Prokuroria Themelore Publike Prilep solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një banori 51 vjeçar të Krushevës për grabitje të kryer në ekspoziturën e “Uni Bankës” në Krushevë.
“I dyshuari më 19.08.2020 rreth orës 15:00, qëllimisht për të keqpërdorur gjërat e të tjerëve, është maskuar me maskë të zezë, syze të erëta de kapelë të errët në kokë pas së cilës ka hyrë në ekspoziturën e “Uni Bankës” në Krushevë ku ka kryer vepër penale. Ai me forcë dhe kërcënim me armë se do të sulmojë mbi jetën dhe trupin e të punësuarve të dëmtuar, i ka detyruar tre nëpunëset t’ia hapin hapësirën ku janë arkat e bankës dhe ka marrë mjete në para në vlerë të tërësishme prej 1.330.000, 00 denarë”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.
Në drejtim të sigurimit nga zhvillimi i mëtutjeshëm i pandërpererë të procedurës penale, prokurori publik i cili vepron në këtë lëndë, deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore në Prilep ka dorëzuar propozim për përcaktim të masës të paraburgimit për të dyshuarin, që Gjykata e ka pranuar dhe të dyshuarit i është përcaktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje deri në 30 ditë.
Personi akuzohet se e ka kryer veprën penale – Grabitje nga neni 237 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal.




