Qyteti i Shkupit filloi ofensivë ndërtimore për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve të qytetit në vlerë prej 760 milionë denarë, gjatë vitit aktual dhe vitit të ardhshëm, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.
Gjatë dy ditëve të kaluara, siç informojnë ka filluar ndërtimi i rrugës Eseninova që i lidh komunat Kisella Vodë, Aerodrom dhe Qendrën dhe rikonstruimin e rrugës “Vostaniçka” në Kisella Vodë.
“Në muajt e ardhshëm, planifikohet të fillojë rindërtimi i tre bulevardeve dhe pesë rrugëve në disa komuna të Shkupit. Bulevardet rindërtimi i të cilëve do të fillojë gjatë muajve të ardhshëm pas nënshkrimit të kontratave me kryerësit e punëve janë: Aleksandar Makedonski (Gazi Baba), Vidoe Smilevski Bato (Aerodrom) dhe 8 Shtatori (Karposh). Në të njëjtën periudhë, është planifikuar të fillojë rindërtimi i rrugëve: Nikolla Karev (Qendër), Xhon Kenedi (Çair), Nikolla Parapunov (Karposh), Boca Ivanova (Butel) dhe Lazar Liçenoski (Qendër dhe Çair)”, kumtojnë nga Qyteti i Shkupit.
Deri në fund të vitit, siç është paralajmëruar, është planifikuar të përfundojnë procedurat e furnizimeve publik dhe të fillojnë ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve vijuese: Bulevardin Mitropoliti Teodosij Gologanov, Blvd. Nikolla Karev (Rruga e Plastikave), Blvd. Kiro Gligorov, Blvd. 11 Tetori, rr. Brigada Maqedono-Kosovare, rr. Vasil Gjorgov, rr. Blagoja Stefkovski, rr. Lazar Tërpovski, rr. Ljubljanska (me urë përtej Vardarit deri te rruga Skupi, dhe më vonë bulevardin Sllovenia) dhe të tjerët.
“Intensivisht punohet në fazën e dytë të ndërtimit të bulevardit KAÇKM (nëpërmjet urës së Vardarit), faza e dytë e ndërtimit të bulevardit Bosnja e Hercegovina, rikonstruimi i rr Aleksandar Urdarevski dhe rruga Indira Gandi, qëndron në kumtesë.
Qyteti i Shkupit, thonë ata, vazhdon të ndërtojë me një ritëm të përshpejtuar, me afate të shkurtra rekord në të gjitha 10 komunat e Shkupit. Shkupi do të vazhdojë të zhvillojë rrjetin e tij rrugor njëkohësisht me rrjetet e shtigjeve të biçikletave dhe këmbësorëve në mënyrë që të sigurojë lëvizje të qëndrueshme urbane që do të thotë trafik i sigurt dhe efikas.




