Propozimi që Fatmir Bytyqi të jetë zëvendës kryeministër për çështje ekonomike në qeverinë e re nuk ishte befasi për opinionin, sidomos pasi që partnerët e koalicionit i ndan resorët dhe ministria e financave shkoi në duart e BDI-së.
Ai ishte kryesisht aktiv në promovimin e programit parazgjedhor të LSDM-së, por edhe në arsyetimin e masave qeveritare për menaxhim me krizën korona, qoftë në paraqitje publike, intervista, debate në televizione ose kolumna autoriale dhe polemika. Si kryetar i Komisionit për financa në LSDM, gjithsesi ishte njëri prej atyre kreatorëve të atyre masave. Në njërën prej pres konferencave, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ka thënë se do të ishte nder për të nëse merr funksion në qeverinë e re.
Ajo që ishte e panjohur për momentin, është fakti se Bytyqi sa do të jetë i suksesshëm në njërin prej vendeve më të rëndësishme në qeveri e cila i bashkon të gjitha resorët ekonomike dhe se a do të gjeje zgjidhje të vërteta për sfidat të cilat do të vijnë, nga njëra anë nga ndërtimi i një tregu funksional ekonomik që duhet të përballet me konkurrencën nga BE-ja, dhe nga ana tjetër, element shumë akut, përballja me problemet e mëdha në ekonomi për shkak të korona krizës, por jo vetëm për shkak të saj. Nevojat e firmave janë të mëdha, premtimet parazgjedhore të LSDM-së ende më të mëdha, ndërsa mundësitë tejet të kufizuara.
Edhe pse nuk është propozuar direkt nga odat ekonomike ashtu si u propozua Koco Angjushev në qeverinë paraprake të udhëhequr nga LSDM-ja, Bytyqi megjithatë ka lidhje të thella me bashkësinë e odave ekonomike në vend, ai në periudhën nga viti 2015-2017 si dhe paraprakisht në vitet 2012-2013 ishte Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, duke dhënë kontribut që biznesi të flas me një gjuhë dhe të paraqitet i unifikuar para institucioneve kompetente në shtet.
Disa njohës thuan se pikërisht pamundësia që të dilet me një platformë të përbashkët të disa asociacioneve të biznesmenëve në vend ka qenë njëra prej arsyeve për lëshimin e aktiviteteve të odave. Paralelisht me punën në odë, por edhe para saj, Bytyqi ka përvojë si konsulent freelence, ose si pjesë e më shumë organizatave jo qeveritare në Maqedoni dhe në Kosovë. Kështu, gjatë pesë viteve të fundit ka punuar në projekte të ndryshme që janë të lidhura me menaxhimin strategjik, ndërtimin e kapaciteteve dhe aktiviteteve konsultimi për mbledhjen e fondeve për komunat dhe aktivitete profesionale.
Ky ekonomik shkollën e ka kryer në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ndërsa ka studiuar administratën e biznesit edhe në Universitetin në Tiranë, Shqipëri.
Nga biografia të cilën e ka të publikuar në rrjetin social për profesionist Linkin, mund të shikohet se Bytyqi midis të tjerash ka qenë zëvendës në Projektin për ekosistem të USAID-it në Maqedoni-Paladium, pastaj ka punuar si ekspert për Zyrën Nacionale për Revizion në Kosovë, pastaj për GIZ-Prishtinë si ekspert për përgatitjen e dokumenteve konceptuale për zhvillim regjionale, ka qenë koordinator për bashkëpunim ndërkufitar, përkrahje teknike për program ndërkufitar ESEP Ltd, ka qenë drejtor ekzekutiv në një firmë konsultimi, trajner konsulent në MCMS e kështu me radhë. Përskaj gjuhës amë shqipe, flet rrjedhshëm edhe anglisht, maqedonisht dhe serbisht, ndërsa shërbehet edhe me gjuhën gjermane.
Bytyqi ka lindur me 26 tetor të vitit 1975 në Butel, Shkup. Prej atje, habitemi me atë se fqinjët e tij nga kjo komunë e Shkupit, nga të gjitha nacionalitetet, qysh pas marrjes së këtij funksioni me vërtetim zyrtar se Bytyqi do të jetë zëvendës kryeministër, nuk e fshehën kënaqësinë e tyre në Fejsbuk se njeriu nga rrethi i tyre do të jetë në një pozicion të lartë dhe të përgjegjshëm në pushtetin ekzekutiv.
Sigurisht se përvoja e tij profesionale mbi 19 vjeçare në sferat e liderizmit dhe konsultave do të janë një element i rëndësishëm në atë që do ta punoje në periudhën e ardhshme. Ato që e njohin ( dhe kjo gjë mund të shikohej edhe nga paraqitjet e tij në pres konferenca dhe debatet në TV), thuan se Bytyqi nuk ikë nga diskutimet e argumentuara. Përkundrazi, ato i përjeton si mundësi për ta dëshmuar profesionalizmin e tij.
Kjo, si dhe mesatarin në paraqitje dhe mungesa e arrogancës janë anët e tij të fuqishme. Është tjetër gjë nëse ato do të janë të mjaftueshme për të shërbyes si kyç në hapjen e perspektivave për ekonominë maqedonase dhe plotësimin e premtimeve për të cilat ka folur edhe ai në periudhën para zgjedhjeve.
Data 18.09.2026
Aktuale
- “Taksë e fshehtë” mbi naftën për rezervën e sigurisë, do të rritet çmimi, e pranon dhe qeveria
- Verdikti i Hagës: Spahiu e sheh si një fitore për Kosovën, reagon studioja
- “Taksë e fshehtë” mbi naftën për rezervën e sigurisë, do të rritet çmimi, e pranon dhe qeveria
- Mickoski: Ndryshimet kushtetuese tani, zbatimi vetëm pas përfundimit të negociatave me BE-në
- Gruaja e ‘hekurt’: Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
- Leonora Jakupi bëhet e sinqert dhe tregon çfarë ndodhi me syrin e san
- Takimi i rëndësishëm i Bedri Hamzës me liderët pas vendimit të Gjyaktës Speciale
- Presidentit iranian i lejohet hyrja në SHBA!



