Author: Hamdi Kumanova

Ziadin Sela dhe kandidatët për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore nga Koalicioni “Tash është Koha”, gjatë ditës së sotme i prijnë karvanit të koalicionit fitues në takimet me qytetarët e Komunës së Zhelinës. Para banorëve të Debërcës, bartësi i listës së kandidatëve për deputetë në zonën e gjashtë zgjedhore, Ziadin Sela elaboroi shqetësimet me të cilat përballen qytetarët shqiptarë në mbarë vendin dhe ofroi zgjidhjen e tyre, duke kërkuar nga qytetarët e kësaj ane që më 15 Korrik të votojnë numrin 5, si të vetmen alternativë që sjell shpresë dhe “shtet për të gjithë”. “Shqiptarët, sot në shekullin 21,…

Lexo më Shumë

Në orët e hershshme të mëngjesit, diku rreth orës 1:40 pas mesnate, në stacionin policor Kërçovë është denoncuar zjarr në automobilin, i tipit “jaguar”, pronë e A.M. (41) nga Kërçova, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Vele Zmejkovski”. Zjarri u shua nga njësia zjarrfikëse territoriale, informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski. Ai shtoi se dje në orën 16:50 në stacionin policor Kërçovë, u denoncua se në rrugën “Egejska” në Kërçovë është prishur rendi publik dhe qetësia me zënkë, bërtitje, sjellje jo të hijshme mes “K.B.K. (32) dhe B.GJ. (24) nga Kërçova. Kundër tyre do të ngritet padi…

Lexo më Shumë

Mbi 1 milion e 814 mijë persona kanë të drejtën e votës më 15 korrik. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbylli listën zgjedhore në të cilën janë të përfshirë edhe personat të cilët do të mbushin 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve. Më shumë votues ka në Kumanovë, mbi 93 mijë, kurse më pak në Komunën Konçe. Në 90 vendvotime nuk do të votohet për shkak se nuk është përmbushur kushti prej të paktën 10 votuesish. Votuesit nga këto vendvotime do të shpërndahen në vendvotime të tjera.

Lexo më Shumë

Dy pjesë të reja nga biseda mes liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovskit dhe Zoran Milevski- Kiççeec sot janë publikuar në Youtube. Bisedojnë për Sasho Mijallkovin dhe biznesmenin Orce Kamçev. Mickovski në bisedën e incizuar sqaron se i vetëm po lufton që ligji për prokurori publike të mos kalojë, sepse me këtë ligj zgjidhet statusi i PSP-së dhe nuk ndërpritet hetimi për rastin “Perandoria” ku të akuzuar janë Mijallkov dhe Kamçev. Luftoj vetë që PSP të mos kalojë, automatikisht edhe lënda “Perandoria””,thotë Hristijan Mickoski- lider i VMRO DPMNE-së. Rastin “Perandori” e nisi PSP. Por, pas aferës “Reket”, hetimi u ndërpre. Nga…

Lexo më Shumë

Një punonjës në burgun e Shtipit është infektuar me coronavirus. Për fat të mirë nuk ka pasur kontakt me të burgosurit, për shkak se, atë natë, kur ka qenë për herë të fundit në punë ka qenë në pikat vëzhguese të burgut. Pesë kolegët e tij që kanë qenë në ndrim janë dërguar në izolim dhe nuk kanë simptoma, përcjell Telegrafi Maqedoni. Drejtori i burgut, Miki Todorov thotë se tashmë tre muaj në burg respektohen protokollet, ndërsa të burgosirut marrin mjete dezinfektuese. “Në entin tonë ndëshkues-përmirësues kemi kontroll gjatë hyrjes, matet temperatura, dezinfektohen të gjithë punonjësit dhe të burgosurit, si…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot ka përkujtuar vogëlushin Almir Aliu nga Kumanova i cili para 4 vitesh humbi jetën nga një goditje me veturë, nga sulmuesi Boban Iliq. Sela këtë veprim e cilëson si vrasje, pasi sipas tij këtë e dëshmojnë të gjitha provat. “Sot mbushen 4 vite që kur Almir Aliu u vra, dhe them u vra sepse këtë e dëshmojnë të gjitha provat për veprën penale të kryer nga Boban Iliq, të cilin drejtësia e vendit tonë me çdo kusht e liroi madje edhe atë pak dënim që kishte ia uli në vetëm 4 vite…

