Në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në fshatin Çerkez të Kumanovës vendoset izolim dhe fasadë në ndërtesën shkollore, kumtuan sot kompetentët e shkollës, Me këtë projekt, kompetentët presin dukshëm të përmirësohet ngrohja në ndërtesën shkollore në të cilën mësimin e ndjekin rreth 530 nxënës.
“Projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne si shkollë, nëse merret parasysh se vitin e kaluar ishte vendosur ngrohja dhe ishin ndërruar dritaret përmes komunës së Kumanovës, shkolla brenda tërësisht ishte rregulluar, dyshemetë, tavanet dhe gjërat e brendshme përmes projektit të BE-së dhe Bankës Botërore. Vitin e kaluar, gjithashtu ishte ndërruar edhe kulmi përmes MASH-it. Dua të shpreh edhe falënderim te prindërit të cilët ndihmojnë në rregullimin e klasave dhe oborrin e shkollës”, deklaroi drejtori i shkollës, Hakik Jahii.
Paraprakisht në shkollën me mjete të Qeverisë përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ishte ndërtuar sallë e re sportive me të gjitha rekuizitat.



