Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë në 24 orët e fundit ka evidentuar 18 persona të saposëmurë nga Kovid-19, gjithsej 17 nga Kumanova dhe një nga Likova, kumtuan sot kompetentët e Institucionit të Shëndetit Publik.
Kanë vdekur dy pacientë, të moshës 64 dhe 72 vjet, në kushte spitalore, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
“Midis të sapoinfektuarve ka tre punonjës shëndetësor, dy infermiere nga spitali dhe një mjek i cili punon në Shkup. Të tjerët janë kontakte të personave tashmë të sëmurë”, deklaroi dr. Arif Latifi, drejtor i Qendrës.
Sot janë kryer gjithsej 38 testime, prej të cilëve 20 në “TerminiIm” dhe 18 teste epidemiologjike.
Nga fillimi i pandemisë në rajonin Kumanovë-Likovë janë diagnostifikuar 1312 persona, ndërsa për momentin aktive janë 301 raste.