Lexo më Shumë

Numri i migrantëve që duan të arrijnë në Evropë përmes Maqedonisë është në rritje. Një nga arsyet është moti i mirë në këtë pjesë të vitit, por edhe situata e rëndë ekonomike në Afrikën e Veriut dhe Azinë Juglindore. Këta janë migrantë ekonomikë, dhe jo si në fillim të krizës kur kishte migrantë që largoheshin nga luftërat në Siri dhe Afganistan. Situata është shumë e tensionuar. Tekstualisht, Afrika e veriut, Libia, Irani, Iraku janë shumë të destabilizuara dhe fiset luftojnë mes vete. Ka shumë kampe refugjatësh në Iran me diku 2.5 milionë refugjatë. Turqia, gjegjësisht politika e Erdoganit lidhur me…

Lexo më Shumë

Arbnor Sadiku Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kishin  planifikuar një takim i cili do të pajtojë Kosovën dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, me 27 Qershor 2020, dhe sipas administratës së Trumpit do të duhet të sjellë lëvizje në konfliktin e ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë. Trump dhe ambasadori Grenell vendosën tani të veprojnë pa BE-në, me sa duket me shpresën e një suksesi në politikën e jashtme gjatë fushatës zgjedhore për presidentin amerikan. Bashkimi Evropian (BE)-ja, si kundër nuk ka arritur të gjejë një gjuhë të përbashkët për Kosovën, “Por në tërësi BE nuk ia ka dalë kurrë…

Lexo më Shumë

Austria ju rekomandon qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa këtu krahas Maqedonisë së Veriut, përfshihet edhe Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. “Paralajmërimi më i lartë për këto vende hyn në fuqi menjëherë”, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg. Bëhet fjalë për paralajmërim të nivelit të gjashtë, që kryesisht jepet për vendet ku ka konflikte ushtarake, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministrja për Integrim, Suzana Raab, duke aluduar se mbi gjysmë milion shtetas të Austrisë kanë prejardhjen nga një nga këto shtet, ju bëri apel qytetarëve të anulojnë udhëtimet në…

Lexo më Shumë

“Që nga aksioni për të hequr objektet në plazhet e Ohrit, i cili ka vazhduar për dhjetë ditë, në disa prej tyre kanë mbetur këto gërmadha dhe kaosi pas meje. Ekipi i Alsat aktualisht është në plazhin dikur më të njohur në plazhin e Ohrit, plazhi Nemo” Disa nga turistët dhe punëtorët turistikë thonë se momenti për zbatimin e aksionit, për heqjen e pajisjeve nga plazhet nuk është zgjedhur si duhet, sepse ka filluar sezoni turistik, i cili tashmë është goditur për shkak të pandemisë Kovid 19. “Është për të ardhur keq, edhe pse e kuptoj plotësisht se mund të…

Lexo më Shumë

Pas një kohe shumë të gjatë numri i personave të cilët janë shëruar është më i madh se i personave që janë infektuar me virusin KOVID-19. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë informuar se në 24 orët e fundit, betejën kundër koronavirusit e kanë fituar 123 persona. Në bazë të qyteteve, Shkup-17, Kumanovë-92, Shtip-2, Prilep-1, Tetovë-4, Veles-1, Kërcovë-1 dhe Resnjë 5. Në 24 orët e fundit janë bërë 954 testime ndërsa pozitiv kanë dalë 120 persona. MSH: “Rastet janë evidentuar në Shkup-64, Kumanovë-4, DIbër-4, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-14, Strugë-5, Manastir-3, Ohër-7, Gostivar-2, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-2, Kërcovë-5 dhe Resnjë-5” Katër pacientë kanë…

Lexo më Shumë

Vendet e Ballkanit Perëndimor sot shënojnë një vjetorin e hyrjes në fuqi të marrëveshjes për uljen e çmimeve të roamingut. Qytetarët e Maqedonisë vitin e kaluar kanë shfrytëzuar internet dhe SMS porosi për çmime më të lira për 99 përqind, ose 5.04 denarë për thirrje dalëse, 2.9 denarë për thirrje hyrëse, ndërsa çmimi i internetit ka qenë 1.9 denar/MB, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, informon se prej sot në mënyrë shtesë ulen çmimet e thirrjeve ardhëse, që do të jenë 1.5 denarë. Sipas marrëveshjes, çmimet e roamingut do të hiqen plotësisht deri në korrik…

Lexo më Shumë