A do të përfundojë Gordana Jankulloska në burg? Përgjigja e kësaj pyetje do të zbulohet në vendimin final të Supremes, që sipas informacioneve të Alsat do të mësohet në vjeshtë. Lënda “Tanku” për porositjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë euro, ku Jankulloska është e dënuar me katër vite burg nga gjykata e Apelit në Shkup, hyn në fazën finale para gjykatëse suprem. Lënda u prezantua në detaje pas dyerve të mbyllura para pushimeve në gjyqësor të pesë gjykatësve, që do ta marrin vendimin me shumicë votash. Ekzistojnë tre mundësi – dënimin me katër vjet burg për Jankulloskën Supremja ta konfirmojë, ta ndryshojë ose ta shfuqizojë, duke e rikthyer gjykimin në fillim. Rasti “Tanku” për Jankulloskën tashmë një vit është në Gjykatën Supreme. Në fillim të vitit, megjithëse gjykatësit ishin para marrjes së një vendimi, gjykatësi Risto Katavenovski, i cili ishte anëtar mes pesë gjykatësve, u shkarkua. Pastaj, për dy muaj, koronavirusi ndaloi të gjitha procedurat në këtë gjykatë. Gjatë gjithë kësaj kohe, Jankulloska nuk hyri në burg, megjithëse vendimin fuqiplotë nga Gjykata e Apelit e morri në mars të vitit 2019. Së pari kërkoi shtyrjen e dënimit për shkak të foshnjës së porsalindur, dhe kur skadoi afati, Gjykata Supreme, përderisa drejtohej nga Jovo Vangellovski, vendosi që Jankulloska të mos shkojë në burg deri në vendimin e tyre. Ndërkohë, ish-ministrja u punësua në partinë amë VMRO – DPMNE-. Në rastin e porositjes së Mercedesit, me dy vjet burg është dënuar edhe ish-kryeministri në arrati Nikolla Gruevskisi dhe ish-ndihmësi i Jankuloskës në Ministrinë e Brendshme Gjoko Popovski me katër vjet e gjysmë burg. Nga këto, vetëm Popovski është në burg.
Data 18.09.2026
Aktuale
- Leonora Jakupi bëhet e sinqert dhe tregon çfarë ndodhi me syrin e san
- Takimi i rëndësishëm i Bedri Hamzës me liderët pas vendimit të Gjyaktës Speciale
- Presidentit iranian i lejohet hyrja në SHBA!
- Djali i Kadri Veselit në protestë: Zëri i popullit është prioriteti ynë
- Trimëria e UÇK-së: Një histori e pavdekshme e pavarësisë së Kosovës
- 110 ditë rezistencë, qëndresë/ “Shqipëria kërkon revolucion”!, protesta kundër kryeministrit mbyllet te komisariati 1: Lironi çunat, arrestoni Ramën
- Neziri: Vendimi i Hagës ishte befasi, zhbërja e gjykatës nuk do t’i zhbëjë edhe vendimet e saj
- Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati Mustafa: Mbrojtja ka argumente për ta kundërshtuar vendimin



