoqërisë Civile), projekt i financuar nga BE-ja; Gusht 2010 – maj 2011;
Konsulent në lehtësimin dhe hartimin e Planit Strategjik të OSHC-ve vendore “CBM” Mitrovicë, qershor – tetor 2011;
Konsulent rajonal për vlerësim të jashtëm të projektit “Përmirësimi i shëndetit dhe statusit social të grave në zonat rurale”, Diakonia Agapes, Shtator-Tetor 2011;
Konsulent rajonal për vlerësim të jashtëm të programit MATRA nga Qeveria holandeze, Janar 2015;
Anëtarësime paraprake në organe të ndryshme
Anëtar i Këshillit për avancim dhe mbikëqyrje të Auditimit në Republikën e Maqedonisë; Shtator 2012 – Shtator 2013;
Anëtar i Bordit Udhëheqës të “Institutit të Drejtorëve”, Shkup; që nga themelimi e deri në vitin 2013;
Kryetar i Komitetit Drejtuesi Nismës për Zhvillim të Kapaciteteve pranë ACT (Gjenevë);
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]